"Nuk i dua simbolet e tyre", kush është i riu serb që hoqi flamujt shqiptarë në Beograd

2 Nëntor 2021, 15:05Rajoni TEMA
"Nuk i dua simbolet e tyre", kush është i riu serb që

Një grup të rinjsh serbë, kanë hequr disa flamuj shqiptarë në rrugët e Beogradit mbrëmjen e të hënës të pa shqetësuar nga policia.

Në videon e publikuar nga mediat lokale, të rinjtë shfaqen teksa ulin flamurin shqiptar dhe lënë të valëvitet vetëm atë serb.

Sipas mediave serbeprotagonist i këtij incidenti ka qenë i riu Nikolla Klejanoviç, i cili pranon se nuk ka asgjë me shqiptarët, por nga ana tjetër nuk i duron dot simbolet e tyre kombëtare.

Në datat 11 dhe 12 tetor në kryeqytetin serb, ishte mbajtur një samit mes disa vendeve, e për këtë arsye në disa shtylla të Beogradit ishin vendosur flamuj të këtyre shteteve, mes të cilëve edhe ai i Shqipërisë.

Por autori i këtij incidenti, i njohur nga publiku sipas shtypit serb, si një njeri arrogant, nuk e ka duruar këtë gjë. “Po udhëtoja me një shokun tim në bulevard kur pashë flamujt e Shqipërisë. Ndaluam me qëllim për t’i hequr. Kur u afruam, 4 djem vrapuan drejt nesh dhe donin të na ndihmonin, kështu që u ngjitën. Vazhduam dhe hoqëm disa flamuj”, tha ai për gazetën “Novosti.rs”.

I pyetur përse e bëri këtë veprim, Keljanoviç, theksoi: “Nuk kam asgjë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve që janë për pajtim, por ka dhe nga ata që na urrejnë dhe përderisa ka nga ata që janë kundër serbëve dhe Serbisë, nuk dua të shoh flamurin e tyre në Beograd. Samiti ka mbaruar, tani mund të hiqet flamuri shqiptar dhe flamujt e tjerë”.

Ai shton se nuk bindi askënd të ndërmerrte këtë akt kur erdhën për ta ndihmuar disa të rinj të tjerë: “Doja vetëm të filmoja për rrjetet sociale”. Shtypi i Beogradit shkruan se Keljanoviç u bë i njohur në rrjetet sociale, pasi tërhoqi vëmendjen me një makinë të veçantë model “Porsche” me ngjyrë floriri.

6 komente në ““Nuk i dua simbolet e tyre”, kush është i riu serb që hoqi flamujt shqiptarë në Beograd”

  1. gimi says:

    bravo ,gjeni ?
    fakt eshte qe ka idiote nga te dy anet e kufirit …..prandaj nuk mbaron kurre kjo pune

    1. Shkodrani says:

      Idiote ka edhe nga ne, por kurre te ketij niveli.
      Nuk ka asnji gje ndaj meje, problemin e ka me identitetin dhe ekzistencen time. Hajde gomar hajde!

    2. Tetovari2 says:

      Më shumë mendoj se ka këtej kufirit!

      1. AlbNY says:

        O tetovKari2 po ne ndeshjen me Polonine, kush ishin pidhropshat nga krahina jote dhe e Kosove, qe ja nxine faqen shqiptarve te Shqiperise?! Keni goje dhe flisni per nje koncert ju buburreca? Mos e lejoni atje ku jetoni ju dhe eshte e drejta juaj, por jo ku jetojne te tjere o druzhe, se nuk behet lufte me artin. Po te kishit bythe, e luftonit serbin dhe maqedonasin qe nga 1913. Kuptove pallosh? Mos e ndyj Shqiperine me fjale muti qe nxjerr nga goja, legen.

  2. Tetovari2 says:

    Ta ftojmë vitin e ardhëshëm në BIRA FEST në Korçë si mysafir nderi!!!!!

  3. Duro says:

    Shumë të indoktrinuar janë si komb,është fatkeqësi e madhe të keshë të tillë komshijë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje