Arben Ahmetaj: Dy lajme shumë të mira për familjet e prekura nga tërmeti

27 Tetor 2021, 14:02Bota TEMA

Zv/ kryeministri Arben Ahmetaj tha se kishte dy lajme të mira pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

“Sapo filloi procesi i kalimit të shkollave në pronësi të bashkive. Shkolla të rindërtuara, që u kalojnë bashkive për administrim në vazhdim. E dyta ky muaj do të shumë i rëndësishëm. Në vigjilje të dy vjetorit të asaj ngjarje të rëndë, tërmetit. Kemi procesuar për të kaluar në pronësi të plotë të qytetarëve shtëpi, apartamente. Si do të bëhet shpërndarja? Një është lista prioritare, ky trajtohen familjet me ndihmë ekonomike, nëna familje, familjet e policëve të vrarë. Për këto familje shpërndarja bëhet me njëherë. Ndërsa për pjesën tjetër do të bëhet me short publik, edhe në ambiente të hapura madje.

Është detyrim dhe përgjegjësi e bashkive që të fillojnë të organizojnë shortet publike, transparente për të shpërndarë apartamentet. Vetëm mes 20 dhe 26 nëntor do të shpërndahen gati 1050 apartamente dhe njësi individuale. Deri tani janë shpërndarë gati 1100 njësi individuale dhe gati mbi 800 grande për “DS4” për familjet e dëmtuara. Është një lajm i mirë për familjet. Deri në fund të shtatorit të vitit tjetër besojmë se do i kemi shpërndarë të gjithë apartamentet” tha ai.

3 komente në “Arben Ahmetaj: Dy lajme shumë të mira për familjet e prekura nga tërmeti”

  1. Kombinatasi says:

    Ne Kombinat , TIRANE ne lidhje me pasojat e termetit cdo gje po ecen shume ngadale. Pallate qe akoma nuk jane prishur , si edhe ato qe jane prishur jane lene sikur jemi ne lufte ( nuk ndryshon asgje nga Siria ) . Pallatet e reja nuk kane filluar fare ??
    Eshte per te ardhur keq… apo meqe Kombinatin e kemi socialist dhe ska gje , durojne dhe presin ata ??
    Zoterinj qeveritare jeni shume afer dhe mund ti verifikoni keto qe po shkruajme.

  2. Indignados says:

    Hajdut!! Me fjalen tende as ne hale nuk shkohet

  3. Ilirjan says:

    Pallati DS4 prane maternitetit/spitalit ne Durres, NUK ESHTE BERE… UN CAZZO! Thjeshte u jepen para per qerate, atje ku jane sajuar. Nuk dihet c’do te behet, kur do te behet. Kur do te hyjne ne shtepite E VETA? Askush nuk di te pergjigjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje