Greqi, nuk ka plane për të zgjeruar vaksinimin e detyrueshëm

29 Tetor 2021, 21:10Rajoni TEMA

Pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve për rritje të infeksioneve Covid-19, në Greqi po e marrin shtruar vaksinimin e detyrueshëm. Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, tha sot se qeveria nuk ka në plan të zgjerojë kategoritë që do t’i nënshtrohen këtij vaksinimi.

Plevris tha se çdo masë e re që do të prezantohet  do të përfshijë përzierjen sociale midis popullatave të vaksinuara dhe të pavaksinuara në të ashtuquajturat “zona të përziera”.

Ndërkohë, Nikos Kapravelos, kreu i Njësisë së Kujdesit Intensiv në spitalin Papanikolaou në Selanik në Greqinë veriore, paralajmëroi se vala e katërt e koronavirusit ka sjellë një rritje të fortë të intubimeve. Aktualisht, janë grekët rreth të dyzetave – të gjithë të pavaksinuar – ata që përfundojnë në kujdes intensiv.

Megjithatë, Papanikolaou u kërkon autoriteteve të bëjnë të detyrueshëm vaksinimin për individët me rrezik të lartë mbi 55 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje