U shfaq me sy mbyllur gjatë samitit për klimën, Trump: As Joe Gjumashi nuk ishte i interesuar për ngrohjen globale

2 Nëntor 2021, 10:19Bota TEMA

Ish-presidenti Donald Trump ironizoi presidentin Joe Biden për dremitjen përpara fjalimit që do të mbante në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet e Klimës që po mbahet në Glasgow.

“As Biden nuk mund të duronte më të dëgjonte për mashtrimin e Ngrohjes Globale, një prej 7 mashtrimeve të mëdha në Amerikë”, deklaroi Trump pasi pa pamjet e Biden, ndërsa flinte në samit.

“Ky mashtrim, ndiqet nga pas nga mashtrimet elektorale të zgjedhjeve presidenciale 2020, Rusia, Rusia, Rusia, Ukraina, Ukraina, Ukraina, Impeachment 1, Impeachement 2 dhe gjetjet e raportit Mueller”.

“Biden shkoi në Europë për të thënë që ngrohja globale është prioriteti i tij kryesor dhe papritmas e zuri gjumi në mes të konferencës, ku e panë të gjithë. Askush që është entuziast dhe beson në një çështje nuk mund ta zërë gjumi”, u shpreh ish-presidenti.

Komentet e Trump erdhën pasi ekipi politik njoftoi se ai po mbante një tubim virtual në prag të zgjedhjeve për guvernator të Virxhinias.

2 komente në “U shfaq me sy mbyllur gjatë samitit për klimën, Trump: As Joe Gjumashi nuk ishte i interesuar për ngrohjen globale”

  1. ⚙️Ingranazhi says:

    Si tha tek filmi “ Kapedani” cha sulua nipit , qe nga luftrat ne afganistan , kalove tek nderzimi i lopve …..
    Lojtar jeni ju te temes, ju ka instruktuar mire Mero pelivani !!! Qe nga titulli i lajmit “ u shfaq me sy te mbyllur” ku u shfaq !!?? ça !!! ishte per ndonje set fitografish dhe beri nje poz me sy mbyllur !!!!”
    Pse nuk thoni lajmin siç eshte qe bide dhjeramanin e zuri gjumi ne konferencen e klimes !!!
    Po perveç titullit,dhe permbajtja e artikullit trasferon perqendrimin nga bideja tek Tramp !!!
    Tramp eshte star , po nuk folet per te nuk keni ça te thoni , gjithe kanalet televiziv ne amerik ne pikiat teleshikusish , cnn, abc ,msnbc , vetem Fox News shikohet ne usa .
    15 vendet e para ne auditorin televiziv ishin te fox , vendin 31 kishte cnn me cris cuomon , 40 anderson co Anderson Cooper !!!!
    Ç’do emision lajmesh ne cnn nuk i kalon 800 mij shikues , ca do te thote kjo !! Pa genjyer per Tramp jane te vdekur!!

    1. ??Usa says:

      Aman mos ja shani babin ingranazhit se behet donuts pastaj e pirdhet fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje