E blerë për 75 paund – emblema e Anne Boleyn vlen tani 200 mijë paund

7 Nëntor 2021, 21:00Lifestyle TEMA

U cilësua si një zog i gdhendur në dru të lashtë, kur u shit në ankand për vetëm 75 paund në 2019-ën.

Tani ai është identifikuar si një simbol heraldik i Anne Boleyn mbretëreshës së Anglisë.

Skifteri mbretëror i shekullit XVI zbukuroi shtëpitë e saj – deri në momentin që ajo u ekzekutua me prerje koke me urdhër të bashkëshortit të saj Henri VIII.

Ai urdhëroi gjithashtu zhdukjen e të gjithë gjurmëve të gruas së tij, pasi besonte se e ka tradhtuar.

Tanimë, vlera e kësaj embleme ka shkuar në 200 mijë paund.

Gdhendja fine dhe druri i lisit është ruajtur në gjendje të shkëlqyer.

Në 1536 Boleyn iu pre koka me akuzat false për tradhti – vetëm se ajo nuk i fali Mbretërisë një trashëgimtar mashkull.

Skifteri do t’i huazohet një tregtari antike në Devon – Paul Fitzsimmons.

Tracy Borman, një historiane e Pallatit Mbretëror tha për britaniken “The Guardian” se e gjithë kjo është një situatë “ironike”.

“Anne Boleyn është më e njohura nga gjashtë gratë e mbretit dhe më me pak sende të saj të mbijetuara. Kjo sepse ajo u zhduk nga Henri”, thotë  ajo.

Boleyn ishte e dyta nga gratë e mbretit më të famshëm të Anglisë, një martesë që e çoi atë të shkëputej me kishën katolike romake dhe solli Reformimin anglez.

Historiania beson se pas ekzekutimit të saj, zogu është mbajtur nga ndonjëra prej shërbyesve.

“Gjëja vërtet interesante është se dikush padyshim donte ta ruante atë për pasardhësit. Kështu që ka të ngjarë të ketë qenë një mbështetës i Anne”, thotë Borman.

Ajo vuri në dukje se emblema ishte e vendosur shumë lart në tavan – dhe do të ishin nxirë nga tymi – por me shumë gjasë vendi ku janë vendosur është ndonjë apartament privat i Mbretëreshës kur donte të shkëputej.

Sipas Borman e gjithë skema dekorative ishte realizuar përpara se Anne të bëhej mbretëreshë.

“Kështu që ata filluan të punojnë, duke dekoruar me zell Pallatin Mbretëror Hampton Court, gati për atë ditë të lavdishme”, tha ajo.

Ndryshe nga dekoret e Sallës së Madhe – kjo mban një kurorë perandorake.

E gjithë të krijon idenë se Henri kishte pasur ambicie perandorake dhe u përpoq të zëvendësonte autoritetin e papës, duke e promovuar veten si një lloj perandori dhe jo thjesht një mbret.

Fitzsimmons, specialisti dhe tregtari i antikave u shpreh se nuk e dinte që i përkiste Boleyn, por e dinte se kishte një lloj lidhjeje mbretërore.

Emblema ishte mjaft e nxirë, ndoshta me blozë, kështu që mund të ketë qenë edhe mbi një oxhak.

Zbulimi i saj do të përfshihet në librin e ardhshëm të Bormanit, Crown & Sceptre, një histori gjithëpërfshirëse e monarkisë, që do të botohet më 18 nëntor.(The Guardian, Albanian Post)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje