Vuçiç parashikon zhvillime në veri të Kosovës

31 Tetor 2021, 11:47Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha mbrëmë se është e sigurt se institucionet e Kosovës po kërkojnë mënyra të reja për të ndërmarrë veprime në veri të vendit. Ai u bëri thirrje evropianëve, që sipas tij se kanë ndikim “t’u thonë të mos e bëjnë këtë”.

Vuçiç njoftoi se do të shkojë në Glasgoë dhe se do të takohet me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, si dhe me zyrtarë të tjerë.

“Atje do të jenë nga Biden deri te Ursula von der Layen, dhe ne do ta shohim kur t’i shoh ata”, tha ai.

Duke folur për qasjen aktuale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vuçiç përmedi vitet ’90, duke bërë një krahasim me situatën e tanishme.

“As Serbia nuk është e njëjtë nga vitet 1990, as balanca e fuqisë nuk është e njëjtë, as ne nuk sillemi në atë mënyrë që të nënvlerësojmë. Unë e kuptoj shumë mirë se çfarë është Amerika dhe çfarë fuqie ka ajo. Detyrimi im është ta mbroj vendin tonë”, tha Vuçiç.

4 komente në “Vuçiç parashikon zhvillime në veri të Kosovës”

  1. illyrian says:

    Pse shqiptarët kë vend po mbrojnë të ndonjë tjetri …

  2. Futja kot says:

    Mos ndërhy në punët e të tjerve, o toç. Veriu kosovës nuk është serbi.

  3. Skeptiku says:

    Si shume di ky Millosheviq i dyte, se cdo beje Albini…
    Me skandaloze eshte se per keto gjera qe ka Albini ne plan, ai ka guxim te bisedoje me Bajdenin dhe Ursulen. As qe i vete ne ment se ata mund ta pyesin se nga i di ai planet e Kurtit…Ata edhe mund te mos ta pyesin por do mendojne se Kosova , nuk eshte shtet….Vuciqi di edhe sa pordhe do beje ne mengjes Albini…
    Te rrofsha topet or Albin qe e ke bere Kosoven Rrumpalle. Nuk krahasohet as me republikat banane te Oqeanise…

  4. Skeptiku 2 says:

    @skeptiku
    Jo vetem kaq, por do kuptojne se duhet te jene te rrezervuar kur flasin me Kurtin. Do mendojne se aty prane eshte ulur eshte Vuciqi….
    Kosova shprehet se ajo do te futet ne NATO. Ata do mendojne se Kosova ne NATO eshte njelloj sikur Putini ben planet e NATO-s..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje