Debati për borxhin, Rama-opozitës: Nuk keni ardhur nga Hëna, ishte 74% kur morëm detyrën

8 Nëntor 2021, 19:10Politika TEMA

Gjatë diskutimit në Kuvend për Eurobondin, opozita dhe kryeministri Rama kanë shkëmbyer sërish akuza me njëri-tjetrin në lidhje me borxhin e vendit.

Kryeministri mohoi se Eurobondi është një tjetër borxh dhe shtoi se kur socialistët morën pushtetin niveli i borxhit arrinte në 74% të PBB. Rama pranoi se tashmë borxhi është më i lartë duke risjellë tërmetin dhe pandeminë si shkaktarë.

“Ka një keqkuptim për aktin normativ dhe Eurobondin. Eurobondi është një mekanizëm financimi me likuiditete. Nuk është marrim borxh për të larë borxhe. Por një mekanizëm që na ndihmon të përballojmë rritjen e shpenzimeve dhe të përballojmë dhe procesin e financimit të borxheve të marra në shumë vite, të gjitha së bashku.

Kur përsërisni borxhi 80%, apo më i larti në histori, duke u përpjekur të thoni që ka vetëm marrje borxhi dhe situatë jashtë kontrollit, kujtohuni pak se nuk kanë qenë 100 vjet, por ata që diktojnë linjën e fjalimeve të opozitës. Borxhi kur morëm detyrën ishte 74%.

Sot është më i lartë, por ka një pse. Dhe pse lidhet me faktin se në momentin që flasim kanë ndodhur dy ngjarje shumë të rënda që krijuan nevojën për të marrë borxh; tërmeti dhe pandemia. Borxhi që i latë Shqipërisë ishte 74% dhe nuk kishte as tërmet dhe as pandemi.

Kur flisni ju është vërtetë për t’u admiruar guximi me të cilin harroni se nuk keni ardhur nga hëna dhe nuk zbritët në Shqipërinë ditën që lindi kjo legjislaturë. Ju keni qeverisur”, tha Rama.

2 komente në “Debati për borxhin, Rama-opozitës: Nuk keni ardhur nga Hëna, ishte 74% kur morëm detyrën”

  1. k says:

    Perse ndërtoni rrugë koti kur nuk keni para ?
    Në familje shpenzohen ato qe fitohen.Borxhi merret vetëm për probleme shëndeti.
    Edhe shteti duhet të ndjekë rregullat familjare nëse nuk eshte hajdut i qelbur si shteti shqiptar.

  2. rexha 10 says:

    PERSE NUKE I BENE TRASPARANTE SHIFRAT E BORXHIT QE TA DIJE EDHE POPULLI ,OSE POPULI SI E KONCEPTON TI??????
    SA VJETE KE QE KE MARRE PUSHTETIN ,DHE C’FARE KE BERE PER TE RRITUR MIRQENIEN E ATIJE POPULLI??????????
    PROVO E DILE NGA TIRANA DHE LARGOHU JO SHUME LARGE DHE DO TE SHIKOSHE QE VETE NE SHENGJERGJE TE TIRANES SHKOHET VETEM ME GOMARE ,QE AJO RRUGE ESHTE BERE QE NE KOHEN E TE NDERUMIT ENVER. THONE PER POLITIKANET ,QE MBASI PASUROHEN MIRE E MIRE ,DHE MBASI BEJNE EDHE BUNKERIN ,MENDOJNE PER DEMOKRACINE .PORE ME SHUME PO MENDONE PER AKTIVITETIN E SOROSIT NE BALLKAE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje