Spitalet Covid përtej kapaciteteve në Greqi

30 Tetor 2021, 19:32Rajoni TEMA

Ministria e Shëndetësisë e Greqisë ka arritur marrëveshje me pesë klinika private  në Selanik, Larisa dhe Volos për 296 shtretër për të trajtuar  pacientët me covid-19 dhe pacientë të tjerë pasi spitalet shtetërore kanë tejkaluar kapacitetin e tyre.

”Dje, në vend u regjistruan 3 543 raste të reja, nga të cilat 661 në Selanik, 246 në Larisa dhe 148 në Volos”, sipas gazetës greke ”Kathimerini”.

Me një përqindje të ulët të të vaksinuarve, këto zona të vendit janë bërë më problematiket. Atika, rajoni i Athinës ku jeton rreth gjysma e popullsisë greke (rreth 11 milionë), regjistroi 599 infeksione të reja.

Në rajonin verior të Maqedoni-Thrakisë, shtretërit në spitalet publike janë 100% të zëna. “Nuk ka rrugë tjetër, ne kemi nevojë për vaksinim“, thotë  drejtori I repartit të terapisë intensive në Spitalin Papanikolaou të Selanikut. “

Deri më tani në Greqi është vaksinuar plotësisht  61.7%, ndërsa 59.3% kanë marrë  vetëm një dozë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje