Kush është bosi i kokainës që denoncoi Basha? Kërkohet nga SPAK hetimi i deklaratës së kryedemokratit

3 Nëntor 2021, 12:42Kronika TEMA

Në seancën e shkuar të parlamentit kreu PD-së Lulzim Basha deklaroi: “Është ngritur kulla 50  kate në bashkëpronësi me oligarkët dhe krimin e organizuar me gjithë bosët e narkotikës, gjithë bosët e kokainës. Siç e di ti fare mirë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati tek ndërtesa më e lartë në Shqipëri….” 

Top Channel nga një burim në SPAK mëson se ministri  Bledi Çuçi i ka dërguar një letër numrit një të SPAK Arben Kraja,  ku i kërkon të hetojë për këtë deklaratë të Bashës.  Ministri Çuçi në këtë letër parë nga Top Channel  thotë:

 “Deklarata e bërë nga ana e z. Basha është deklaratë publike shumë e rëndë, e cila cënon besimin e publikut tek institucionet tona. Referuar legjislacionit në fuqi, përcaktohet se veprat penale të pretenduara në këtë deklaratë, janë pjesë e kompetencës lëndore të institucionit që Ju drejtoni.  Në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, si dhe në kuadër të misionit tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, më lejoni të përcjell kërkesën për verifikimin e kësaj deklarate dhe zbardhjen e plotë të çështjes”.

Strukturat nën varësinë e institucionit që unë drejtoj thotë ministri Çuçi, mbeten plotësisht në dispozicion të këtij procesi.

“Mbetem shpresëplotë se do të ndërmerrni hapat e nevojshëm për zbardhjen e kësaj çështje, për të përmbushur misionin tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për të qenë transparent me publikun dhe partnerët tanë”.

Nëse SPAK do të vihet në lëvizje nga kjo kërkesë e ministrit Bledar Çuçi, me të gjitha gjasat kreut të PD Basha do t’i duhet të ngjisë shkallët e SPAK për të dëshmuar mbi këtë informacion,  siç edhe ndodhi kur ai dha detaje për rastin e 3 milion euro të fshehura në makinat Tayota Yaris.

14 komente në “Kush është bosi i kokainës që denoncoi Basha? Kërkohet nga SPAK hetimi i deklaratës së kryedemokratit”

  1. Angjelini says:

    Dmth SPAK pret driten jeshile se ke duhet apo nuk duhet te hetoje? Shpresoj te mos jete e vertet sepse kjo do ishte skandaloze. Kraja, kre i SPAKut lene shum per te deshiruar. Me jep nje shije te keqe pasja e nje vile ne Lalez, aty ku jane mbledhur te gjith hajduterit, politikant, kriminelt dhe tafikantet e Shqiperise.

    1. qytetar says:

      Sakte..komenti..
      Komshinjte me vila ne Bllokun e Lalezit jane partnere ne korrupsion…jo miq dhe shoke….

    2. qytetar says:

      Kraja…vile ne Gjoksin e Lalezit.
      Shqiperii….te kam…
      Sme kuptove asnjehere…
      …ku je bre Enveri i dyte !?

  2. Në parlament është i papërgjegjeshëm , nuk mban përgjegjësi për ato që thotë , kështu e ka dhe ligji , deputetët janë të papërgjegjësh për ato që thonë , pastaj keq , keq një raport mjekësor si zakonisht në të tilla raste , ose një vizitë pune , andej nga ka ardhur si ç’thotë dhe doktori .

  3. John says:

    Me shprese, por deri tani SPAK nuk po duket te dale andej nga Lalzi.

  4. rexha 10 says:

    SHIKOJENI nga surrati ,dhe do ta kuptoni se kushe eshte KRAJA. UNE KAME NJE FRIKE TJETER MORE MERO MARAKU.LULIN NUKE DO TA LEJOJE EDI TE DENONCOJE NE SPAK.A E DINE PSE???????????????????? SEPSE PO DENONCON VEHTEN E VETE DHE TE GJITHA VEPRAT E TIJE NE LIDHJE ,APO BASHKEPUNIM ME EDI RAMEN ,QE MUNDET TA QUASH C’DO GJE ,VETEM SHQIPTARE NUKE KA QENE KURRE.

  5. Pse ka frike nga veringu Rama! says:

    Gam gam gam , hamammm, blah blah blah….lol
    Kafeneja e parlamentit arnaut

  6. Lani says:

    Jo more Zoteri. Kullat po ndertohen me djersen e biznesmeneve shqiptare?. Si more e paske degjuar pikerisht tani kete ti. Apo prite sa doli dhe kati i fundit? Apo eshte presion per ate ndertuesin qe te kollitet andej nga ti apo nga kunati?

  7. Blerim says:

    Talluni talluni me njerezit se ju ka ardhut dita. Dmth ministri i brendshem Cuci nuk ka informacion nga policia qe e katandisen ne dore te trafikanteve, por do informacion nga Kraja ortak me Tan Lepurin. Asnje ndryshim mes Llalles dhe Krajes, vetem se ky i fundit po shpenzon miliarda nga taksat tona duke vegjetuar. Mos u lodhni kot o njerez se dielli duket qe ne mengjes. M*t Ministri e K*k Spaku. Ky vend nuk do kete ndonjehere drejtesi.

  8. Ideali says:

    Domethene pordhe me rigon nga paria e degjeneruar e Tiranes, nga te gjitha krahet.

  9. kastriot lamaj says:

    Hodhi nje budalla nje gure ne liqen dhe te gjithe mblidhen e studiojne pse e hodhi ….keshtu dhe Basha ….
    Po me ate ligjin anti shpifje cu be ?? Apo vari lesht , akuzojme kedo dhe sna thot gje asnje , kemi dhe mburoje deputetllekun dhe shpif andej e shpif ketej pa kritere …..ta therasi SPAK-u , nese lajmi eshte i sakte te fillojne hetimet dhe arestimet , nese jo …..jepini persheshin me qumesht Bashes te ritet kalamoni …..fshini dhe buzet pastaj ……
    Ose nga ajri i frymemarjes se ngrohte te Saliut pas veshit , e ben Bashen te flas percart …po te mori partine Saliu keshtu sic eshte me nje kemb ne var dhe me gjithe partneret tane kundra , haram te qofte …..sta ka fajin Rama pastaj , ta ka ADN-ja jote ADN-ja e deshtakut …..

  10. Kunati says:

    Lulzim Basha eshte shpifes, harron vedhjet qe ka bere kur ka qene Minister !

  11. Kunati says:

    Lulzim Basha eshte hajdut, harron vedhjet qe ka bere kur ka qene Minister !

    1. Basha Hajduti says:

      Nga e di ti qe eshte hajdut.Nuk do ta kishte futurr ne burg shteti i Ramiut po te ishte hajdut.Mjaft me fleterrufe dhe mashtrime nga Surreli….
      =
      lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje