Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë, ku një polic e shtyu atë dhe një operator ndërsa ajo raportonte mbrapa Malit të Dajtit mbi zhdukjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.
Hoxha tregon se babai i saj e ka telefonuar dhe i ka thënë ta falë policin për sjelljen, e madje ka kritikuar atë për sjelljen e saj. Për këtë arsye ajo u shpreh se u mundua ta vinte veten në këpucët e atij polici, por theksoi se përsëri nuk mund ta kuptonte dot armiqësinë ndaj një gazetari.
“Më shumë se kushdo telefonata e tim ati, njeriut që ka më shumë ndikim në jetën time më shtyu të ulem të shkruaj këto rreshta. ‘Fale se ka qenë i lodhur’ – më tha dhe më pas më kritikoi ashpër për sjelljen.
Dhe u mundova të vesh këpucët e atij polici, të qëndroj me orë të zgjatura në mal e të kërkoj nën presionin se përse ngjarja nuk është zbardhur”- shkruan Hoxha,
Lidhur me incidentin, ajo thotë se ende nuk e kishte kaluar shiritin kur u shty nga polici: “Dhe gjendesha aty, në atë mal si çdo koleg tjetër, dhe ende nuk e kisha kaluar shiritin kur një agjent krimesh që nuk duhet të ishte pranë shiritit por 20 minuta larg tij në vendin e krimit, shtyu operatorin e A2 CNN Endrit Aga dhe për pasojë së bashku me të u rrëzova dhe unë. Vendngjarja ishte 20 minuta larg me këmbë, pra 20 minuta larg atij shiriti. Nuk kishte asnjë situatë, asnjë incident, ishte një sjellje tipike e një shtetasi me uniformë dhe me pushtet, që e bezdiste prania e medias, puna e gazetarit. Ajo nuk ishte një sjellje polici, ai nuk ishte një polic.”
Ajo thekson se ky person dhe kolegët e tij patën kohën në dispozicion aty në mal, që të kërkonin falje, sepse rrezikoi jetë njerëzish që “nuk po bënin asgjë tjetër veç detyrës”, por kjo nuk ndodhi.
Që pas kësaj, Hoxha shprehet se e shqetëson vetëm një pyetje që prej ditës së kaluar: “Kur një polic flak një gazetar përpara kamerave, çfarë bën ky polic, si sillet ky polic kur shoqëron një qytetar, kur e hipën në makinë, kur i lidh prangat, kur e çon në ambjentet e izolimit?”
REAGIMI I ANILA HOXHËS
Mësojeni një polic se një gazetar një ditë do jetë aty për të treguar edhe historinë e tij!
Më shumë se kushdo telefonata e tim ati, njeriut që ka më shumë ndikim në jetën time më shtyu të ulem të shkruaj këto rreshta. “Fale se ka qenë i lodhur” – më tha dhe më pas më kritikoi ashpër për sjelljen.
Dhe u mundova të vesh këpucët e atij polici, të qëndroj me orë të zgjatura në mal e të kërkoj nën presionin se përse ngjarja nuk është zbardhur. Dhe megjithëse e kuptoj lodhjen e tij, kushtet e vështira në mal, prapë nuk e kuptoj armiqësinë ndaj një gazetari, që s’po bënte asgjë tjetër veç detyrës dhe që ishte aty dhe për atë, mbasi do fliste për qytetin ku ai jeton e rrit fëmijët, sigurinë në shkolla, drogën, fenomenet e kriminalitetit dhe cdo problematikë tjetër. Ky gazetar kushdoqoftë shkruan për këtë polic, kur nuk i paguajnë orët shtesë, kur e keqpërdorin, për mos ngritjen e tij në detyrë dhe çdo gjë tjetër që i transmetohet publikut ashtu si abuzimin me çdo formë të pushtetit.
Këtu e 15 vjet më parë nëse do kisha qëndruar në pritje të produktit të zyrave të shtypit dhe nëse nuk do kisha kapërcyer fshehtas muret e një ndërtese së bashku me operatorin Besfort Kryeziu, duke shkelur ligjin dhe duke “dhunuar“ një institucion, publiku nuk do ta kishte marrë vesh kurrë të vërtetën e fëmijëve të Poliçanit. Askush nuk do ta kishte mësuar të vërtetën e torturës përmes urisë të dhjetra fëmijëve që shteti deshi t’i shpëtojë nga gjakmarrja e për këtë arsye ngriti një qendër, por që më pas njerëz të veshur me pushtet dhe natyrisht të korruptuar, zhvatën fonde e miliona lekë dhe fëmijët përfunduan “të ngujuar“ nga mosushqyerja.
Kjo shkelje e rregullave solli nxjerrjen në dritë të vërtetës e natyrisht zbulimin e një prej aferave më të mëdha korruptive, me zyrtarë të lartë që përfunduan para drejtësisë. Po, unë Anila Hoxha, mund t’ju numëroj ndër vite dhjetra raste të shkeljes së rregullave, nxehjes së qeverive që janë e pastaj ikin, mbasi isha duke bërë detyrën time me vetëm një qëllim, tregimin e të vërtetës me saktësi dhe prova, zbulimin e saj, ekspozimin e saj para qytetarëve. Sepse kjo është detyra ime. Unë jam gazetare dhe një gazetar siç pyet në formë retorike profesori Artan Fuga, nuk mund të bëjë “gazetari declarative” ku gazetari thjesht thjesht zgjat mikrofonin. Gazetari hulumton, kërkon, mbledh fakte, dyshon dhe ka mendje kritike duke ju përmbajtur parimeve të vërtetësisë dhe paanshmërisë, për tju dhënë përgjigje sipas parimeve të profesionit pyetjeve që në fund fare janë në shërbim të publikut dhe llogaridhënies. Detyra e një gazetari është të respektojë të vërtetën dhe ta mbrojë publikun duke e informuar me të vërteta që nuk janë të ëmbla, por të hidhura.
Si unë, gjatë misionit kanë vepruar gjatë karrierës së tyre e vazhdojnë t’i shërbejnë publikut duke hulumtuar me profesionalizëm shumë e shumë kolegë të tjerë, që shtyhen, bullizohen, dhunohen në mos fizikisht në forma nga më të ndryshmet qoftë edhe sulme dixhitale duke rënë pre e arrogancës së pushtetit. Në shumë raste nëse nuk janë ndëshkuar ata, familja ka vuajtur largime nga puna apo derivate të saj. Nëse nuk do ju kisha rrëshqitur policëve të burgut shumë e shumë vite më parë, atëherë kur fëmijët mbaheshin së bashku me të rriturit në të njëjtin ambjent pranë 313, nuk do ishte mësuar abuzimi i njërit prej tyre, që më pas solli reflektim urgjent të shtetit që u finalizua me hapjen e institucionit të riedukimit për fëmijët në konflikt me ligjin (Kavajë). Nëse s’do kisha hyrë fshehtas përmes një autoambulance teksa shpërthimet vijonin në Gërdec, ku përmes telefonit në transmetimin direkt me Sokol Ballën orientova ekipet e evakuimit për banorë që kërkonin ndihmë, publiku nuk do ta kishte parë kurrë atë bllokun e shënimeve që gjeta aty, ku kishte emra fëmijësh që demontonin municione e ngjitur emrave të tyre dita e punës me mëditje. U hetova mbasi shkela sekretin hetimor për dërgimin nën arrest shtëpiak por pa adresë të turkut Abduselam Turgut, i kërkuar nga gjermanët për 600 kilogramë heroinë. Ai ishte arratisur duke përfituar nga një vendimarrje e dyshimtë që u mbështet nga struktura policore që e dorëzuan trafikantin në një adresë pa adresë. Kam mëkatuar, kur mërzita dhe nuk lashë rehat të festonte Krishtlindjet qeveria, kur fëmijët e Aishe Pojanës ishin braktisur maleve të Baldushkut, ndonëse një zinxhir institucionesh duhet të kujdeseshin për të miturit me nënën në burg dhe babain e vrarë.
Nxeha Ministrinë e Brendshme dhe çdo qeveri më konsideron “të padëshiruar”, si atëherë kur kryeheshin takime sensibilizuese për Lazaratin për të asgjësuar drogën dhe zyrat e shtypit premtonin se ishin në rrugë të mbarë, por, ‘e teprova’ duke sjellë për herë të parë faktin se toka në atë fshat nuk mjaftonte më dhe ndaj ata kishin mbjellë cannabis edhe në fuçi të vendosura mbi çati. Dhe mund të vazhdoj me shembuj të pafundëm gjatë këtyre 23 vite karrierë mbi supe, të tilla si përpëlitja e Klodian Rashës në këmbët e një polici për të cilin u tha se i riu e qëlloi por në fakt kamerat tregonin përndjekjen e tij vetëm pse kishte shkelur orën policore.
Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë disa herë Ard Veliu e ka qetësuar mërinë e tij mbasi shkruajta për keqpërdorimin e policisë, duke marrë hak tek familjarët e mi. Por siç thoshte Indro Montanelli, padroni i atij që zgjedh gazetarinë është lexuesi, ndaj edhe unë jam e qartë se i shërbej publikut dhe të vërtetës dhe se sa kohë nuk i shërbej çdo forme propagande, do kem përballë arrogancë njerëzish të veshur me pushtet dhe mospëlqimin e tyre. Derisa u vjen koha dhe ikin.
Më vijnë në mend dhjetra raste të kolegëve, të tilla si Julian Kasapi, i cili nëse nuk do ta kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, për të përfunduar në Siri, autoritetet do zgjoheshin vonë dhe sytë e fëmijëve në hiçin e atyre kampeve, s’do t’i kishim parë. Kujtoj shkeljet që ka bërë Eldri Buli, një gazetar emblemë i cili me durim dhe profesionalizëm nxorri në dritë për publikun skandale të forta. Flamur Vezaj që shkeli pafund sekretet hetimore dhe ekspozoi një gjyqësor të kalbur, Dashamir Biçaku, Irena Shabani, Ardita Bala, Gerti Xhaja, Artan Hoxha, Klodiana Lala dhe Lindita Cela e shumë e shumë kolegë të tjerë që përditë raportojnë me këmbëngulje në misionin e tyre si ëatchdogë të demokracisë.
Për të ardhur tek e shtuna e incidentit, meqënëse gjendesha mbas Malit të Dajtit për të raportuar për një krim me shumë të pathëna. Zyrtarisht për këtë krim të rëndë nëse do i përmbahesha vetëm qëndrimit zyrtar, publiku do kishte vetëm një varg inicialesh dhe do ndihej sikur lexonte alfabetin. Dhe se kishte dëgjuar e parë asnjë nga detajet që kam transmetuar përgjatë këtyre ditëve në Top Channel, si zbulimi i një parcele me drogë teksa në male kërkohej trupi i viktimës, fakti që një i shumë kërkuar si trafikant u zbulua rastësisht mbasi u thirr për të dhënë deklaratë për zhdukjen, fakti që ndërkohë ai kishte vijuar aktivitetin e tij kriminal.
Dhe gjendesha aty, në atë mal si çdo koleg tjetër, dhe ende nuk e kisha kaluar shiritin kur një agjent krimesh që nuk duhet të ishte pranë shiritit por 20 minuta larg tij në vendin e krimit, shtyu operatorin e A2 CNN Endrit Aga dhe për pasojë së bashku me të u rrëzova dhe unë. Vendngjarja ishte 20 minuta larg me këmbë, pra 20 minuta larg atij shiriti. Nuk kishte asnjë situatë, asnjë incident, ishte një sjellje tipike e një shtetasi me uniformë dhe me pushtet, që e bezdiste prania e medias, puna e gazetarit. Ajo nuk ishte një sjellje polici, ai nuk ishte një polic. Ky person megjithë terrenin e vështirë dhe humnerën në krahun ku ne gjendeshim, pa teklif bëri atë që kishte orë që po e bënte, shtynte gazetarë e sillej keq me ta. Ky person dhe kolegët e tij patën kohën në dispozicion aty në mal, që të kërkonte falje, sepse rrezikoi jetë njerëzish që sakaq nuk po bënin asgjë tjetër veç detyrës, por nuk e bëri. Dhe e gjitha kjo tregon një histori që përsëritet, tregon një mënyrë të vepruari e të përhershme të policisë ndaj gazetarëve që janë duke bërë detyrën. Vendgjarjet nuk i prish gazetari që sipas kësaj mendësie hermetike nuk duhet t’i fusë hundët ku është shteti, por i prishin zyrtarët e policisë që parakalojnë brenda shiritëve, që kamerat t’i filmojnë sikur veprojnë e marrin masa, që pijnë cigare dhe shkelin me këpucë vendngjarjen ndonëse abetarja mbi një skenë krimi thotë “ajo ju përket vetëm kriminalistëve”.
Të shunën policia tregoi edhe njëherë se lë për të dëshiruar në raportin e saj me median, me publikun dhe qytetarin, siç ka vepruar edhe herë të tjera, duke nisur nga konferencat për shtyp kur s’lejojnë të bësh pyetje, siç ndodhi në Elbasan. Dhe mua më shqetëson prej ditës së kaluar vetëm një pyetje, kur një polic flak një gazetar përpara kamerave, çfarë bën ky polic, si sillet ky polic kur shoqëron një qytetar, kur e hipën në makinë, kur i lidh prangat, kur e çon në ambjentet e izolimit???
Anila
Princi Philip( ndoshta e ke degjuar kush ish) beri nje vizite ne Indi
Nje gazetar idiot hipi ne maje te nje peme te larte ta filmonte me mire
Ra nga pema turma uluriti.I treguan princit cndodhi dhe ai tha
Sigurohuni qe e ka thyer mire qafen
Edhe ti moj Anile mos e kruj shume se bie ere kjo pune
Eshte e vertet se njerzit me pushtet dhe ate të pasurit Jane njerze me kqine ne Shqiprie … Nuke rrespektone njeri Talibane ne sjellje e komunikime Pro si Eshte vendi bëhet kuvendi.. Por edhe shumica e Gazetarve Jane njerze shume te kqine nje lloje si politikanet dhe pushtetaret por me vjen keq per kete gazeteren dhe polici duhet te hetohet
Miri,ke te drejte.Me sa duket Anila, (qe kame shume respekt si gazetare shume e mire),ka harruar policine e qeverise se Sali Berishes qe te rrihnin me shkopinj gome,me shkopinj bejzbolli,apo kur te fusnin ne komisariat te vdisni me te rrahur.Ishin vertete katila,egersira.Edhe gazetar jo vetem i kane rrahur por i kane qelluar edhe me arme zjarri.Sot nuk eshte me ajo polici.Megjitheate nuk dua te mare ne mbrojtje policin qe shtyu Anilen,ai beri gabim dhe duhet te pergjigjet.
kur do mesoheni te mbani qendrim ndaj te keqes dhe te beni krahasime me te keqen.
si ne kohen e pd-s dhe ne kete ripjerdhje policia ka dhene shembuj te shemtuar.
miri leshi. vetem se princi yt ishte princ dhe ti mendon se kishte te drejte ? idjot.
Ti nuk e ke ne dore ta falesh.E ka ne dore ligji por shtrohet pyetja:kush e zbaton ligjin ne vendin e hajduteve dhe krimit?aty po anashkalohen gjera madhore e jo me ky incident!
Polici te denohet per sa ka tejkaluar, por kjo Anila duhet te denohet per mos zbatim te urdherit te policit, implikim ne skemen e krimit dhe fjalorin e perdorur dhe arrogancen e treguar. Babai i thote fale se e di qe jeta eshte e gjate, gazetaria mbaron dhe hajde duro…..
Doni me per Belul Gjeraqinen?Kjo paska bere namin,ka shpetuar shqiptaret nga lufta e 3 boterore.Neqoftese ishte brenda shiritit polici ishte ne te drejten e tij ta largonte,natyrisht me miresjellje,ku ne nuk dime sa here mund ti kete thene largohu,po keta jane nja 3-4 gazetare qe kane konkurenc me njeri tjetrin dhe mundohen ti shkojne viktimes siper pa pyetur per njerzillekun
A doni me per belulin,vetem kjo bie ne sy ne kete shkrim te gjate
Bravo Anila, kemi nevoje per te verteten tende!
Po policia si do e bëjë punën kur këta hienat pseudo-gazetarë sillen si korbat neper skena krimi??
Me pamjet e këtyre prishen provat etj
Pse nuk bëjne lajm për gjëndjen e rrugeve e 1 mije probleme që ai vend, por me merren me të ndjerë që ka humbur jeten ne rrethana që i duhen të afërmve të tij jo publikut
o hasani katunar tirane. po ju skeni mama e moter, prandaj flisni keshtu. Ju ka pjelle nje buce qe as dashurine e femres nuk ua ka dhene
Gazetaret ne Shqiperi i kane kaluar te gjitha caqet per te qene profesioniste! Jane vene ne sherbim te Politikes dhe sigurisht no falas!
c’eshte kjo femer tarallake qe pretendon se qenka heroine Lereni policine te beje punen e vet o kokrra e katunares
Ben mir qe behet si trime se kur ishte pd ne pushtet as guxonte njeri Jo te bezdiste policine por as ti pyeste per asgje. Po kur ben pastaj sikur ka zbuluar ndonje gje kjo eshte per te nxjerr zorret
kur ishte kjo PD me kta polic rambo mor shoku? se kemi jetuar te gjithe ne shqiperi, apo ti je nje nga kta pepino/jorgo qe e shofin shqiperine nga klani?
Gazetar vjdhi
Ende nuk të ka pushuar nga puna Top Channel, ty moj zonjë?
Cfarë je ti që pengon policinë në kryerjen e detyrës. Kur polici të tha, largohu të lutem, pse nuk u largove?
Pastaj çfarë beje ti atje? Kë përfaqësoje?
Sepse ti nuk kishe të varur në qafë tabelën, e gazetarit, siç bëjnë gazetarët në të gjithë botën. Pra ti aty, nuk ishe si gazetare, apo reporteri. Ti ishe si hajdute. Doje të vidhje. Dhe pastaj ta shisje gjënë e vjedhur si informacion.
Njerëz të paskrupull…
kur rritesh ne totalitarizem, cdokush qe shpreh lirine e tij te duket spiun. dil nga shpella o troglodit.
Keta gazetaret me mbiemer Hoxha te gjithe spiuna 80 lekesh
Keshille te sakte te paska dhene babai, degjoje……
O gazekare respekto ligjin dhe uniforme e policise ,te qifsha Roby,do falesh ti policin apo jo il moj kuçk.
respekto femren nje here, pastaj rrobat o i marum
Eshte e lehte te lecosh e te kuptosh nivelin e shqiptareve
Po, shumë e lehtë! Mjafton të lexosh që disa shkruajnë “lecosh” në vënd të “lexosh”.
Nga ana tjetër kjo gazetarja sy shqiponjë është në shkelje të ligjit sepse ka kaluar rrethimin. Polici të rikthehet në detyre thjeshtë me një vërejtje sepse pala që pretendon të jetë e dëmtuara (Gazetaret) ishte duke shkelur ligjin.
kur te hedhin tet eme nga gardhi flasim o paruc pa pare
Nese je gazetare nuk je mbi ligjin dhe rregullat e gazetarisë. Nuk lejohet askund në botë që shkelsh mbi gjurmët në vendin e krimit. Ti ke bërë krim me veprimin tuaj dhe ke pengura hetimet e zyrtarëve të autorizuar. Polici me nder e ka kryer detyrën e tij. Hajnat /si disa gazetar/ në vendin krimit fshin gjurmët dhe nuk janë gazetar por profiter. Në rasti tuaj TOP CHANEL duhet të suspendoji TY e jo policin. Nuk ju njoh asnjerin por kështu kërkojnë regullat dhe ligji.
Pse ka gazetare ne Shqipëri?
Ka vetëm raportore “demokrate” si Klodiana Lala, si dhe lloj lloj qen bir qeni.
Mos qofsha i gabuar se nuk po shikoj nje koment timin
ka pasur te drejte babai mos kalo shiritin e policise ti kishe kamera dhe policijo keshtu nuk e verifikon ke kaluar shiritin apo jo per nje kronike te zeze dhe per ca para do merni jeten e njeri tjetrit
Ti zonjë para se të jesh gazetare je një punonjëse njëlloi si ai polici.Fjalori jot prej rrugaçeje tregon nivelin e gazetareve si puna jote..
Po a të fal polici ty?
oj shoqe gazetare mos u merr me policin ne maje te dajtit por merru me policin ne mes te tiranes qe te vret ne mes te dites dhe nuk te llogarit fare. ke plot aty ne tirane por shembull tipik eshte shefi i rrugores erjon ahmeti qe vret e pret me pambuk te gjithe drejtusit duke vjelur para ne kembim te faljes se krimit rrugor. te gjithe nderrohen ate aty e ke. ky eshte per tu pare dhe jo polci ne ferrat e dajtit. leri energjite per keta bastarde qe te vrasin bute e embel pa u ndier.
Kacifas………po une te dija te vdekur ty…….hyt qen grek….
Ju komentuesit nga cfare vrime m*ti keni dale?! Korba te percnuduar, gjarprinj helmues dhe vejusha te zeza shihni punet tuaja dhe thoni Shyqyr qe I mbajti ajo pema gazetaret se Te ishte per ate lesh polici do kishin perfunuduar ne humbere.
Me ca syze e pe qe polici shtyu kete gazetarucke ,me ate me xham apo ate pa xham se une nuk po shikoj qe polici ka shtyre gazetarucken, une shikoj qe polici prek nje person tjeter .
Polici duhet te padisi kete gazetarucke sepse ka ndihmuar vrasesit per te zhdukur provat ne vendin e krimit.
Gazetarucka duhet te shqaroje perse u fut ne zonen e ku eshte kryer vrasje. Ku vendi i saj per te mare njoftime eshte tek karriket e salles se konferencave per shtyp ne policine e tiranes dhe jo te futet ne zonen e rrethuar ku eshte kryer vrasja.
Mos valle kjo gazetarucke mos eshte paguar nga vrasesit per te zhdukur ndonje prove qe vrasesit mund te kene harruar ne ate zone.
Rrespekte Policit i cili edhe pse u perjashtua pa te drejte ta kerkoje ne menyre ligjore kthimin e tij ne detyre edhe pse kjo do ti bije ne barre taksapaguesve per te paguar deshperblimin qe do mari nga pafajshmeria per nje vendim te gabuar qe dhane eproret e tij per perjashtimin nga organet e policise.
Nga pidhi nenes tende.
Te isha une do ti kisha hedhur te dy ne gremine,pasi nuk respektuan shenjat e policise.Gazetaret duhet te qendrojne 3 km larg vendit te krimit dhe te presin hetimet.
Mut polici mut gazetari.Bir cecoi i nenes ke te qaj me pare…
Vereni vehten në rolin e policit , duke shkuar në vend ngjarje , “skenë krimi” , ku përpara del një kufomë njeriu e masakruar , njerëz janë dhe ata ,s’janë rrobotë pa ndjenja , në TV shikojmë diçka dhe ligështohemi , po të jesh direkt atje , pak është presioni i përgjegjjësisë të detyrës , por duhet të përballosh dhe presionin e gazetarëve pse jo dhe të ndonjë kureshtari .
Kur s’na leverdis , i shajmë i etiketojmë me gjithfarë epitetesh , kur na nevoiten bertasim me të madhe , policia ku është , ç’farë bën ?
kush ju a jep te drejten ju si gazetar te futeni ne nje vend me shirit te kuq pse nuk ndaluat policit ju nuk ju rrezoi polici por kameramani dhe ne rast se polici denohet dhe ju si gazetare duhet te denoheni per ofendim ndaj policit ne krye te detyres
edhe Anila e di shume mire se ka gabuar dhe jo vetem ne kete rast. Gazetaret shqiptare te etur per lajme sensacionale humbasin shpesh etiken e respektin. Te armatosur me etiketen e gazetarit ata harrojne se dhe te tjeret (ne kete rast polici) kane rregullat e pergjegjesite e tyre ne pune. Anila ne kete rast ka fyer rende policin duke humbur etiken njerezore dhe duhet te kerkoje falje.
kjo ngjarje te jete nje mesim edhe per gazetaret.
Ketu po shikoje qe mali konsiderohet dhoma e krimit dhe ka rezikshmeri per kompromentim provash,dhe per sa i perket gazetarise ka te drejte te iformoje opinjonin per krimet qe kryen dhe zbulohen ne qoftese jemi ne demokraci ,ne te kundert jemi ne regjim policor si ai i SHPELLARIT para 1998.polici eshte shteti, modern dhe jo ai i mbretit ZOG.
Me vjen keq ta them por pushteti i katert (media) ne Shqiperi eshte pushteti me i korruptuar dhe me i kapuri. Jeni bere nje shpurë buqesh si ti e Klodiana Lala e disa te tjere qe intimidoni, provokoni dhe sajoni lloj lloj gjerash vetem per famen e perfitimin tuaj dhe te pronareve tuaj. Thjesht jeni xhobaxhinj. Shkoni e i beni presion policeve ne detyre vetem per perfitimet e juaja. Thefshi qafen nje minut e me pare.
Nga pidhi nenes tende.
Te isha une do ti kisha hedhur te dy ne gremine,pasi nuk respektuan shenjat e policise.Gazetaret duhet te qendrojne 3 km larg vendit te krimit dhe te presin hetimet.
Znj.gazetare ,perpara se te kerkosh te marresh lajmin sigurohu se nuk ke shkelur vendin e krimit.Vendi mund te jete jo 20′(minuta) por edhe me shume por ai eshte i rrethuar.Me mire se ju gazetaret e di punonjesi (polici) qe kryen ate detyre.Nuk na thua se cili eshte komunikimi juaj me policin para veprimit te tij.Polici ndoshta sic te ka thene babai yt nuk u permbajt dot dhe te shtyti.Gabim.edhe gabimet i bejne njerezit ,kur veprimi nuk esht dashakeqes.Natyrisht polici do te kete “ndeshkimin ” e tij per nxitimin.Mos haro se “pesimi Juaj” duhet tu behet mesim .Ne krye te detyres polici nuk ka shume kohe per sqarime ,prandaj mos u nxito.
kta nuk jan gazetar,kta sillen me keq se kafshet
Po kjo sikur e kishte kaluar shiritin e policise, dhe i bente rezistent policit kur i tha te levizni.
Cfaj ka polici shkret????
Lereni te bej detyren..
Sa gazetare kot bejn sikur car po zbulojn ti trgojn publikut !
Si fillim të lutem të lutem shumë munohu me fol SHQIP kur transmeton lajme se na e shpifët me gjuhë të huaj.
Tani për ngjarjen o Anila : 1- Me pamjet që shofim ne ty as të ka prek njeri fareeee.Kshu që mos bo zhurmusen dhe viktimën kot.
Ti zonjë ‘e nerume’ e di që ka etikë dhe rregulla që duhen ndjek e ju i thyni me 2 këmbë?? Mrena ati rrethimi jo ti po as perenia nuk lejohet me hy.të jem un prokuror ju hap dosje me akuzë për ndërhyrje në vëndin e ngjarjes dhe për tentative ose prishje të provave të ngjarjes KRIMINALE. Ju jeni për burg që të zënë mënd dhe tjerët. Babës thuj mos u mërzit se e kam kuptu keq prifesionin dhe të drrejtat e gazetarit
Ju ka hyp pordh e madhe. Ne vend te lajmeve
viktimizohesh per tu dukur heroine.
Polici shtyu operatorin, ky takoi gazetaren, gazetarja heroine u rrezua
e pas saj ishte nje humnere, dhe po te binte heroina ne humnere i rrezikohej jeta.
Kete perralle e marrin si te vertete servilat qe drejtojne policine dhe masakrojne policin.
Me keto sjellje e kan bere policin dordolec qe nuk ruan as vend ngjarjen.
Turp per ministrin Cuci drejtorin e pergjithshem Nano qe nuk mbeshtesin policin ne detyre.