Basha nuk kursen Berishën pas takimit me kongresmenët amerikanë: Të pastrojmë politikën, të ndahemi nga e shkuara

8 Nëntor 2021, 17:23Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur pas takimit me përfaqësuesit e Kongresit amerikan.

Basha tha se nuk kishte diskutuar në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës me anëtarët e kongresit amerikan, me të cilët u takua këtë pasdite.

Përfaqësuesit e lartë të Kongresit amerikan, me një delegacion të kryesuar nga senatorja republikane Ernst dhe me praninë e dy anëtarvëe të kongresit amerikan po kështu të PR dhe një zonjë të kongresit amerikan, të PD-së amerikane, së bashku me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare vizituan PD-në dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen politike në Shqipëri, në rajon dhe mbi perspektivën e bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Në prioritetin e parë për Shqipërinë natyrisht rendita domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rolin e veçantë që ka për këtë qëllim lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit midis politikës dhe krimit të organizuar, ku shfaqën një interes të veçantë për iniciativat tona politike, siç është ai i vettingut të politikanëve dhe natyrisht siç është interesi më madhor i PD-së dhe i shqiptarëve, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

2 komente në “Basha nuk kursen Berishën pas takimit me kongresmenët amerikanë: Të pastrojmë politikën, të ndahemi nga e shkuara”

  1. Nishiraku says:

    Shko mor rrot kari! Tallin trapin ata me ty dhe ti del e na perrallis neve! Kar me zile! Kar karit.

  2. Pinoku says:

    Po, ti te ndahesh nga e kaluara kur te kalosh vettingun i pari e te japesh llogari per cdo vjedhje qe ke bere ne kurrizin tone. Atehere po e kalove bravo te qofte por nese vertet do ti nenshtrohesh asaj qe kerkohet nga vettingu se besoj se do mundesh ta kalosh. Ti mendon se shqipetaret jane leshko dhe ti mund ti genjesh. Harroje ate kohe zoteri. Kredibiliteti juaj eshte zero me cfare ti ke bere gjithe kohen ne pushtet. Shpresojme qe drejtesia do beje punen qe duhet karshi teje dhe te gjithe hajduteve te PD-se. Mjaft me me pallavra e fjale boshe.Ti mendon se duke gjoja u ndare nga Berisha do ja hedhesh kush i beson keto???!!! Ti je partneri me i ngushte i tij dhe krimet qe keni bere kombit i keni bere bashke me miratimin e njeri tjetrit.Ti do te shpetosh prapanicen tende dhe do te hiqesh si mire ,si zor Lulush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje