Deputeti demokrat Dash Shehi kërkoi që të kufizohet koha e replikave mes kryetarit të shumicës dhe atij të opozitës, duke marrë shembull nga debati i zgjatur këtë të enjte mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD, Basha.
“Na kanë votuar 140, nëse është për 2 vetë, ta mbyllim e të ikim, sepse nuk ka më vlerë. Kjo sallë nuk është e 2 vetëve, por e gjithë shqiptarëve”, tha Shehi.
Gjithashtu, Shehi tha se nuk duhet të jemi shumë entuziastë për borxhet që po merr qeveria.
“Shumë njerëz i kam dëgjuar që shohin ëndrra me sy hapur kur thonë “do na e falin borxhin, ia falën Greqisë, çfarë e gjeti Jugosllavinë”, nga këto teoritë e kota që i thonë kokëboshët e ekonomisë”, tha Shehi.
“Një vend që është në borxhli, është peng. Nëse nuk do ta shlyejë financiarisht, do ta shlyejë politikisht, duke lëshuar sovranitetin e vet, do ta shlyejë në tavolinën e negociatave ndërkombëtare”.
Ore ty s’te ka votuar njeri per ate pune. Po pate marre 100 vota me forcat e tua te paguj nje dopjo ku te duash. Ndersa per ata dy palaçot qe animojne parlamentin ke te drejte, duhen kapur me shkelma dhe duhen hedhur tek 313 per nje kohe te gjate, shuuume te gjate.