Nga nëntori Australia aplikon dozën e tretë të vaksinës antiCovid për grupmoshat mbi 18-vjeç

27 Tetor 2021, 15:07Bota TEMA

Australia ka autorizuar aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit për grupmoshën mbi 18-vjeç.

Pritet që doza e tretë të aplikohet nga muaji nëntor.

Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt ka deklaruar se doza e tretë do të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët që kanë marrë dy dozat e vaksinës Pfizer-BioNTech, Oxford/AstraZeneca ose Moderna.

Ai gjithashtu paralajmëroi se fillimisht duhet të nisim me të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara si grupmosha më të rrezikuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje