Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orë

2 Nëntor 2021, 15:37Rajoni TEMA
Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë,

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa janë raportuar edhe 21 raste të reja.

Në total numri i rasteve aktive është 441, raporton ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

02 Nëntor 2021: Miistria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.751 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës.

Deri më sot 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.651 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.370.

Në total numri i rasteve aktive është 441.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje