Greqia plan ushtarak me Serbinë

2 Nëntor 2021, 17:17Rajoni TEMA

Greqia është kundër forcave centrifugale të cilat mund të dëshirojnë të rihartojnë rajonin tonë“. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë takimit në Athinë me homologun serb, Nikolas Selakoviç.

Ne diskutuam dhe jam veçanërisht i lumtur për këtë bashkëpunimin ushtarak mes nesh”, tha Nikos Dendias në deklaratat e përbashkëta me homologun e tij serb pas takimit, i cili zgjati më shumë se dy orë.

Ai shtoi se do të informohet nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Panagiotopoulos për rezultatin e bisedës dhe shprehu besimin se ministritë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Greqisë dhe Serbisë do të bashkëpunojnë shumë ngushtë në të ardhmen e afërt.

Pasi vuri në dukje se bashkëpunimi i dy vendeve në sektorin ushtarak ka mbetur prapa bashkëpunimit në sektorët e tjerë, ai shprehu bindjen se “mund të bëjmë më mirë në këtë sektor”.

Më tej, Nikos Dendias vuri në dukje se ka perspektiva të mëdha për energjinë, transportin dhe shumë mundësi të mëdha për rritjen e ndërlidhjes ndërmjet dy vendeve, si në planin bilateral ashtu edhe në atë shumëpalësh, me pjesëmarrjen e vendeve të tjera të rajonit.

Dendias vuri në dukje se Greqia dhe Serbia ishin “gjithmonë në të njëjtën anë të argumentit historik“. Duke vazhduar në të njëjtën gjatësi vale, ministri i Jashtëm tha se Greqia edhe sot qëndron në krah të popullit serb për t’u bërë pjesë e pandashme e familjes evropiane, “sepse ne besojmë se ju jeni aty” tha ai.

4 komente në “Greqia plan ushtarak me Serbinë”

  1. ?????? says:

    edhe shqiperia duhet bashkepunoje shume ngusht me TURKUN

  2. Turi says:

    Greqine donit ju? Ja Greqia e anes se njejte te historise! E historise se armiqesise ndaj shqiptareve.

  3. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

    Ja pra dhe boshti i vjeter Moske-Beograd-Athine u rifreskua dhe i ringjall. Ne kuader edhe te trazirave qe priten ne Bosnje, mesa duket gjitonet tane po behen gati, ndersa shqiptaret e PD vrapojne pas uturakut te Saliut apo pampersave te Lulushit, shqiptaret e Rilindjes jane te zene me politiken e madhe te ngrohjes globale se eshte me e rendesishme se mbijetesa e kombit, shqiptaret e Likes po bejne llogarite e teserave qe kane neper xhepa qe te zene na nje vend pune se nuk rrihet ne opozite, shqiptaret e Al Binit jane ne delir per fitoret e medha qe u ka thene vet Ai, Ai pra AlBini i madherishem, shqiptaret e Maqedonise po bejne llogarite e pushtetit tani qe iku Zaev dhe sigurisht edhe llogarite si t’ja hane koken kundershtarit brenda llojit, shqiptaret Camarrok nuk u ndihet me zeri se tek e fundit aq u duhet Cameria sa te behet Peco Idrizi deputet, shqiptaret e tjere jane shperndare si zogjte e korbit neper bote e shohin punen e xhepit te tyre, ushtria shqiptare e katandisur gjithsej numerikishit ne nje divizion ambientalistesh te GreenPeace vijon te trajnohet suksesshem nga NATO se si te pastroje plehrat dhe si te perdor me efikasitet armet e pastrimit ne mase si lopata, beli e kazma dhe autoboti i mutit , nga ajri na mbrojne avionet dyvendesh qe transportojne jeshilleqe dhe nga deti na mbrojne peshkataret qe jane te pajisur rende me lende piroteknike per te “ndricuar” thellesite. A e mjera Shqiperi, po ja hodhe dhe kesaj radhe do kesh jete te gjate pastaj, por…… nejse. Nuk e mbaj mend kush e ka thene, ndoshta Konica, por eshte aktuale thenia “Shqiperine e krijoi Zoti, e bene shtet patriotet dhe do ta vdesin politikanet”. Suksesshem po ja arrijme kesaj dite.

    1. Tahipi says:

      Jo kaq pesimist breakfast xhixhi. Kumanari do na bejeBallkonin e hapur dhe sa hap e mbyll syte do behemi vellezer me gjitonet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje