FOTOT: Flokëverdha që rrëmbeu Shkupin dhe pse humbi Zaev?

1 Nëntor 2021, 17:32Rajoni TEMA
FOTOT: Flokëverdha që rrëmbeu Shkupin dhe pse humbi Zaev?

Për Florian Bieber, profesor në Universitetin e Gracit dhe koordinator i Grupit Këshillues për Ballkanin në Evropë (BiEPAG), humbja e LSDM-së dhe Zoran Zaevit në zgjedhjet lokale në Maqedoninë Veriore është një kombinim i disa faktorëve; procese, fushata të këqija, por edhe për shkak të dështimit të Brukselit për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sepse Bullgaria e kundërshtoi.

Në dorëheqjen e kryeministrit Zaev, Bieber sheh të mirën në lajme të këqija. “Epo, të japësh dorëheqje pa qenë nevoja është një hap i rrallë i guximit politik dhe tregon se është e mundur të marrësh përgjegjësi politike. Është keq që opozita është e pa rindërtuar, nacionaliste dhe pro Orbanit”, ka thënë Bieber, përcjell MIA.

Kandidatja e pavarur për kryetare të Shkupit, Danela Arsovska, e mbështetur nga opozita VMRO-DPMNE, shpalli fitoren mbrëmë. Kjo do të jetë gruaja e parë që do të kryesojë kryeqytetin maqedonas që nga pavarësia.

“Pas luftimeve të ashpra, në këtë fushatë, kundërshtari im nuk ishte vetëm kryetari i vjetër, por edhe kryeministri në largim. Për kënaqësinë time të madhe, Shkupi ka kryetare komune për herë të parë pas 30 vitesh”, tha Arsovska pas fitores në zgjedhje.

Me profesion juriste, e shkolluar shtesë në universitetet e Oksfordit dhe Shefildit, Arsovska në raundin e dytë për kryetar komune mundi kandidatin e LSDM-së në pushtet, Petar Shilegov.

Kush është Danela Arsovska?

Pas kryetares së re të Shkupit qëndron përvoja shumëvjeçare në botën e biznesit dhe ekonomisë, në Maqedoninë e Veriut, por edhe në organizatat ndërkombëtare. Ajo është një nga themelueset e Shoqatës së Grave Sipërmarrëse të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në vitin 2014 u zgjodh kryetare e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë fushatës zgjedhore, LSDM akuzoi se Arsovska dhe bashkëshorti i saj kanë marrë nënshtetësinë bullgare nga autoritetet bullgare në vitin 2011, të cilën Arsovska e ka refuzuar.

“Danela Arsovska në dhjetë vitet e fundit ka një atdhe rezervë. Për interesat e kujt punon ajo?”, e akuzoi LSDM, duke i kërkuar të largohet nga gara zgjedhore.

Partia nacionaliste dhe më e madhe opozitare VMRO-DPMNE ra në vitin 2016 për shkak të skandaleve të shumta korruptive.

Ish-udhëheqësi i saj, Nikola Gruevski, i cili qeverisi si kryeministër për dhjetë vjet, u arratis në Hungari për të shmangur burgimin për korrupsion, ku iu dha mbrojtja e Viktor Orban.

3 komente në “FOTOT: Flokëverdha që rrëmbeu Shkupin dhe pse humbi Zaev?”

  1. Mirditori says:

    kjo qenka si ato axhentet e KGB-se Ruse. Harabele

    1. Babale says:

      Kjo do vetëm dem.hajde njehere ne Vlore te ta bejme qejfin tamam

  2. Luani says:

    Erdhi një armike e Shqiptarëve në pushtet. Kujdes shqiptarë se kisha ortodokse bullgare dhe serbe ka dhënë prova që do tju zhduk njëherë e mirë. Bëhuni bashkë. Amanet i dhënë që nga koha e Skënderbeut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje