Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka reaguar ashpër ndaj rastit të drejtorit të shkollës në Pogradec.
Ajo shprehet se në institucionet arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm me fjalë apo mesazhe.
Reagimi i plotë i ministres:
Drejtori i shkollës në fshatin Stropckë të Pogradecit do të përgjigjet përpara drejtësisë dhe sigurisht do të marrë dënimin e merituar, sepse në institucionet tona arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm me fjalë apo mesazhe.
Por kjo ngjarje thekson rëndësinë dhe përgjegjësinë e lartë që ka shërbimi psiko-social në shkollat tona, i cili ndihmoi që rasti të identifikohet, trajtohet dhe referohet në institucionet kompetente, duke parandaluar degradimin e mëtejshëm apo ndonjë rrezik të mundshëm abuzimi e dhune ndaj të miturve.
Detyrë e jona emergjente është forcimi dhe përmirësimi i këtij shërbimi, në bashkëpunim të ngushtë me prindërit, komunitetin, institucionet dhe shoqërinë, për të parandaluar fenomene të tilla të rënda dhe krijuar një mjedis sa më të sigurtë e miqësor për të gjithë nxënësit dhe mësuesit
ZONJA ministre, po shkruaj ketu, fale TemA.
A keni nje kriter, nje kontrate, apo nje gje te tille per stafin qe punesoni? Sa turp!!!!!!
Me shumë dhimbje dhe keqardhje per rojat, por ca jane aq te lodhur, thua ti, si do ta bejne punen?
Por te tjeret me jete te dyshimte. A i dine masat qe do merren ne raste te tilla?
Kjo duhet te ndaloje. Na u ngjeth mishte.
Boll moj me demagogji se e keni cilat arsimin në greminë. I shkaterruara të gjitha institucionet arsimore. Bëni vetem eksperimente. Turp për të gjithë ju.