Fatmir Mediu: Po, fola me Shkëlzen Berishën kur ndodhi Gërdeci

8 Nëntor 2021, 20:10Politika TEMA

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në Top Talk për të folur për tragjedinë e Gërdecit, një proces tashmë që është i rihapur , ku po hetohet dhe roli i ish-ministrit në këtë ngjarje.

Mediu, i pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, pohoi faktin se ai ditën e tragjedisë ka pasur një telefonatë me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.

Ish-ministri deklaroi se jo vetëm është i pafajshëm, por as nuk e dinte se ku binte Gërdeci.

“Unë kam mbajt një qëndrim në raport me këtë çështje , dhe kam dhënë dorëheqjen si pjesë e përgjegjësisë sime morale dhe politike , edhe pse kundër disa këshillimeve nga partnerë tanë shumë të rëndësishëm, sepse në pozicionin tim politik dhe personal , e gjykoja që nuk ishte e udhës dhe nuk duhej të qëndroja më ministër për sa kohë kishte viktima. 

Dhe në mënyrë të padiksutueshme, që unë nuk e kam ditur ku është Gërdeci. Gërdeci është një proces ku janë marrë për demontim që në 2003 të pajisjeve të FA”, tha Mediu.

Po thoni se nuk e keni ditur se ku ndodhej gjeografikisht?

As gjeografikisht dhe as si aktivitet, nuk ishte pjesë e certifikimit të ministrit

Po pse nuk duhet ta dijë ministri këtë?

Po sepse nuk mund ta di, sepse FA kanë më mijëra pika dhe reparte ushtarake, nuk është detyrë funksionale e ministrit.

Pse u zgjodh Gërdeci?

Sipas një këshillimi me numrin e parë të shtabit është që duhet zgjedhur marrëveshje ndërmjet palëve dhe Gërdeci ka qenë një pronë e FA, repart i tyre i tankeve, ku ka pasur depo municionesh .

Nga buroi kjo nismë që u krijua kjo fabrikë, a kishte lidhje familja e Berishës, djali i tij?

Unë jam hetuar, gjurmuar, vënë telefoni në përgjim dhe të gjitha, 360 gradë për këtë gjë, dhe është provuar që as unë, as familjarë të mi dhe as stafi civil i Ministrisë së Mbrotjes në raport më këtë çështje nuk ka lidhje. Unë nuk mund ti përgjigjem çdo lloj thashethemi.

Në ditën e ngjarjes unë kam pasur shumë njerëz që më kanë marrë. Sipas tabulateve, ka tabulate që unë kam bërë telefonatë me djalin e kryeministrit, por kjo është absurde, sepse po e bëj dhe një herë krahasimin.

Çdo telefonatë që kam marrë ka qenë në raportet e solidaritetit. Në punën time si ministër unë i përgjigjem vetëm kushtetutës, ligjit, urdhrave dhe vendimeve të qeverisë, në marrëdhëniet e mia personale, unë nuk jam njeri që nuk hap telefonin dhe nuk flas me njerëz.

A ndiheni vërtet i pafasjhëm në këtë proces, aty ka pasur fëmijë që janë marrë me demontimin dhe kanë humbur jetën?

Tani t’i ndajmë përgjegjësitë, po të jetë ajo ligjore, me bindje të plotë them se nuk kam pasur asnjë përgjgjësi ligjore.

E dyta, për sa i përket asaj që ka ndodh në Gërdec, unë nuk kam pasur asnjë shqetësim të sjellë te zyra e ministrit, nga asnjë përfaqësues ushtarak ose civil për marrëdhënie të cilat ishin jashtë kontekstit ligjor.

Nuk më ka ardhur ndonjëherë ndonjë raport se si dhe kush punonte aty.

Në dijeni tuaj a është përdorur ky proces demontimi për të bërë tregti fishëkësh ?

Nuk kam asnjë dijeni të tillë, dhe po ju them që çdo shitje fishekësh apo cdo lloj procesi, ka qenë një proces i ndërtuar në një konsultim me të gjithë strukturat civilë dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pa dyshim në kërkesat për shitje ka qenë e domosdoshme dhe në konsultim me partnerët tanë , me shërbimet e tyre, për shkak se ishte e detyrueshme që të kishte certifikatën e userit. Ne nuk e kemi databazën e nevojshme për këtë çështtje dhe gjithmonë kemi marrë pëlqimin e partnerëve tanë.

 

19 komente në “Fatmir Mediu: Po, fola me Shkëlzen Berishën kur ndodhi Gërdeci”

  1. Shqiptari Ilirise says:

    Po pse nuk e sqaron telrfoatën me djalin e Berishës?!
    Apo edhe ai të mori apo e mote në tel. në shënjë solidariteti si të tjerët?!
    Fate,nuk i ha njeri këto Fate!!

  2. Mehdiu nga medina says:

    Saliu nuk e dinte,nuk njihte as baxhanakun,fate medihoxha nuk e dinte,sypeshkaqeni nuk e dinte….
    Keta plehra njihnin vetem paret qe fusnin ne xhep.

  3. Burgaxhiu says:

    Fate ikbli breke versace.po te presim.

  4. Presheva says:

    Që ky ska dit gjë këtu nga ne thonë të lash m… me sh… shkurtë e hesapi.

  5. mirel says:

    Une dhe Enveri nuk dime gje. Mos e ka bere Mehmeti me koken e tij.

    Nga Pal Vata.

  6. koli says:

    sale ta futi mediu, boji atentat.

  7. KOZi... says:

    Per kureshje ! Ky Shkelzeni qe e permendni si shume cfare detyre mbulonte !? A kishte tager per urdhera ? Ne rast te kundert cili ka shperdorim detyre ne kete rast ? Jashte hierarkise si mund te zbatohen urdherat ! Po i zbatove ne kete rast je krejt fajtor ti dhe jo personi tjeter ! e sa tjera…..

  8. DD says:

    Nuk bëj fajtor Mehdiun që përpiqet t’i rrëshqasë pyetjeve.
    Faji është i gazetarit që bën një intervistë pa u përgatitur, duke e lënë Mehdiun t’u rrëshqasë pyetjeve.
    Ai kriminel thotë nuk di ku bie Gërdeci, dhe gazetari nuk i vë përpara projektvendimin që Mehdiu kish përgatitur për mbledhjen e qwverisë për këtë biznes.
    Dhe plot momente ku pyetjet e gazetarit mbeten pa përgjigje.

  9. alphade says:

    Ketij do shkerdhyer llahinka……! Faji mbetet jetim ! Hujt e Drakules
    apo presbet e Lushnjes…,,!!!!

  10. Rrumpalla says:

    Pu ku di gjë Fatja more shokë. Fatja ishte në hotel me familjen e tij (Elin Farën), dhe po bisedonin për të mirën e popullit, kur e mori në telefon një anëtar i rëndësishëm qeverisë ( Shkëlzen Berisha) dhe po e vinte në dijeni për katastrofën që kishte ndodhur në Gërdec. Gjatë bisedës Fatja e pyeti këtë anëtarin e qeverisë se ku bije Gërdeci dhe ky i tha aty ky kemi këmbgulur ne, dmth ti si ministër i Mbrojtjes të ndërtohesh uzina e shkatërrimit të municioneve. Për të tjerat populli di çdo gjë, por kabineti qeveritar nuk dinte asgjë, pavarësisht se ishin therrur me njëri tjetrin për këtë çështje.

  11. genti says:

    bravo fate ,tani na thuaj rreth cfare teme ishte biseda e zhvilluar me të……..

  12. More plere, po na i hedh ne ne keto lojra fjalesh? Po jane vrare femije more pis! Te zente haku i tyre atje ku te djeg me shume o cope muti! Del dhe na ben apologji ti dhe do te mbrosh veten edhe sypeshkaqenin. Edhe para burgut nuk ta mban bytha ta denoncosh Sali kriminelin dhe sypeshkaqenin e tije! Çam muti

  13. Cudia says:

    O Fate! A ke gje per te thene ne lidhje me kaseten e gazetarit investigative qe doje tja prishje pas intervistes qe bere me te? Per Gedecin te pyeste edhe ai…. Plere!!

  14. koli says:

    Truth will set you free Fate, ta ka thene jezusi.

  15. Who says:

    Un po i jepja makines ne lagje dhe ku dija un qe po kalonin njerez aty….. i shtypa pa dashje.

  16. qytetar says:

    Keto genjejne shume trashe.
    Nuk di asgje !?
    Po per çfare ishe Minister !!!???

  17. 1 says:

    Jam pa fjale me gazetarin .Krejt i papergatitur.Me keta gazetare tallen politikanet tane cdo dite.Pak te kishte shfletuar qofte dhe gazeten DITA do e kishte bere Mehdihoxhen te fliste me vehte .Vetem Mero Bazen lexoj me kureshtje se shpalos argumente

  18. "BOHOTINA" says:

    Ne kemi transportuar tesha, ushqime dhe trupa me makina dhe nxirrnim urdher dite. Percaktonim ne urdher shoferin, pergjegjesin e makines, pergjegjes te ganxhave te automjetit se mund te binin njerezit, rrugen e vajtjes dhe te kthimit, oren e nisjes dhe te kthimit.
    Ju transportonit municione dhe nuk behej asgje nga keto. Rrisku ishte shume i madh per te ndodhur tragjedia, shtu sic ndodhi ne fakt. Behu burre o Fate e leri denglat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje