Si e shantazhuan ish- bashkëpunëtorët Sali Berishën, duke i mbyllur gojën nën kërcënimin e zbulimit të të vërtetave tronditëse

2 Nëntor 2021, 17:22Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Para 9 shtatorit 2021 do të dukej thjeshtë e pabesueshme, por sot është e vërtetë. Kërcënimit të Sali Berishës për t’u larguar sa më parë në Holandë, diversioneve dhe shantazhit të tij me përgjime, Lulzim Basha i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë, me kërcënime dhe shantazh, por gjithnjë pa kaluar vijën e kuqe. Në fund të aksionit të ‘Foltores’, kur Berisha intensifikoi akuzat, Basha tregoi një tjetër anë të tij, teksa deklaroi i prerë se PD-ja nuk do të kthehej në bunker anti-amerikan për të mbrojtur Familjen Berisha, theksoi se vinte nga fisi Hoti dhe foli për llumin e qeverisjes së Berishës.

“Përtej tymnajave, plani i tij, nëse do të flitej për një plan, është shndërrimi i Partisë Demokratike në një bunker antiamerikan për interesin e tij… Unë nuk kam folur dhe jam akuzuar se pse nuk flas, edhe pse vij nga fisi i fjalës, qoftë nga Basha, qoftë nga Hoti (nëna). Nuk kam dashur t’i hedh kripë plagës, edhe pse statuti ma njeh këtë të drejtë që vendosa për Berishën…

A ka pasur llum në kohën e qeverisjes së PD? Po, një pjesë e kemi pastruar kur ishim në qeverisje, një pjesë nuk kemi dalë ta pastrojmë”, ka deklaruar Basha, duke mbrojtur vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi i deputetëve të PD-së dhe rrjedhimisht nga partia, në zbatim të një kërkese ultimative të SHBA.

Të gjitha këto deklarata reflektojnë një mesazh të qartë për Sali Berishën: Lulzim Basha mund të flasë për veprimtarinë e zezë të Sali Berishës dhe Familjes së tij, për afera dhe implikime që ndoshta nuk i di askush apo që dihen pjesërisht dhe në mënyrë të mjegullt. Basha ISHTE bashkëpunëtori më i besuar i Sali Berishës nga viti 2005 deri në 9 shtator 2021. Ishte dëshmitar i veprimeve në prapaskenë të Berishës për shumë ngjarje të rënda, por sidomos për veprimet, urdhrat dhe lëvizjet gjatë dhe pas vrasjeve të 21 Janarit 2011.

Shantazhi i Bashës ndaj Berishës u pasua nga një lëvizje konkrete dhe kërcënuese nga ana e Bashës, i cili propozoi nismën ligjore për Vetingun në politikë, duke parashikuar verifikimin e dy fëmijëve dhe dhëndrit të Berishës për burimet e pasurisë dhe lidhjet e mundshme me krimin. Qëndrimi i Bashës është reflektuar menjëherë tek Berisha, i cili ka zbutur gjuhën, duke u tërhequr gradualisht nga kërcënimet e koduara dhe mesazhet shantazhuese.

Lulzim Basha nuk është politikani dhe ish bashkëpunëtori i vetëm që shantazhon dhe i mbyll gojën Sali Berishës. Në vitin 2015, Ilir Meta ‘çarmatosi’ Sali Berishën me një mesazh shantazhues, duke e kërcënuar hapur se do t’i zbulonte një aferë të të birit, Shkëlzen Berishës.

Dy vjet pasi Ilir Meta u bashkua me PS-në, në mars të vitit 2015, Berisha vendosi të hakmerrej ndaj tij. Berisha i kërkonte Metës të jepte dorëheqjen si kryetar Kuvendi dhe të paraqitej në prokurori, pasi akuzohej se kishte porositur vrasjen e dy deputetëve, Tom Doshit dhe Mhill Fufit. Berisha përdori maksimalisht këtë akuzë të dyshimtë dhe angazhoi grupin e PD-së kundër Metës.

Në seancën e datës 5 mars 2015, Berisha dhe Meta u përballën në Parlament, duke akuzuar njëri-tjetrin për vrasje. Ndërsa Berisha vijoi akuzat, Ilir Meta vendosi të përdorë armën e fundit për ta ndaluar. Meta i përmendi për herë të parë Berishës një video të Shkëlzen Berishës. Meta zbuloi edhe një sekret, teksa tha se Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit, video e cila ishte parë nga Berisha.

“Se të kërcënon ty Dritani me videot e Zenit, bashkë me Tomën, kjo është çështje tjetër, nuk është çështja ime, të lutem shumë! Herën e parë, dorëheqjen e dhashë prej Shkëlzenit, se ai ishte në videon e Dritan Priftit, dhe ti e di shumë mirë, dhe më the: “Shiko çfarë ka bërë ky budallai”. Ashtu më the! Më thoshe: “Ça t’i bëj këtij budallait se më turpëroi!” Vazhdo ende me mendtë e Shkëlzenit! Vazhdo, se unë nuk kam çfarë të bëj për ty”, tha Meta.

Teksa Berisha nuk po tërhiqej, Meta e kërcënoi për herë të parë Berishën, se do të publikonte videon. “Jo, jo, derisa i ke ti, do t’i nxjerrësh ti. Unë do të nxjerr ato…”, tha Meta. Për t’i treguar Berishës se e kishte seriozisht, Meta autorizoi Spartak Brahon, për të publikuar videon në seancën e ardhshme. Kaq mjaftoi që Sali Berisha të mbyllte gojën, ndërsa Meta anuloi publikimin e videos.

Pranvera e vitit 2015 shënoi edhe përplasjet e fundit mes Metës dhe Berishës, të cilët u bashkuan dy vjet më pas. Që nga ajo ditë, Sali Berisha nuk ka artikuluar qoftë edhe një akuzë ndaj Ilir Metës.

Një përpjekje për të shantazhuar Sali Berishën ka ndërmarrë edhe Genc Pollo, sot mbështetës i ‘Foltores’. Në fund të vitit 1998 u përvijua një konflikt mes Polos dhe Berishës, duke dalë në pah në vitin 1999, kur Pollo tha se do të sfidonte Berishën për kreun e PD-së. Konflikti u përshkallëzua me shkëputjen e një grupi deputetësh nga PD-ja, me në krye Pollon dhe Tritan Shehun, duke krijuar më pas një parti të re.

Pollo angazhua për të zbuluar një dosje të pretenduar të Sali Berishës si bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit. Dosjen ia kërkoi Nazif Bezhanit, i cili ishte kryetar i Komisionit Shtetëror për Kontrollin e figurës së zyrtareve dhe personave të larta, për lidhjet e tyre me ish-Sigurimin e Shtetit.

Në një libër me kujtime, Nazif Bezhani rrëfen se “…një nga ngjarjet interesante ishte shkëputja e një fraksioni nga Partia Demokratike, me pretendimet e tyre kundër udhëheqjes së Partisë. Një nga pjesëtarët e këtij grupi, i konsideruar kryetar provizor, erdhi në zyrën time dhe më kërkoi me këmbëngulje kontrollin e figurës së kryesisë së Partisë Demokratike, e në veçanti, të Sali Berishës dhe Pjetër Arbnorit. Ai më siguroi se të dy kanë qënë agjentë, por jo vetëm kaq. Kur unë kundërshtova për të marrë përsipër një verifikim të tillë, për shkak se nuk kishte bazë ligjore, i ashtuquajturi kryetar më kërcënoi se do t’i drejtohej për gjykim opinionit, nëpërmjet masmedias…”.

Sali Berisha u afrua me Pollon dhe Shehun më vonë, ndërsa partia e tyre u shkri me PD-në para zgjedhjeve parlamentare të 2009. Nuk dihet nëse Pollo ka siguruar ndonjë material shantazhues ndaj Berishës, por konflikti mes tyre u shua, ndërsa Pollo ishte ministër në qeverinë Berisha për tetë vite me radhë 2005-2013, si dhe deputet deri në vitin 2019.(Shqiptarja.com)

11 komente në “Si e shantazhuan ish- bashkëpunëtorët Sali Berishën, duke i mbyllur gojën nën kërcënimin e zbulimit të të vërtetave tronditëse”

  1. kur do zere mend njeriu says:

    PO mire, pyetja eshte: meqense Spartak Braho paska video te Berishes se ja ka dhene Ilir Meta, si ka mundesi qe Spartaku nuk e ka publikuar?!!

    1. Scutari says:

      Se i thotë kumandari tjetër që nuk është koha për t’a publikuar….

  2. populli i pergjakur Shqiptar. says:

    O Sali tradhetari i kombit, o spermatozoidi i një shkau, o spihuni dhe vellai i spihunit të Kadri Hazbiut, o komunisti i regjur i Enver Hoxhës, o agjenti i UDB-së Serbe ( Jugosllave), o shkerdhata që drejtove dhe deshiron me drejtue perseri shtetin Shqiptar sipas modelit të Gomorrës Napolitane, ke kryer aq shumë krime gjatë ketyre 30 viteve që ti nuk do denohesh si Nexhmija per 5 kafe të pira më shumë se e permbante protokolli, por ti do pergjigjesh per shkurtimin e jetes së shumë Shqiptarve të cilët nuk futeshin në rreshtin e çetnikve tu anti-Shqiptar. Përpelitu sa të mundesh si një peshk Krap i nxjerrur në breg, por ti ke marrë fund. Ti nuk po e kupton o kopil që ke marrë fund si peshku në zallë, dhe peshkatarët veç po mendojnë me çfarë sallate do të hanë. Si kujtove ti o kopili i Shiqere byth-madhes, që paske patur të drejtë me vra, me pre dhe me plaçkitë Shqiptarët me çetnikët e tu Tropojan që ishin dhe janë kollona e 5-të e Serbisë në Shqiperi, dhe nuk do t’ju hyjë therra në këmbë. Perpëlitu o krap viçidoli, se kazani ku do zihesh po vlon dhe po të pret. A nuk po e shef që edhe shkerdhatat që kanë hangur shumë byrek me hithra afer teje, sot po të largohen një nga një…..!! Ty o tradhetari i kombit, o kopili i Shiqeres, së bashku me gjyqtarët e tu të plepave, me prokurorët e tu fidel, me policët dhe ish-policët e shtetit por që ishin zagarët e tu, do t’ju shkerdhehet rraca nga drejtesia dhe nga Amerika. Mos prit më gjatë o pederi i Viçidolit, por jepu perseri dhe urgjent pashaporta doplomatike gjith ketyre hijenave thonj pa prerë dhe flokë pa larë, që të fshihen në Dubaj. Eshtrat e Shiqeres dhe pi…dhin e Argitës do ta shkerdh…ejmë.

  3. PARTi DOSJESH , të gjithë j’a dinë horllëqet njëri tjetrit dhe në rastin më të parë j’a tundin njëri tjetrit !
    Mirë këta për atë punë e duan partinë dhe ja kanë parë hajrin , po këta që ju shkojnë pas ç’kërkojnë , nuk u ngopën me mashtrime ?!!!

  4. YQ says:

    Haleja “demokratike” shqiptare eshte me e thelle se sa duket. Edhe keto qe nenkuptohen, apo po na i zbulon artikullshkruesi, nuk jane te verteta te plota.
    Haleja demokratike eshte shume e thelle dhe te gjitha rruget te coje ne Serbi(ne Celle)….
    Saliu i ben presion Bashes se ai di po aq gjera sa dhe Basha di per Saliun, por Amerika i ka fute te dy ne “gijotine”. Ajo di me shume se sa “grindja” midis tyre dhe me sa duket eshte Saliu qe do e shpertheje halene demokratike. Muti do marri rruget dhe ne do na vije turp qe spiunet e serbit kane qorolepsur skenen shqiptare.
    Ne kuptimin e spiunit, Saliu po gabon. Ai po vete me shpejtesi drejt zbulimit te aferave te e Bashes ne UMNIK, sepse eshte idjot. Ai si “malok” qe eshte mendon se pas meje te behet qameti dhe nuk mendon as per femijet dhe as per gruan e tij. Me e keqja eshte se ai nuk mendon as per niper e mbesa qe nuk kane lidhje me aferat serbe te Saliut. Basha nga ana tjeter po i pergjigjet kercenimeve duke u mbrojtur, por ndryshimi eshte i math. Ai eshte nga fisi Hoti, por Sali Berisha eshte serb i lindur….Me vjen shume keq per situataen por kjo tregon se sa i poshter eshte amerikani. Ai i vuri ne “lufte” me njeri tjetrin duke marre parasysh analizat shkencore te psikollogeve qe merren me psikollogjine e spiuneve dhe kjo vetem e vetem sepse Amerika eshte kunder Serbise. Saliu po ecen me shpejtesi drejt teorise “ose gjithca ose asgje”, kurse Basha i thote: po prit or njeri se kjo pune mund te rregullohet, sepse nuk kemi ci bejme Amerikes….Turp, turp per halene shqiptare….

  5. Dajti says:

    Kercenimi i Lulit e dha efektin,sot ne Kamez Sali krimineli nuk e sulmoj,por ju kthye gjuhes se cpifjeve si ne 2004,dhe pastaj u justifikua se bera politik. Luli dhe Saliu din shume per njeri tjetrin, sidomos per 21 Janarin,dhe asnjeri nuk do i shkoj deri ne fund luftes.

  6. George Bush says:

    Pirdhni se cfryheni. Mos do na dali dhe George H. Bush si shantazues, se maloku shqiptar nuk ka byth te shesi arme e nafte jashte. Pirdhni se liroheni.

  7. Trapajane says:

    Qe saliu eshte arkiv dosjesh ,kete e di gjithkush.presioni me dosje eshte metode e tij.A nuk e kuptoni pse edhe duan reformim te PD edhe mbeten kotele te “liderit historik”. Jepni nje emer qe nuk e do kete”lider historik”te krimit 30 vjecar,me lidhje spiunazhi 60 vjecare.Lulushi nuk ka kellqe te beje presion.Di,por eshte” langua i liderit historik”i zhytur deri ne gryke ne Mbeturina Ushqimore Trupore.Qe nga fillimi ,kur doli ne politiken e PD rekomanduar nga zbulimi serb.Pra kane nje origjine,ne arkivat e zbulimit serb.Ndaj nuk mund te behet trim.Sot ben “shantazhe “,vetem nga presioni amerikan.por e di qe fundi eshte i njejta.

  8. Hajro Lula says:

    Nuk e di se sa te verteta jane te gjitha keto qe shfaq treguesi …..nese po atehere gjithe kjo historia e politikaneve tane eshte ……sikur hap nje kapak puste …qelbet fekale , te vjen per te vjelle ……
    Ketu nuk kemi te bejme me kundershtare politike ..por kemi te bejme me kriminela ordinere ….kemi te bejme me banda kundershtare …..eshte per te ardhur keq ….pastaj pyesim veten pse nuk na duan ne arenen nderkombetare , partneret tane …..kur ne dime dhe degjojme kaq , imagjinoni sa dine ata per keta bandillet politikanet tane ….jo se mos mendoni se partneret tane nje dit te bukur ju ngrit te paguajn kot me koti punonjesit e tyre te ambasadave ……
    Shqipot pra , shqipove qe ua kish fajin Macroni dhe Rute …..dhe nuk shikonin qe depua e mutit qe mbushur plot dhe qelbej ……
    Vetem kaq mendoni Kancelarja Merkel , edhe pse Saliu i dilte perballe dhe i prezantihej ne smitet e partive popullore europiane ajo kurre nuk e takoi personalisht ….imagjinoni sa te piste jane ……

  9. Scutari says:

    Se i thotë kumandari tjetër që nuk është koha për t’a publikuar….

  10. Mjerimi says:

    O popull bageti!
    Akoma nuyk e keni kuptuar se antikomunizmi i dhjere antishqiptar eshte perdoruyr per te shkaterruar Shqiperine si shtet,per te poercare perfundiumisht shqiptaret me njeri tjetrin deri ne urrejtje,ndersa agjenturat e huaja jane futur me kohe duke e blere,privatizuar 28 mije km/2 ,duke e cuar ne zhdukje SAhqiperine!
    Ate qe nuk e bene dot pushtuesit nazi-fashiste e bene Sali Berisha,Fatos Nanoi,Ilir Meta,Lulzim Basha dhe….Edi Rama!
    Keta jane pushtuesit me te eger te shqiptareve,prandaj duhen cuar para drejtesise sa me pare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje