“Circolo Italiano Garibaldi” dhe riatdhesimi i italianëve pas pushtetit komunist

7 Nëntor 2021, 20:15Dossier TEMA

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Klubi Italian Garibaldi), të cilin e sjell në vëmendje Arkivi Shtetëror.

Ky Klub u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civilë), të cilët duheshin organizuar nën një qendër, nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer sërisht në Itali.

Anëtarët e këtij Klubi ishin të pajisur me teserat përkatëse të shtypur pranë tipografisë Gjeka.

Klubi krahas evidentimit dhe gjetjes së italianëve në territorin shqiptar, shpesh herë ndërmori edhe organizimin e shfaqeve të ndryshme artistike, por edhe krijoi hapësira për akomodimin e italianëve kryesisht pranë familjeve shqiptare.

Statuti i këtij Klubi përbëhej nga 10 kapituj ku në pikën e 5-të shohim se ai i jep një rëndësi të madhe mbajtjes gjallë të kulturës italiane dhe luftimit të tiranisë fashiste.

“Circolo Italiano Garibaldi” është promotori dhe organizatori i riatdhesimit të italianëve sërisht në atdhe edhe pse një pjesë e vogël e specialistëve qëndruan vitet e para të pushtetit komunist për ngritjet e objekteve dhe ndërmarrjeve shtetërore.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje