Analisti Milaim Zeka duke folur për situatën politike në Kosovë dhe nismën Open Ballkan u tregua tejet i ashpër me klasën politike të dy trojeve shqiptare. Sipas tij një pjesë e tyre janë të lidhur me Beogradin dhe nuk duan që integrimi i Kosovës të kalojë nëpër Tiranë, por me Serbinë.
“Kemi ëndërruar që pikën e referimit ta kemi Tiranën, për jetë e mot, që hyrja tranzit në BE të kalojë përmes Tiranës e jo mes Beogradit e vazhdojmë të jemi minoritet.
Shqiptarët e Kosovës që e kanë mbështetur Jugosllavinë, kanë qenë gjithmonë shumicë, e kjo shumicë ka fol shqip e ka endërruar Jugosllavinë, e kanë parë që Beogradit të jetë pikë tranziti, janë të rëndësishëm në Kosovë dhe me poste”, tha Zeka në Breaking në Top News.
E pikërisht shigjetimet lidhen me faktin e sulmeve të politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Edhe mua as s’më ha palla për Edi Ramën, por këta duke sharë Edi Ramën shajnë Shqipërinë, e këta njerëz kanë krijuar murin kinez, duke na etiketuar në ne e dhe ju.
Janë këto njerëz që janë pjesë e zorrës së trashë të Beogradit, që prodhojnë qelb në Kosovë dhe në Shqipëri.
E flasin me “ne dhe ju”, ose siç na quajnë ne kosovarët, apo siç thonë për shkak edhe gazetarët, siç na thonë edhe ne shqiptar maqedonas.
Për turpin e zi të Edi Ramës, ka pasur këshilltar Shkëlzen Maliqin, babi i tij ka qenë ministër në kohën e Titos, na ka rrahur, torturuar e poshtëruar, pikërisht se ne kemi kërkuar të drejta të barabarta me popujt se kemi dëgjuar Radio Tirana e TVSH”, tha Zeka.
Ndërsa u shpreh se Albin Kurti ka vepruar në mënyrë të çuditshme duke bërë fushatë në Shqipëri kundër Edi Ramës në zgjedhjet e 25 prillit.
“Turpi i Edi Ramës që nuk e shpalli “non grata” Kurtin, se unë do ta ndaloja se një kryeministër të vinte në vendin tim e të bënte fushatë kundër meje”, tha ai.
analist leshi. ngeli duke llap gjithandej si karagjoz mbi tema qe nuk perkojne me moshen e tij.
Kryetarin e agjentures serbe ne Shqiperi e gjen duke llomotitur brockulla foltore me foltore, vetem SPAK-u nuk veshe e as sy!
Ta dhefsha gazetën që ka vendë per ketë ?
Shkelzen Maliqin ,Rama e ka Perdorur per Information .
Te kapesh Hajdutin ,duhet te Bashkepunosh me të.
Milaim ,te dija shume Inteligent,
Je Njeri i Drejte ,po vrite pak Mendjen?
Sepse nuk eshte koqe E. Rama si puna jote e te tjere si ty…
Qeshtja e Shqipnise dhe e shqiptarise gjithandej jan te lidhura si mishi me thoin dhe nese jemi te lidhur edhe shkalle -shkalle ngritemi e fiojme ne kohe e hapsire ,.. Tani ky Milaimi po flet e po llomotite gjithandej e kuptohet edhe diku ka te drejte e diku po ja huqe ose me hile po ja huqe sepse jan pagesat qe po e percaktojne qendrimin e individit .. Personalisht mendoj qe Open ballkan eshte nji nostalgji e pasluftes se dyte botnore ku Shqipnija e Kosova e njashtu edhe trevat tjera shqiptare ngelen padrejtesisht nen sferen sllave te interesit !! Tani qorben e hidhur qe e shijuam per shum vite e cila na la ne bishtin e EU po mundohemi e po deshirojme ta shijojme edhe nji here !! Nga kjo qorbe ska asnji shije te kendshme pos demeve e faqeve te zeza !! E fundit perdhosja e flamurit kombetare atje ne BG e njashtu moslejimi i ekipit kombetare te Kosoves se pavarur te merr pjese ne gara !! Ne po i hatrojme e ledhatojme kurse ata i kan nen okupim tokat e krahinat tona dhe kan ende synime e pretendime kurse ne symbyllts po themi bane zot enderr se open ballkani na qet ne drite — Absurditet i lloit te vete !!!
Ather edhe nese e shan albin kurtin e shan kosoven sipa milai
m zekes
Ç’ jane këta palo opinionistë që po futin “kulturën dhe fjalorin e rrugaçit” në media dhe u lihet hapësirë për ta percjellë atë te audienca shqiptare?
I nderuari Gazmend!
Disa nga mediat tona kulrivojnë rrugacërinë opinioniste. Ky fodull, nga shkaku i nivelit të ulët arsimor, ka edhe fjalor të verfër politik, juridik, me një fjalë, ka nevojë për të nxënë dituri e të pasurojë fjalorin. Në rastin konkret, është me mision të miratueshëm pro lajthitjes Rama – ILIRI e HAPUR, dhe togfjalëshat ” ÇA PO MA NIE…” “S MË HA PALLA” “PALLAVRA”, “TALLAVRA” i ka valuë për të mbushur shprazëtirën retorike. I bie që, të blejmë retorikë vulgare nga persona mendjemëdhenj që në psikologji, me eufemizëm, i quajnë individë me vetënjohje të keqe, ose mungesë edukate personale.
Me pa/shpresë se do botohet kz reflektim i imi, të përshëndes edhe për kulturën e komunikimit.