Propozimi i fortë i Leka Bungos: RTSH të mbyllet për 6 muaj, të largohen ata që s’punojnë! Po të shkosh tani 300 veta i gjen në kafe

5 Nëntor 2021, 13:31Sociale TEMA

Regjisori dhe skenaristi i njohur Leka Bungo, njëherësh kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së, propozoi në Komisionin e Medias që ky institucion të mbyllet për 6 muaj dhe të ngrihen komisione dhe të bëhen audicione serioze.

Bungo tha se të paktën 300 punonjës të RTSH-së mund ti gjesh aktualisht në bar-kafe. Ai kërkoi audicione profesionale dhe ndërmarrjen e një operacioni të vështirë por të domosdoshëm në media.

“Si mund të më vijë aktori mua, me pagë 700 mijë lekë, a e di sa e paguan Portokollia, 3 milionë e gjysmë lekë. Pagat janë të Adil Çarçanit. Në të marrim një vendim që këta aktorë sipas performancës të shpërblehen.

Ndryshe do vazhdojmë të bëjmë emisione direkte që nuk na i ndjek kush. E fundit është shumë e trishtë por duhet ta them, mendoj që RTSH duhet të mbyllet 6 muaj. Dhe të gjithë punonjësit të largohen me ligj, dhe të rikthehen ata që duhet të rikthehen, dhe të mos rikthehen ata që nuk duhen.

Kjo gjë ka precedentë, ka ndodhur në Greqi para tre vitesh. Kam takuar njerëz atje dhe më kanë sqaruar mekanizmin. Edhe Spanja e ka bërë para 7 vjetësh.

Te ne është e domosdoshme. Në këtë periudhe 6 mujore, të ngrihen Komisione serioze profesionale për gazetari, krijmtari, kanto, që të bëhen audicione serioze profesionale. Aktualisht kemi 1150 punonjës, nga të cilët i keni në kafe tani, minimum po them. Sa që shpesh kam unë turp kur i shoh, se ata nuk para turpërohen.

Një operacion i tillë është shumë i vështirë, i dhimbshëm, por i domosdoshëm, që të mos bëjmë sikur bëjmë reforma.

Nëse doni si Komision të hyni në histori për një revolucion të vërtet në media është ky. Ata njerëz do ikin 6 muaj, por do paguhen. Aman e dimë që pas 6 muajsh e dimë që do kemi një RTSH që do bëjë atë që duhet të bëjë”, tha Bungo.

22 komente në “Propozimi i fortë i Leka Bungos: RTSH të mbyllet për 6 muaj, të largohen ata që s’punojnë! Po të shkosh tani 300 veta i gjen në kafe”

  1. Naftetari says:

    Shume e vertete.Leka Bungon e njoh prej kohesh..Ai duhet te vendoset drejtor i RTSH…Aty ke gazetare qe meren me politike..si Kel cami…
    Turp i madh, nje mizeri punonjesish mbi 150 vete,rrine gjithe diten ne kafe..Shteti duhet te vere dore..Te gjeje mekanizman e seleksionimit te punonjesve parazite..Ideja e Bungos e shkelqyeshme..

  2. La nam says:

    Keta kur behen drejtues nuk te falin. Po kur gruaja e tij kur punonte ne programacion dhe shkonte per kafe pse nuk e pushonin?! Apo e kishte te sigurte vendine punes se burrin e kishte me PDn.
    Pastaj punonjesit nuk jane ne kafe vetem por grup bashke me shefat. Ata lloj shefash e drejtoresh ka, ate lloj llogarie kerkojne nga punonjesit e tyre.

  3. Agim says:

    Jo mor Leka jo, se TVSH ja per ate shikohet, se ruan pastertine e te mos qenurit zhul mediatik, po u be si top channel, klan e plehra nga keto me the e te thashe vaj medet qe na merr pagesen modeste. TVSH ja nuk shikohet me nqs rinovohet sipas asaj qe do ti. Tani ka qetesine e duhur ta mbash telvizionin krenar aty dhe te te mos bezdisi me shkelqime fallco, dhe fytyra te paduruara “vipash”. Leje se mire jemi shohim dhe perqendrohemi. RTSH ja eshte e adhurueshme, te lutem mos e shkaterroni se po e bete si gjithe te tjerat te betohem qe do e dhuroj TV tim ne shtepine e te moshuarve te hutohen pak nga fanepsja e zhulit mediatik se mbase i perngjan me bukurite e asaj qe do shohin kur te mbyllin syte.

  4. Scorpion says:

    Me se e vertete. Ne rtsh ka tallje trapi me oke. Ky institucion duhet te funksionoje si ne te gjithe boten jo me parazite. Parazitet me te medhenj jane ata ne nivel drejtoresh qe vegjetojne. Ne rtsh duhet te qendrojne 1/3 e atyre qe jane por te paguhen shume me mire dhe t’u behet performanca.

  5. Alketa says:

    Ky esht i pari qe duhet te largohet, plak maniak femrash,
    Kurvar i rendomt qe kur del femer perpara rrin me llapen jasht
    Paraziton ne Rtsh, cfar risie apo inovacioni mund te japi nje 70 vjec e kusur? Ti hapi ky i pari rrugen te rinjve.

  6. Lushnja says:

    Hapjani dosjen ketij barboni, bashkepunetor sigurimi ka qene.

  7. Moza says:

    Ku eshte nje rrugac qe ka i ka gjetur belaja femrat e rtsh
    Te largohet ky dhe me vrap te madh, megjithse ska takat te vrapoj ne kte mosh.

    1. Njeres pa (qe sduan)pune says:

      More me thoni ka te drejte apo jo ? Duke njohur mentalitetin shqiptar, mendoj se eshte e vetmja menyre

  8. De GOL (ose Gol..de) says:

    300 punonjes te RTSH-se jane ne bar-kafe dhe nje tek lokalet e bixhozit.

    1. Traktori me zinxhira says:

      Leka mund te jete kush do,i tille apo i ketille,por keto qe thote nuk i luan topi.

  9. dylber says:

    Leka Bungo eshte nje anarkist dhe injorant qe ne kuadrin e reformes BUNGA do te shkateroje RTSH perfundimisht sepse keshtu e urdherojne BOSSET e televizioneve private dhe Superbossi Rama.

  10. Parruca says:

    TVSH eshte nje strofull qylash te pa afte qe kane futur tubin te tasi dhe thithin sa te mundin aty.

  11. Hako says:

    Sido qe te jete puna nje gje eshte e padiskutueshme:RTSH-ja, ka disa vite qe e ka rritur nivelin e programeve.Nese permirsohet me tej eshte shume mire, por ama nuk eshte aq poshte sa duan ta paraqesin shume njerez.

  12. I sakti says:

    Ky maskara spiun i sigurimit te shtetit me pseudonimin majori qe la spiunuar kujtim spahivoglin mendon qe mund te beje reformen ne rtsh. Si mund te jete reformator nje bixhozci 80 vjecar i cili iku ne amerike se ishte i mbytur ne borxhe. Ky legen qe ne vend te gezonte niper e mbesa vjen dhe do te vjedhi rtsh medemek me ato palo projekte qe di te beje ka bere kerkese qe te beje programin e vitit te ri, cka esjte ne konflikt te hapur interesi. Kur deri 80 vjec nuk ke qullosur gje imagjino cfare mund te besh tani. Ky lloj deshtaku shpirtlig e ka vendin ne hale te gomereve sa me shpejt.

  13. "BOHOTINA" says:

    Pavaresisht kush e ben prezantimin, nevoj per reforma ka gjithmone,,, Reforme nuk do te thote te heqesh disa e te biesh disa te tjere. Reforme eshte te besh dicka me te mire, me te re, me me pak kosto…

  14. Tony says:

    Per gjithe ju mut ngrensit.
    Mire qe ky Leka nuk paska dijen, forcen, etj etj, per
    punen qe ben.
    Ju po ju dini te beni gje tjeter vecse te hani Mut.

    1. alba says:

      M.t ha ti qe e mbron o Tony nga N. Yorku

      1. Tony says:

        Edhe muti kure bie ne uje ben P….um

      2. Tony says:

        Kulla e barit do digjet

  15. Ilirjan says:

    Sepse ka 300 persona qe rrine ne kafe, kjo nuk eshte deshmi apo fakt qe TVSh duhet te mbyllet sipas ketij deklamacioni. Personalisht, duke pare TVSh nuk mbeshtes disa emisione qe kerkojne te “ndricojne” duke tjetersuar faktet dhe permbajtjen e veprimtarise se kolaboracionisteve shqiptare pergjate te luftes se 2-te boterore. Pasi nuk mund te jene ne te njejtin televizion dy qendrime, te cilat kane tendencen te kene rezultanten 0 (zero) ne edukimin e opinionit publik, ne vecanti te brezit te ri :
    Pra partizanet ne nje emision i evokojne si Clirimtare, ndersa ne nje emision tjeter, “falanga te kuqe pushtuese”, atehere po i drejtohem direkt Esat Telitit si regjizor dhe skenarist i ketyre emisioneve, cfare kane qene partizanet – Clirimtare apo pushtues ?! Kam kritike edhe per disa filma qe nuk edukojne, sepse transmetojne mesazhe aspak edukative. Por vleresoj se tepermi shume e shume emisione dhe filma qe me mbushin shpirterisht. Po ashtu pelqej edhe kanalin TVSh Agro , per emisionet dhe mesazhet qe nenkuptojne vlera per njeriun dhe shoqerine. Kjo nuk do te thote qe jam duke mbrojtur apo duke i dhene te drejte veprimeve korruptive te personave qe kishin ne dore “lindjen” e ketij kanali te TVSh-se.
    Mendoj se gjetke e ka “hallin” ish-aktori dhe ish-regjizori Sheri Mita. Pjesmarrja aktive dhe heshtja e Tij ne politiken dhe veprimet politike te pas 90-es te cilat shkaterruan vlerat e Popullit te krijuara para 90-es, po permend vetem nje nga Institucionet e Kultures dhe te Artit : Kinostudio Shqiperia e Re, po ashtu u shkaterruan krejt pallatet e kultures, Teatrot e Qyteteve , fakte qe e bejne mosbesues ne misionin si “reformator” te TVSh-se . Pra , a e ka staturen dhe botekuptimin per te realizuar ngritjen e Televizionit Publik ne nje lartesi te priteshme nga shumica e shikuesve ? Per kete duhet kryesisht te deklarohet, dhe te kerkoje te opononcohet nga Keshilli dhe Sindikata e punonjesve te Televizionit.
    Ai eshte vene ne kete post, nga personi i vetem pergjegjes qe shembi Godinen e Teatrit Kombetar, qe ka perdhunuar dhunshem arkitekturen e Qendres se Tiranes si edhe te disa qyteteve kryesore te Shqiperise, me ndertime dhe nderhyrje qe nuk kane pase perballe asnje oponence te Arkitekteve te shquar te vendit, qe perdhosi Stadiumin Kombetar “Qemal Stafa”, qe ka eklipsuar disa nga objektet e spikatura te Qendres si Minareja, Kulla e Ores dhe 15 katshi duke ndertuar shume prane tyre grataciela dyfish apo trefish me te larta. Nenkuptohet se TVSh eshte vene nen shenjester te ketij Personi , i shquar per qendrimet dhe veprimet megallomane, fyese dhe perdhunuese – njekohesisht, dhe Ai ka gjetur personin e pershtatshem( sic gjeti Lali Erin) per te futur hundet ne TVSh, ose me drejt : ” te kape prej hundesh TVSh dhe ta hardallose sipas ideve te Veta te cartura .
    Kjo nuk duhet te ndodhe .
    Sheri Mita para se te deklaroje “projektet” dhe akuzat ndaj punonjesve te Televizionit do te bente mire te diskutonte me Ta, me Sindikaten e tyre, ne se egziston. Reformimin e ketij Institucioni ta beje ceshtje , mision dhe aspirate te cdo punonjesi, ne vecanti te atyre me eksperience dhe te Keshillit Drejtues te Televizionit .

  16. Ilirjan says:

    Sepse ka 300 persona qe rrine ne kafe, kjo nuk eshte deshmi apo fakt qe TVSh duhet te mbyllet sipas ketij deklamacioni. Personalisht, duke pare TVSh nuk mbeshtes disa emisione qe kerkojne te “ndricojne” duke tjetersuar faktet dhe permbajtjen e veprimtarise se kolaboracionisteve shqiptare pergjate te luftes se 2-te boterore. Pasi nuk mund te jene ne te njejtin televizion dy qendrime, te cilat kane tendencen te kene rezultanten 0 (zero) ne edukimin e opinionit publik, ne vecanti te brezit te ri :
    Pra partizanet ne nje emision i evokojne si Clirimtare, ndersa ne nje emision tjeter, “falanga te kuqe pushtuese”, atehere po i drejtohem direkt Esat Telitit si regjizor dhe skenarist i ketyre emisioneve, cfare kane qene partizanet – Clirimtare apo pushtues ?! Kam kritike edhe per disa filma qe nuk edukojne, sepse transmetojne mesazhe aspak edukative. Por vleresoj se tepermi shume e shume emisione dhe filma qe me mbushin shpirterisht. Po ashtu pelqej edhe kanalin TVSh Agro , per emisionet dhe mesazhet qe nenkuptojne vlera per njeriun dhe shoqerine. Kjo nuk do te thote qe jam duke mbrojtur apo duke i dhene te drejte veprimeve korruptive te personave qe kishin ne dore “lindjen” e ketij kanali te TVSh-se.
    Mendoj se gjetke e ka “hallin” ish-aktori dhe ish-regjizori Leka Bungo. Pjesmarrja aktive dhe heshtja e Tij ne politiken dhe veprimet politike te pas 90-es te cilat shkaterruan vlerat e Popullit te krijuara para 90-es, po permend vetem nje nga Institucionet e Kultures dhe te Artit : Kinostudio Shqiperia e Re, po ashtu u shkaterruan krejt pallatet e kultures, Teatrot e Qyteteve , fakte qe e bejne mosbesues ne misionin si “reformator” te TVSh-se . Pra , a e ka staturen dhe botekuptimin per te realizuar ngritjen e Televizionit Publik ne nje lartesi te priteshme nga shumica e shikuesve ? Per kete duhet kryesisht te deklarohet, dhe te kerkoje te opononcohet nga Keshilli dhe Sindikata e punonjesve te Televizionit.
    Ai eshte vene ne kete post, nga personi i vetem pergjegjes qe shembi Godinen e Teatrit Kombetar, qe ka perdhunuar dhunshem arkitekturen e Qendres se Tiranes si edhe te disa qyteteve kryesore te Shqiperise, me ndertime dhe nderhyrje qe nuk kane pase perballe asnje oponence te Arkitekteve te shquar te vendit, qe perdhosi Stadiumin Kombetar “Qemal Stafa”, qe ka eklipsuar disa nga objektet e spikatura te Qendres si Minareja, Kulla e Ores dhe 15 katshi duke ndertuar shume prane tyre grataciela dyfish apo trefish me te larta. Nenkuptohet se TVSh eshte vene nen shenjester te ketij Personi , i shquar per qendrimet dhe veprimet megallomane, fyese dhe perdhunuese – njekohesisht, dhe Ai ka gjetur personin e pershtatshem( sic gjeti Lali Erin) per te futur hundet ne TVSh, ose me drejt : ” te kape prej hundesh TVSh dhe ta hardallose sipas ideve te Veta te cartura .
    Kjo nuk duhet te ndodhe .
    Leka Bungo para se te deklaroje “projektet” dhe akuzat ndaj punonjesve te Televizionit do te bente mire te diskutonte me Ta, me Sindikaten e tyre, ne se egziston. Reformimin e ketij Institucioni ta beje ceshtje , mision dhe aspirate te cdo punonjesi, ne vecanti te atyre me eksperience dhe te Keshillit Drejtues te Televizionit .

  17. Ilirjan says:

    Ndjese ndaj Sheri Mites, te permendur gabimisht !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje