Ish-ministri i Jashtëm, njëherësh analisti Besnik Mustafaj beson se beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës do të përfundojë në dyert e gjykatës.
Në studion e emisionit “Log.” me Endri Xhafon, Mustafaj tha se ndryshimet që mund të bëhen për statutin dhe kryetarin do të shkojnë në gjykatë për zgjidhje.
“Kuvendi është shprehja më e lartë e sovranitetit. Më thonë që kanë votuar më shumë se 60% e demokratëve. Mendoj se në fund rezultatet ndryshimet e statutit dhe zgjedhja e kryetarit të ri mund të shkojë në gjykatë,” u shpreh ai.
Duke komentuar situatën në selinë blu dhe aksionin e ish-kryeministrit, analisti tha ndër të tjera se Berisha ka përshkallëzuar mesazhet e tij, ndërkohë që sot bëri me dije se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij dhe se do të kandidojë për kryetar.
“Do të kemi një proces. Rreziku më i madh që ishte deri tani nëse gjykata do ta pranonte këtë çështje. Ata mendojnë se është një çështje që duhet gjykuar. Në këtë kuptim besoj sesi procedurë është kapërcyer pengesa kryesore. As unë nuk kam bërë ndonjë verifikim më shumë.
Por jam i sigurt se nuk do të bënte bllof me këtë. Berisha ka thënë një lajm të vërtetë. Berisha mesa di unë nuk ka paditur pse u shpall ‘non grata’, por ka paditur Blinken se në twitterin e tij bën disa akuza për të, disa gjëra që kërkojnë prova për t’u vërtetuar.
Unë kam bashkëpunuar me Berishën 20 vjet në politikë. Është hera e parë që e dëgjoj të kërkojë ndjesë. Në politikë ka vlerë aksioni që ndërmerret. Në këtë kuptim se nuk foli Berisha, apo pse Basha u detyrua ta bëjë janë fakte që i përkasin të kaluarës.
Berisha është një strateg politik dhe duhet ta pranojmë që është në fushën e tij. Ky ka llogaritur në strategjinë e tij një përshkallëzim të mesazheve. Sot tha për herë të parë që do të jetë kandidat,” tha Mustafaj.
Besniku i mire!
Sa shkruan, besoj se jane te verteta, edhe per faktin qe “Berisha eshte strateg ne politike”. POR, nese kjo politike behet ngushtesisht per VETEVETEN, dhe jo ne sherbim te PD, Demokracise, popullit, sa do i MADH te jesh, ne kosh do te perfundosh.
Per mua, duhej te thoshe: Berisha ta ndante “non grata” apo ato brockullat e Twiter, me veten e tij. Te mbetej nje beteje mes TIJ dhe ATIJ, pa ngaterruar ketu Bashen (qe dihet kush e ka vene dhe mbrojtur), PD dhe te ashtuaquajturen Foltoren e leshit…
Ai, edhe mund te “fitoje” betejen me Blinken..””, por perfundimisht shkaterroi PD
Dhe, kush flet per “zgjedhje demokratike ne PD, Statut, etj???!!! Ky qe as qe i ka njohur fare gjate gjithe karrieres..
KETO DUHET ti THOSHE, BESNIK
Hajde politikan naiv qe kemi.Saliu thote ky, eshte strateg ne politike.O i mjere qe je politikan cfar stateg eshte Sali Berisha.Se e shkaterroj perfundimishte vendin,si ne industri dhe bujqesi.A i ke mend e kokes.A ben nje analize pse fshatari yne nuk e ngreh koken kurre.Beri copezimin e tokes,qe sot vetem me gamare punohet se nuk hyn dot asnje lloj traktori.Eliminoje sa prona qe kishte mbjelle Enveri gjithe frutikulturen, vitikulturen dhe olikulture qe duan 20 -30 vjet qe te rikuperohen,gjithe ate indrusti te lehte etj.Npemjet firmave piramidale grumbulloi dhe vodhi gjithe pasurine e shqiptarve qe vet e tha jane para te pastra.Vrau e preu ne’97 me shume se sa vrau gjermani dhe italini ne 39-44..Perhapi mbjellen e hashashit nermjet Lazaratit qe po ndihen sot pasoja renda,beri embargo te armeve dhe naftes,vrau sa e sa kosovar ne shqiperi,4 vet ne bulevard,mbuloi sa e sa krime dhe korrupsione te kapura me blloqe ne dore dhe ju thoni eshte strateg Turp tu vije .Jep mendim per gjithe shqiptaret jo vetem per hajdutet,kontrabadistet,kreminelet,etj qe kane perfituar nga Sali Berisha.Se sa strateg eshte Sali Berisha kete po e tregon vota e popullit qe nuk i jep atij por per hir te tij po voton Edi Ramen qe edhe ky ka kusuret e tij por kur digjemi nga qulli i fryjme kosit.Popullit pret fjale te verteta nga ju dhe jo te flini me patriotizma e me lepirje b….