Greqia regjistron mbi 5400 raste të reja me Covid, rekord që nga fillimi i pandemisë

1 Nëntor 2021, 20:30Rajoni TEMA

Greqia ka shënuar sot një rekord të lartë infektimesh me koronavirus. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, në 24 orët e fundit janë regjistruar 5,449  raste të reja, duke përbërë numrin më të lartë të infektimeve ditore që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 52 vdekje të reja, duke e çuar në 15,990 numrin e viktimave nga koronavirusi në vend, një numër shumë i lartë për një vend me vetëm 11 milionë banorë.

Zëdhënësi i qeverisë, Giannis Oikonomou, theksoi se prioritet është rritja e numrit të të vaksinuarve, ndërkohë që deri më tani është vaksinuar vetëm 60.5% e popullsisë.

“Për sa kohë që ka njerëz të pavaksinuar, virusi gjen terren pjellor për t’u përhapur”, tha ai.

1 komente në “Greqia regjistron mbi 5400 raste të reja me Covid, rekord që nga fillimi i pandemisë”

  1. nardi says:

    Nje rekord qe kapet pas vaksinimit masiv…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje