Rama pret delegacionin e kongresit amerikan: Miqësia forcohet dita-ditës

8 Nëntor 2021, 12:24Politika TEMA
Rama pret delegacionin e kongresit amerikan: Miqësia forcohet

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij senatorë dhe kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shoqëruar nga ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.

Rama publikoi foto nga takimi në zyrën e tij, në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa shprehet se miqësia dhe partneriteti mes dy vendeve po forcohet dita ditës.

“Kryeministria – Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”, shkruan Rama.

Pas takimit me Ramën, 3 kongresmenët, Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner, do të vizitojnë edhe selinë e Partisë Demokratike.

Një ditë më parë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim tha se ata kanë ardhur në Shqipëri “për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë”.

3 komente në “Rama pret delegacionin e kongresit amerikan: Miqësia forcohet dita-ditës”

  1. Ppp says:

    Z.km
    Kan ardhe per te forcuar kushtet jo miqsine

  2. Shkreli-Drejtor i mbjelljes së qimeve says:

    Kimetja fërgëllon me hitin koreano rilindar ..

    Tate tate du kpucë
    Ti ble Rama me majucë

    Rroftë sorroqësia koreano rilindare.

  3. Erdogan says:

    Delegacionin “American” priti Rama?
    Pse kishte Braziliane,Argentinas, Venezuelas,Canades ?
    Apo kush i pyet ata.
    Une di qe Continenti quhet “Amerikan” qe u “zbulua” nga Evropianet se nuk “egzistonte” me pare.
    Edhe Rama si Kryetare Cooperative e Sh.B.A kryen detyrat qe i ngarkohen me perpikmeri.
    Trampi thote Amerika e para edhe ky ate thote,Amerika e para.
    Pa Ameriken nuk mund te “egsistoje” Arnautistani.
    Ata u bashkuan per vete pas Luftes Civile midis Anglezeve dhe Angloamerikaneve.
    Kurse Epirin e ndane ne Islamike dhe Orthodhokse.
    Rrofte Delegacioni “shpetimtare” “American” me Biden ne Krye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje