Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Beogradit, ku do të mbahet takimi në kuadër të Ballkanit të Hapur, pavarësisht se në mbledhje nuk do të jetë i pranishëm kryeministri i dorëhequr i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Rama pritet të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ndërsa derimë tani nuk është konfirmuar nëse do të ketë përfaqësues nga 4 shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Rama do të qëndrojë për dy ditë me radhë në Beograd, në 3 dhe 4 Nëntor.
Kujtojmë se ditën e djeshme Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u takuan në Skoci. “Mbështetje e fortë “Open Balkan”. A duhet të mbajmë apo shtyjmë një takim në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup?” shkruante Vuçiç në postimin e tij.
Dy trimat e ballkanit po vazhdojne te rrahin dybekun.Krijuesi I shtetit te rilindjes eshte mire te rrije pak ne Tirane e te beje nje foto me Zahon dhe Benin
Pas ngjarjeve ne veri te Kosoves me duket jo i duhur plani 3 palesh per “Ballkanin e Hapur”. Shqiperia ka nje histori me “Bashkimin Ekonomok” me Jugosllavine e Titos 45-47 ku ekonomia jone e varfer u shtrydh deri ne piken e fundit duke rrezikuar urine, gje qe u shmang nga zemergjeresia dhe ndihma e popujve sovjetike dhe Stalinit. Kjo eksperience nuk duhet perseritur. Jam per mardhenie reciproke,levizje te lire dhe fqinjesi te mire por asgje me teper derisa Serbia te ndryshoje katerciperisht qendrim ndaj komit shqiptar ne rajon. Serbet na shohin njesoj kudo jemi. Dallimin e bejne mes nesh dhe Kosoves vetem per te na percare. Politike e vjeter kjo e tyre. Kur te njohin Kosoven, te kerkojne falje per krmet e luftes dhe te nenshkruajne nje Traktat Paqeje me Kosoven dhe Shqiperine atehere duhet menduar per bashkpunime rajonale. Ose perndryshe jane brockulla.