Nga Eduard Zaloshnja
Pas euforisë së Bashës nga përkrahja e hapur e ambasadores amerikane në lidhje me pezullimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, një mik me përvojë të gjatë politike më kujtoi një fjalë të urtë. “Mos u gëzo para kohe nëse sheh dritë në fundin e tunelit, se mund të jetë treni që po të vjen përballë”, ishte fjala e urtë.
Në fakt, fill pas shpalljes së vendimit të Bashës për pezullimin e Berishës dhe urimit të ambasadores amerikane në shkallët e SHQUP-it për rikthimin e shpejtë të PD-së në pushtet (duke patur Bashën përkrah), dukej se po shfaqej dritë në fundin e tunelit për “yllin në ngjitje” Basha (siç e kishte quajtur dikur ambasadori Arvizu).
Por javët e fundit po tregojnë se drita që pa Basha në fundin e tunelit atëherë paskësh qenë i trenit “Berisha”, i cili shton vagona nga foltorja në foltore (kjo, bazuar në sondazhe private që kam zhvilluar, por që detajet nuk mund t’i publikoj). Me vrullin që ka marrë treni “Berisha”, gjasat janë që ta përmbysë numerikisht Bashën, si në elektoratin e gjerë të djathtë, ashtu edhe në antarësinë e PD-së. Juridikisht mund të jetëtjetër histori, ngaqë Basha ka demonstruar deri më sot aftësi në shtyrjen pa fund të seancave gjyqësore…
Sidoqoftë, le të hamendësojmëpër një çast se Berisha do të rikthehet në krye të PD-së, si numerikisht, edhe juridikisht. Por përballë do të ketë murin 800 metra të “Edvinit”, siç e quan ai kryeministrin aktual…
Në tre zgjedhjet e fundit parlamentare, PS-ja dhe partitë e vogla rreth saj (PSD etj.) janë luhatur rrotull kuotës së 800 mijë votave, pavarsisht se sa shqiptarë kanë votuar për të gjitha partitë e tjera (PD, LSI, etj. etj.). Ndërsa qysh kur “Edvini” erdhi në krye të PS-së, ajo dhe partitë e vogla rreth saj (PSD etj.) kanë patur një stabilitet statistikor të frikshëm në çdo qendër votimi – vetëm në 51 qendra votimi (ndër rreth 5200), PS+satelite janë luhatur më shumë se 1% nga mesatarja e përqindjes së katër zgjedhjeve të fundit parlamentare! (Në qendrën time të votimit, p.sh, PS+satelite kanë marrë 49% +/-0.1% të votave në katër zgjedhjet e fundit parlamentare.)
Përballë një muri të tillë elektoral, treni “Berisha” do ta këtëtejet të vështirë, edhe sikur miku i vet më i ngushtë të zëvendësojëAntony Blinken në Departamentin e Shtetit… Sepse koalicioni më i sukseshëm i Berishës këtë shekull (më 2009, kur ishte kryeministër i gjithfuqishëm) mori vetëm 46.7% të votës popullore. Ndërsa herën e fundit që ishte në krye të një koalicioni (më 2013, kur u detyrua të largohej nga pushteti) koalicioni i tij mori vetëm 39.5% të votave…
Keta jane per burg te gjithe e zotrote shkruan per trena e tunele. Artikulli duhet te ishte per SPAKun qe struket e nuk ben detyren!
Problemi eshte se ata mbajne fort njeri tjetrin , te tjerat jane thashetheme.
–
Njeri te iki merr me vete te tjeret po ne Arnautistan kjo nuk ban vaki.
–
Lol
Keto 4 fetyra Jane fetyra hajdutesh dhe kiminelashe… Le te shpresojme nje dite Keta 4 bandits te dalin para drejtsise pa harruare edhe shume te tjer si Arben Ametaj Damire Xhiknuri me shoke
Beri Nena nje xhiro andej nga perifericka e Tiranes…ec e ec anes Lanes kur ndjeva nje er kundermuese si Edi Rama… ter Lana qelbej era drog …ja dha mu ne cack Nenes… Humbi nena kontrollin zifik dhe mendor… Prap xhiro me ambullanc Nena tek spitali Terezos…Me injektuan raki skrapari dhe hop ,e mori Nena veten pernjeher…cpetova dhe kesaj radhe…Nashi qe thua ti, sdel me Nena andej se te ze katakuti…Po rri ne cpi Nena sa te marr vetveten…
Zaho,na shkrive se dhjeri,na u drodhen qimet e bythes.
Treni qe te vjen perball nuk perplaset se eshte ne linjen e tij. Basha eshte ne trenin qe e ka linjen pa kthim drejte Perendimit, ndersa treni i plakut Mere eshte ne linjen pa kthim drejt Burgut.
Dhe Ti analist mos e harxho kohen me sondazhet qe ben per mafiozin Plaku Mere se ky do te arrestohet dhe do dali para drejtesise para se te hyje Dhjetori ose si dhurate per diten kur u formua PD ate dite do ti japin celsat e burgut
shpresoj qe nje dite te zgjohem dhe te degjoj ne lajme qe te 4 keta pidhmotra te kene shkuar ne pidh te ropve ….ai po qe do ishte lajm
se fatkeqesisht numri i deleve ne kete vend eshte shtuar shume ne secilin drejtim ….
Treni i tallashit , me LOKOMOTIVË ME AVULL , do bëjë ndryshime , do ndrojë MAKINISTIN se e ze gjumi rrugës dhe e le pa furnizuar me QYMYR kaldajën , per pasojë ka mbetur rrugëve .