Një bilanc një mujor i Foltores: Kë ka mbledhur rreth vetes Sali Berisha?!

27 Tetor 2021, 17:29Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Prej majit, kur u shpall vendimi i Departamentit të Shtetit i SHBA, që e konsideron Sali Berishën e familjen e tij “Non grata” miti i tij 30 vjeçar brenda elektoratit por edhe strukturave të partisë që drejtoi gjithë këto kohë precipitoi në rënie të lirë.

Një zhvillim i pritshëm, që siç ndodh në këto raste, me kalimin e një kohe, historia i jep avazh-avash çdo personazhi vendin e tij, në raport me zhvillimet, apo edhe me të tjerë aktorë.

Megjithatë, hyrja e Sali Berishës në një betejë me Lulzim Bashën për të marrë kontrollin e PD-së, pasi kryetari aktual e përjashtoi nga grupi, e rikthyen ish-kryeministrin si protagonist të një zhvillimi politik, që duhet thënë ka marrë vëmendjen e primatin e audiencës në vend, edhe për shpeshtësinë e të rejave që ofrojnë takimet e “Foltores” në disa qytete në vend.

E duke qenë kështu, njësia matëse e influencës së Sali Berishës, nuk bëhet me standardet që ai kishte në 8 vitet e fundit, për ndikimin e tij ngaqë ishte “tërhequr” me fjalë, por me impaktin që ai krijon tashmë si politikan aktiv 100% në zhvillimet politike të ditës.

Ditët kur Sali Berisha u shpall Non Grata, pati një lloj ndjesie emonocionale në ambjentet e së djathtës ku doktori ishte mitizuar e ka ithtarët e vet. E kjo panoramë është e ndarë me thikë në vend, se Berisha nga një anë ka ithtarë, e nga ana tjetër ka njerëz që e urrejnë në maksimum që e konsoderojnë atë si e keqja absolute në politikën shqiptare.

Pastaj është ajo pjesë gri e elektoratit që kërkon nga Berisha por jo vetëm që të largohen pasi nuk kanë ç’i japin më shoqërisë.

Përpos ndjesisë së keqardhjes për “fatkeqësinë që i ra doktorit”, në ditët që pasuan vendimin e SHBA, përveç Ilir Metës, nuk pati asnjë shprehje solidariteti ndaj Berishës, prej emrave dhe personazheve të njohura të së djathtës shqiptare në këto 30 vjet.

E sot që ish-kryeministri po synon të rimarrë kreun e Partisë Demokratike de jure, pasi de fakto duket që e ka pasur deri më 25 prill, ja vlen më shumë për të parë se kush është me Berishën, jo vetëm nga personazhet aktuale të strukturës së PD-së, por edhe nga emrat historikë të kësaj partie e të djathtës.

Genc Pollo, i cili është një nga këto emra, duket se është një nga mbështetësit e Berishës dhe aksionit të tij për tu kthyer në krye të partisë dhe formalisht, duke rrëzuar Lulzim Bashën.

Por ish-ministri në një shkrim të tij publik, përveçse përdor një metaforë nga përrallat e vëllezërve Grimm, sërish nuk e merr atë kurajon për të dalë krejt hapur pro aksionit të ish-shefit të tij, njëherë në Presidencë e më pas në qeverinë e vendit.

Pollo e quan Berishën si Princin e “Bukuroshjes së Fjetur” në përrallën e vëllezërve Grimm që zgjoi nga gjumi partinë, të cilën si për ironi të faktit e ka magjepsur as më shumë e as më pak, por vetë doktori që e ka udhëhequr e kontrolluar për 30 vjet.

Nejse, sikur është tepruar me stilistikat poetike, mitologjike e natyrisht klasike me një betejë për larje hesapesh në PD.

Në mënyrë të qartë, kemi një grup që është pjesë e mbështetësve të ngushtë të Lulzim Bashës, të cilët kritikën ndaj Berishën nuk e ndalin që kur ka nisur Foltorja.

Nëse Mark Marku u largua, si dhe për të dhënë një sinjal, por ka gjasa që edhe të mos përballej me lukuninë e sulmeve të mbështetësve të doktorit, ka zëra të tjerë si Agron Gjekmarkaj, Ergys Mërtiri, Fitim Zekthi, Namir Lapardhaja e të tjerë, që janë krejt të qartë në logjikën e tyre anti kauzës së Sali Berishës.

Ndërkaq, ka edhe disa përfaqësues të grupeve të interesit në PD, siç janë organizata të përndjekurve politikë të komunizmit, apo edhe përfaqësues të grupimeve të tjera që nuk kanë drojë për tu rreshtuar si kritikë të doktorit, pavarësisht se janë kritikë për shumë aspekte me lidershipin e Lulzim Bashës.

Edhe pse herë pas here, njerëz të qarkut mediatikë të Berishës sulmojnë ashpër kritikët e ish-kryeministrit si Gjekmarkaj, Mërtiri apo Zekthi, që priteshin të sjellin tulatjen e kritikëve, nuk e kanë shkaktuar këtë fenomen.

E në këtë periudhë njëmujore të Foltores, përveçse ilariteteve mjaft kolorite në takimet e transmetuara live në qytete të ndryshme, ky log politik i ri i Sali Berishës nuk ka prodhuar efektin “ortek”, pra të marrjes me vete të strukturave apo edhe personaliteteve të Partisë Demokratike në mbështetje të kauzës së Sali Berishës.

Madje edhe deputetët që e mbështesin Doktorin, përjashto Tritan Shehun e Flamur Nokën, parlamentarët e tjerë që kanë dalë pro tij nuk se kanë shprehur ndonjë zell të madh.

Nga ana tjetër, sërish nuk kemi asnjë personalitet të rëndësishëm të PD-së ndër vite që të mbështësë berishën.

Madje kemi të tillë si Dashamir Shehi, apo edhe Bamir Topi, që vijojnë të jenë shumë kritikë ndaj udhëheqësit historic të Partisë Demokratike. Asnjë nga aleatët e PD-së ndër vite, qoftë edhe Fatmir Mediu nuk ka folur në mbrojtje të doktorit, edhe pse ka rezerva me Bashën.

Përjashtuar Nard Ndokës, i cili duket po hakmerret për atë që Basha i bëri në qarkun Shkodër duke e lënë të 8-in në listën e PD-së. Por nuk është çudi që kreu i PDK-së të lëvizë siç ka bërë këto vite në gjithë fushën e politikës shqiptare.

Edhe Besnik Mustafaj që prononcohet periodikisht për zhvillimet, bën më shumë analistin politik, që duhet thënë e bën në mënyrë të balancuar, shumë më mirë se mjaft panelistë të darkës në televizionet tona…

7 komente në “Një bilanc një mujor i Foltores: Kë ka mbledhur rreth vetes Sali Berisha?!”

  1. perpara sali urraaaa
    vet e le bashen ta hipi nalt ,
    te mashtroj argita ,se gjasme “ste ben gje basha ”
    por heheheh doli ndryshe saleeeeeh .
    dhe kujdes se basha ka shume Te dhena mbi veprimtarine tate dhe bo vaki nji llaf i tij
    te futi 7 pash nen dhe .
    saleh ,mblidh mend dhe zbythu sa nuk eshte von .
    nji hapje goje e bashes dhe more fund . prandaj hik e mos ta shikojme me surratin rrugeve peder .
    basha nuk eshte vetem kamarjer?
    Te fala ke nga Faslliqi saleh

  2. PD says:

    Kush e mbeshtet sot Berishen?!
    Te gjithe ata qe e kane mbeshtetur ne 30 vite. Harrojme qe te gjithe ata ” idjote”, ” burgaxhinj”, ” te frustruar”, ” karagjoze”, ” maloke” qe i mblidhen rreth foltores, te gjithe pa perjashtim kane secili nga nje VOTE. Dhe vota e nje idjoti te deshperuar, ka te njejten vlere te votes se nje shkencetari. Pervec votave te dukshme, ka edhe votat e padukshme qe ushqehen nga klika ekonomike e oligarkeve dhe e mafjes se droges, qe krijoi vete ne 30 vjet.
    Votat nuk sajohen dot!
    Ndersa intelektualet, me idjote copa muti si gjeka dhe lideret me teveqele si Luli, PO, sajojen.
    Perjashto Shehin apo Rulin qe kane tru edhe koqe, eunuket e tjere i sajoi te gjithe Saliu! Ju dha shtepi ne Tirane, katedra universitare edhe pse vinin ere gjize, tituj intelektuale edhe pse copa injorantesh klerikalo tribale, shikueshmeri dhe fame neper tallavate e televizjoneve ku peshtyheshin dhe sodomizoheshin, karrige deputetesh edhe pse i duken qesharake edhe grave te tyre. Lulit i dha edhe me shume, sec do ti jipte vete Zoti. Te gjithen pa punuar nje dite te vetme ne jeten e tij.
    Por ndjekesit dhe votat nuk sajohen. Ato bejne PDne dhe cdo force politike ne bote. Ndersa kukullat, copat e mutit qe sajoi, po lozin aktin e fundit te lavirllekut dhe moterqirllekut te tyre, ne sherbim te nje padroni me te forte dhe me te frikshem.
    Qe ti riperdoresh me sukses heren tjeter, duhen vota. Vota qe nuk ka askush prej tyre. Dhe deri ketu nuk i solli Amerika, por Saliu.
    E vetmja gje per te cilen njihen eshte shperfytytimi, histeria, bythlepirja, depersonalizimi, ekstremizmi, injoranca, lavirlleku, sodomia dhe gishti.
    Laviret dhe bythecet e nenshtruar te Saliut, shfrytezuan aq bukur ” ultimatumin” amerikan, per ti marre token e xanun Saliut me duart e Amerikes.
    Por per sherbimin qe ofruan duke shporrur Saliun , duhet pershendetur edhe pse vjen nga copa muti qe vete Saliu polli per ti perdorur ne menyre te paskrupullt ndaj gjithkujt.
    Suksesi i intrigave dhe i sherbimit te kukullave kunder Saliut, tashme varet vetem nga nje kohe e shkurter. Koha per tu futur ne zgjedhje, si ato lokalet psh. Sali Berisha edhe pa marre pjese, mund te perdhunoje me mungesen e votes se mbeshtetesve te tij, kukullat qe mbajne vulen.
    Po ti shtosh edhe termetin dhe destabilizimin dhe mund te sjellin berishistet e ndersyer, per nje parti qe intelektualet dhe arsyeja ska pasur asnje vlere gjate gjithe egzistences se saj, por i ka zgjidhur gjithmone gjerat permes kafsherise, per kukullat qe mbajne vulen ka per te qene nje fund i keq, nje fund preshi.
    Kete situate mund ta zgjidhe vetem Amerika, qe ka forcen te arrestoje Sali Berishen, brenda kesaj kohe te shkurter, sa pa arritur momenti tragjik, kur kukullat e Saliut do tju duhet te konfirmohen me vote.

  3. KOZi... says:

    Bilanci do shihej ne nje loje e ne nje fushe te barabarte ! Luli sot nuk mbledh dot strukturat ne asnje qark ! Nje mocion mosbesimi do e zgjidhte situaten me mire se sa numrimi ne jane apo jo ne Kuvend me shume se gjysma e delegatve !

  4. Indignados says:

    Ju te TemA-s ne 6 lajme, 4 i keni per Berishen. Duket qe jeni te shqetesuar

    P.S. nuk ma ndjen per Berishen as per Lulin e te tjere, por nuk kuptoj se si gazetaria eshte kaq hapur me pushtetin

  5. basha o kot fare
    cuditem cfar idioti eshte
    basha eshte bugalla njeri

  6. GIFF says:

    Duke shitur Berishen, shiten votat e Saliut dhe te berishisteve, me te cilat ishin votuar. Per te cilat ishin betuar si besnike te Berishes dhe berishizmit. Pra perdoren votat e berishisteve ne funksjon te karrigeve dhe intrigave te tyre.
    Levizja e Berishes eshte e zgjuar. Baza vendos!
    Eshte si levizja e Maos ne Kine, kur funksjonaret e partise e izoluan nga pushteti real dhe Mao me qetesi pranoi perkohesisht zgjedhjet e tyre, ne nje levizje taktike per te marre kohe. Nderkohe filloi turet ne baze. Pasi rimori mbeshtetjen e bazes dhe forcen e pushtetit politik qe buron nga baza, spastroi dhunshem partine. E coi “Lulin” e tij ne litar.
    Ndryshon koha, aktoret por Jo konteksti.
    Luli vazhdon ben kukullen ne dore te tjeter kujt, por ska parti. Nuk ka as bythe te nxjerre koken nga selia ku rri fshehur dhe te shkoje e te marre partine. I vetmi lider qesharak dhe fallso, qe ka panik nga baza e tij, qe ne fund e di qe nuk eshte e veta, por e Saliut. Deri tani e kishte borxh.
    Zgjidhja amerikane per te perdorur llaxhoret e Berishes, ngelet nje zgjidhje e perkohshme dhe Jo e qendrueshme, nese nuk shoqerohet me aksjone te tjera si arrestimi i Berishes dhe shporrja e te gjithe ketyre baglave qe skane asnje vlere politike, morale dhe intelektuale. Mbi kete lloj plehu nuk nderton dot asgje te qendrueshme. Po te konsiderosh qe tani Jane jashteqitje edhe per ata qe i votuan….

  7. Luli says:

    Humbje kohe te meresh me kufoma politike,halli i madh e ka nxjerre uzurpusin e PD-se ne mejdan,se jo vetem qe Amerikanet i humben “shkelqimin”,qe nuk e pati asnjehere,po po i rrezikon lirine Atij,Lirise dhe femijve,qe ne saje te pushtetit te tij,i futi ne krim,fundi i tij,sic duket,do te jete me se diskretitus se cu mendua,me nje fjale fndi i tij do te jete si fillimi i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje