Muli i gatshëm të rikthejë Komisionin “Nishani- Ruli” për Kuvendin e 11 dhjetorit

30 Tetor 2021, 20:39Antena TEMA

Pas shpalljes nga Doktori të 11 dhjetorit si data e Kuvendit rithemelues të PD, Muli i propozoi Doktorit që të ringrejëë Komisionin “Nishani- Ruli”, si forum i pavarur që të japë ide për këtë Kuvend.

Për të marr një vendim, Doktori ju lut që të testojë anëtarët e këtij Komisioni, se çfarë mendojnë pë rkëtë punë.

Muli i pyeti të gjithë me radhë se çfarë mendojnë për foltoren dhe a janë të gatshëm ta udhëheqin PD drejt 11 dhjetorit.

Ja përgjigjet.

Bujar Nishani: Unë mendoj se foltorja e ka rikthyer dinjitetin e PD dhe nuk ka nevojë ta udhëheqë Komisoni jonë, derisa Doktori është akoma i fortë dhe më i mirë se ne fizikisht.

Mendoj se punët janë në rregull.

Besnik Mustafaj: Unë mendoj se Berisha duhej të më dëgjonte mua kur i thashë që nuk duhet të merrej me politikë pas 2013, kurse Basha duhej të më dëgjonte mua kur i thashë se do ta pësojë po nuk na respektoi ne si Komision.

Tani u kam dalë borxhit dhe nuk kam asnjë përgjegjësi.

Mark Marku: Unë mendoj se foltorja po përpiqet të provojë që Berishës i duhet PD për hallet e veta, ashtu si Bashës i duhej ky Komisioni ynë për hallet e veta.

Unë për këtë shkak dorëzova mandatin.

E dija që kështu do të përfundonte kjo punë.

Enriketa Papa: Siç ka thënë dhe zoti Pollo, demokracia duhet të mbahet gjallë dhe zoti Berisha po i jep frymë PD-së në këto momente asfiksie.

Genc Ruli: Foltorja më duket si një institucion i një njeriu në nevojë.

E keni parasysh kur dikush është në siklet se ka një hall, është i skuqur në fytyrë dhe i vjen turp të kërkojë ku është nevojtorja.

Pra në një farë mënyre, nuk është foltore, pasi në foltore ngjiten njerëzit që kanë çfarë flasin.

Është vendi ku zbrazen njerëzit në hall.

Pra jo foltore, po nevojtore.

1 komente në “Muli i gatshëm të rikthejë Komisionin “Nishani- Ruli” për Kuvendin e 11 dhjetorit”

  1. haha says:

    Fenomenale ! Haha ! Jo foltore por nevojtore !!! hahaha !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje