Tensione në mbledhjen e Bashës me grupin e PD, Vokshi braktis takimin dhe bën deklaratën e fortë

8 Nëntor 2021, 15:09Politika TEMA

Deputetja Albana Vokshi është larguar e para nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së. Vokshi tha se kryetari nuk u ka lënë mundësi të debatonin duke mbyllur mbledhjen.

“Kryetari nuk na dha mundësi të debatonim, mbylli mbledhjen. Distancohem nga deklaratat e Bashës një ditë më parë, nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike”, është shprehur Vokshi për mediat.

Kujtojmë këtu se dje, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha me një deklaratë të fortë duke thënë se koha e tij ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd që të përdorë PD-në dhe forumet e saj për interesat personale të ish-kryeministrit.

Më tej Basha ka komentuar dhe “Foltoret” e Berishës për të cilën u shpreh se ato janë kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, të cilin ai synon ta shkëpusë.

4 komente në “Tensione në mbledhjen e Bashës me grupin e PD, Vokshi braktis takimin dhe bën deklaratën e fortë”

  1. John says:

    Kjo futyre te frikeson. Cfare vlerash kane keta njerez ne politike. Kjo eshte vecse nje debile me fytyre burri.

    1. Taulant says:

      Keshtu I ke te gjithe Tek pd me lulin ne krye. Njerez mizerabel qe te vjen ndot to shikosh, pale me shume. Shpresoj qe sa me shpejt ta zhduken nga politika aq me mire per Shqiperine. Saliu duhet te qendroje per ta pasur gjithmone ne sy te keqen per te mos na martin me sysh.

      1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

        Taulant, respekte. Jam shume dakord.
        Por nuk mund te mos habitesh me Lulin.
        Shiko se si Pupaci Lul, tani eshte bërë Çamarroku Lul, dhe më vonë do bëhet edhe Gangsteri Lul.
        Ja kam falur vilat e Papulit, po hoqi Berishën nga skena. Do shpetoje populli shqipëtar nga nje monstër 30 vjeçare qe vetëm ka ngrënë njerëz.

    2. Patrioti says:

      I shoku John po ti nuk e di qe me shokun Alban Vokshi,Edi Paloka dhe Mul Noka do te ndertojme shqiperine qe duam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje