Salianji tallet me Berishën: Zgjedhjet për kryetarin e PD janë në 2025, deri atëherë...

27 Tetor 2021, 10:15Politika TEMA

Sali Berisha shpalli të martën kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

Por deputeti Ervin Salianji shprehet se zgjedhjet për kryetar të PD janë në vitin 2025, duke nënvizuar se partitë politike funksionojnë në bazë të disa rregullave të brendshme.

“Zgjedhjet për kryetar të PD janë bërë në qeshor 2021. Do bëhen në qershor 2025. Kushdo mund të kandidojë për kryetar të PD. Sot PD ka kryetar Lulzim Bashën. Partitë politike kanë disa rregulla të brendshme për funksionimin”, u shpreh Salianji.

Ai shtoi se lëvizja e Berishës mund të konkretizohet vetëm në rast se futet në shina institucionale, por deklaroi se PD nuk mund të fitojë në rast se marrëdhënia e saj me SHBA, do të jetë e cenuar.

“ Çdo proces duhet të kalojë nga 50% +1 për të kaluar në Kuvendin Kombëtar. Vetëm ligji dhe futja në shina institucionale e zgjidh.

PD nuk mund të fitojë duke pasur marrëdhënie të cenuara me SHBA. Në rast se do hyjë në shina institucionale dhe nëse është ligjore do ketë lëvizje.

Orientimi euro-atlantik i PD nuk ndryshohet. Sepse PD e ka në themel këtë. Kuvendi mblidhet. Por në këto moment që jemi nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë”, deklaroi  në RTSH deputeti demokrat.

8 komente në “Salianji tallet me Berishën: Zgjedhjet për kryetarin e PD janë në 2025, deri atëherë…”

  1. Po Berisha te beri ty deputet mos u bej bukeshkelur , mori tetate nga shofer i komunes e beri kryetar , e beri me para , me ato para t’e beri dhe ty deputet , tashti i shet pordhe , po mos haro se pordhet e shumta , t’e lene pa breke !

    1. demokrati i vertete says:

      Epo Salianji maskara eshte por jo budala. Ne politike per te fituar dhe bere karriere ka hyre. Kush me mire se ai mund te inskenoje histori babalesh? Ndaj siç thashe ai nuk eshte budalla. Eshte i ri dhe nuk mund te lidhet pas qerres qe terhiet nga nje gerdalle si Sali Brrisha. Dhe mire e ka. Me mire me Griden dhe Lulen apo jo. Se rrine ne opozite dhe ca vjet s’u be kiameti, edhe deputet nuk eshte keq kur deputetlleku eshte minimumi, Se sa ka pas tij merret me mend.

    2. xheJ. eN. Bi. says:

      Μοs haro Sali… jn..
      Me këto që shkruan na kujtove Enverin. Të gjithë vajtën pas mëndjes së Enverit dhe e pam ku vajtëm.
      Tani gjithë demokratikasit duhet të venë pas Saliut që të bien në greminë.
      Me trut që keni ju demokratikasit për atje jeni nisur…. rrugë të mbarë. ????

  2. mirditori says:

    berisha do bente mire te krijojnte nje parti te re te tijen, dhe te dilte ne popull e ta provonte se sa vota merr pa PD-ne aktuale.

    Kjo qe ai po ben tani eshte e kundraligjshme.

    po ku merr vesh ki mo

  3. Arber says:

    Shpellaret e Sali Gërdecit janë shumicë në PD. Basha duhet të përballet me berishizmin dhe pastaj e ka rrugën e hapur për kryeministër. Ndryshe PD do shpërbëhet .

  4. Ku ku says:

    Po e pate si mbeti si MUT Salonjani kur mori vesh kopetencat kuvendit! !??

  5. Qamushi says:

    Prit se ta tregon qejfin Sali Lusha me Dem Dollapin ty. Pastaj do e shikosh mire 2025

  6. Vrana says:

    Po tha Salianji nje gje o e bene o e dhjet. Eshte cun trim dhe do ta marim partizon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje