Qendra historike e Vlorës ka qenë një nga investimet më të rëndësishme të Qeverisë shqiptare, duke i dhënë qytetit të Vlorës një tjetër dimension, me rikthimin e identitetit dhe vlerave historike që përfaqëson ky qytet.
Rikualifikimi urban i kësaj zone dhe restaurimi i banesave të vjetra e ka kthyer qendrën historike në një pikë të rëndësishme turistike dhe promovuese për qytetin, sidomos për bizneset e vogla që kanë nisur aktivitetin në godinat e restauruara.
Krahas zonës së rikualifikuar që ka prekur faza e parë e projektit, pjesa tjetër e ndërhyrjeve është lënë për faza të tjera.
Në këtë llogjikë shumë nga godinat e vjetra të qytetit janë ende të patrajtuara.
Siç raporton televizioni lokal 6+1 Vlora, njëra prej godinave të vjetra historike në qendër të Vlorës, përveçse është rrënuar, është kthyer në vendgrumbullim plehrash dhe vatër infeksionesh.
Në raportimin e televizionit 6+1 Vlora theksohet se godina është kthyer në vatër injektimesh droge dhe në rrezik infeksioni për shkollën 9-vjeçare që ndodhet pranë.
Kjo godinë nuk është thjeshtë një nga ndërtesat e vjetra të qytetit të Vlorës, por ajo është një monument kulture, e mbrojtur me ligj nga shteti.
Ajo njihet si banesa e formimit të Qeverisë së vitit 1920 dhe ka qenë një nga bazat e drejtuesve të Luftës së Vlorës.
Si e tillë ajo përfaqëson vlera të rëndësishme për historinë tonë kombëtare, një prej momenteve më të suksesshme të historisë bashkëkohore të shtetit shqiptar.
Pavarësisht nga vlerat e saj institucionet rajonale të Ministrisë së Kulturës jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë masë për ndalimin e rrënimit të saj, por nuk tregojnë as kujdesin minimal për pastrimin dhe izolimin e saj.
Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e këtyre institucioneve lokale që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, përveç se po dëmton dhe rrënon gjurmët e rëndësishme të historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore, po i kthen ato në rrezik për komunitetin.
Nëse monumentet e kulturës në qendër të qytetit të Vlorës janë në këtë gjendje mjerimi imagjinoni se në çfarë gjendje janë ato të periferisë…
Po c’te beje me parë,nuk dalin leket…
Ci quani ju leket se janë te bollshme? Me zor po paguhen ministrat,zv,ministrat,sekretaret,administrata,punonjësit e bashkive,tenderit,ppp-te,dietat,udhëtimet,mbledhjet qe duhen paguar Extra se rroga baze nuk quhet kur ben mbledhje???,kunsuletet e jashtëm se konsuletet qe paguhen po per te njeten pune nuk bëjnë,po duhet te paguhen edhe ata qe s’punojne por kane te drejt rroge me gjykate,e shume e shume te tjerë.
Përjashtoni ata qe merren me fb-në e kryeministrit te cilat janë te vetmit qe e meritojnë rrogën.
E more vesh tani sesa shume lekë duhet per te bere gjera te mira?
Jo bre, qoka vrima sa e gjoksit te labit…lol
–
Berisha e rregulloi , Rama e renoi…lol
E gjithe Shqiperia eshte kthyer ne kazan plehrash…..fale dy gishtava lart te Bishes.
Rrofte BISHA !
Dini gje, ka qytete te tjera Shqiperia apo vetem Korcen, Vloren e Fierin?
Edhe per kete turku greku e taljani na e kane fajin !!!
Vlonjatet nuk u kerkojne llogari kryetareve te bashkive po presin t ua ndreqin nga Tirana.
Gjithe ato projekte gjermane amerikane te bankes boterore etj etj dhe keta nuk e kane perfshire.
O Darku, ti e ke te qarte qe ne Shqiperi deputetet,ministrat, e te gjithe drejtuesit e pushtetit qendror e vendor jane te varfer sepse kane paga te vogla e s’munden te merren me te gjtha punet. Sa per grate e femijet e tyre ose burrat dhe femijet e tyre jane te pasur sepse punojne 28/24 ore te dites. i meritojne se jane te zgjuar.
Mose e permende Fierin ,sepse edhe aty po ngujohen femijet qe te mose i rrembejne per prostuticion.Kjo eshte policia qe duam ,apo shteti i se drejtes. Atje vepron vetem pashalleku i azganeve te politikes .,Kulti i indivitit qe ja kane lene si trashigime gjysherit e tyre .Ndersa ligjet veprojne vetem per ata qe nuke paguajne dritat ,edhe se drita nuke kane .
Kur te marr mandatin e 14 do shihni ju si do ta bej vloren
Cmund te besh me 3 mandate as me pi kafe mjes nuk mjaftojne