Agron Gjekmarkaj: Si po tallet Berisha me PD-në

8 Nëntor 2021, 22:00Politika TEMA

Deputeti Agron Gjekmarkaj, tha për Report TV se në PD nuk duhet të ketë tabu kur ka kriza. Por sipas tij, në rastin e konflikti të Berishës me SHBA-të, nuk ka logjikë që të ndërhyjë Partia Demokratike.

Gjekmarkaj u shpreh në emisionin ‘Kontrast’ se ndryshe nga kolegu i tij Mark Marku, ai nuk e ka menduar largimin si deputet i PD pavarësisht se si u zhvilluan ngjarjet.

“Lulzim Basha duhet ta hapë partinë, por kurrësesi në shenjën e këtij konflikti. Nëse Berisha ndodh se krijon një parti të re, është e drejta e tij ta bëjë.

Parti të re, sepse me Partinë Demokratike nuk ka ndonjë lidhje” – tha Gjekmarkaj sa i takon Kuvendit demokrat që ka paralajmëruar Sali Berisha.

Ai shtoi se lideri historik i PD, i shpallur tashmë non-grata, ka deklarata non-sense.

“Ai shprehet se do të kemi relata të shkëlqyera me SHBA. Por SHBA thotë se nuk duam të kemi marrëdhënie me ty.

Qoftë dhe deklaratë e sinqertë, Amerika s’ia merr për bazë dhe thotë jo, ju duhet të keni një pozicion tjetër” – tha Gjekmarkaj.

Ai tha se Sali Berisha duhet të tërhiqej vetë dhe ta vijonte betejën me SHBA-të pa e përfshirë PD-në.

Deklarata erdhi referuar organizimeve të ‘Foltoreve’ që Berisha po i zhvillon në bashkëpunim me deputetë apo forume të PD-së.

“Sali Berisha duhej të tërhiqej dhe ta vijonte vetë betejën me SHBA-të, siç edhe tha. Jo të përfshinte Partinë Demokratike.

Vjen një moment që cikli mbyllet, nuk ka të pavdekshëm në kohë politike. Është ajo që tha Basha se koha e tij ka mbaruar.

I ka mbajtur demokratët 13 vite në pushtet, por njëkohësisht ka konsumuar fatalitet e tija politike” – tha deputeti Gjekmarkaj.

1 komente në “Agron Gjekmarkaj: Si po tallet Berisha me PD-në”

  1. k says:

    Tallet me ju ,o servil dhe sahan-lëpirës kur ishte pushtetplotë.
    Ne e njihnim çfarë degenerate ishte bashkë me ju dhe bashkë me “maxhorancën”.
    Te gjithë bashkë jeni një “shoqëri qekbërësish”per te shfrytëzuar dhe vjedhur kombin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje