Fatmir Mediu jep alarmin: Rusia po provokon konflikt në Ballkan duke përdorur Serbinë

8 Nëntor 2021, 19:39Politika TEMA

Deputeti Fatmir Mediu ka dhënë alarmin e rritjes së tensioneve në Ballkan, që sipas tij rrezikon jo vetëm Bosnjën po edhe Kosovën e me gjerë krejt rajonin.

Gjatë fjalës në Kuvend ai tha se Rusia nëpërmjet Serbisë kërkon të provokojë konflikt të armatosur në Bosnjë, po edhe në Kosovë për të rritur fuqinë e saj në rajon dhe për t’i bërë kësisoj presion SHBA-së e BE-së.

Po kështu ai i kërkoi qeverisë që të ‘ngacmojë’ NATO-n lidhur me raportet e fundit duke shtuar se armatosja e Serbisë me armatime të rënda, nuk bëhet për paqe.

“Rajoni rrezikon konflikte të armatosur. Të inicura nga Rusia e zbatues i tij Serbia nëpërmjet Republika Srpska në Bosnjë. Alarmi vjen nga agjenci të ndryshme të sigurisë por vendi i vetëm që ka reaguar deri tani është vetëm Kroacia. Serbia është pajisur me armë sulmuese e jo mbrojtëse nga Rusia e Kina. 

Alarmi vjen edhe nga i dërguari britanik në Bosnjë i cili paralajmëron për një konflikt të armatosur. Rusia po përgatit një konflikt të armatosur në Ballkan, që mbetet e kërkon të kthehet në rajonin e fuqizimit të Moskës. Zyrtarët rusë po nxisin Serbinë të bëhet fuqi dominuese në Ballkan duke u vënë në shërbim të interesave ruse. 

Operativë të agjencive ruse e serbe po provokojnë tensione në Kosovë e Bosnjë. Sot situata nuk është më ajo e viteve ’90. Serbia e Kina jaë fuqizuar së tepërmi dhe kanë kaluar në sulm ndërkohë që interesi i SHBA-së është i drejtuar drejt përballjes me Kinën” – tha Mediu.

3 komente në “Fatmir Mediu jep alarmin: Rusia po provokon konflikt në Ballkan duke përdorur Serbinë”

  1. Fieral says:

    Kështu është kur si Ministra mbrojtjesh (çarmatimesh më mirë), i çmontuat dhe shitët për skrap që të gjitha armatimet. Të vjetra vërte, por bam ia bënin ato. Dhe nuk ka trim apo serb, apo dreqi me të birin që nuk ruhet nga bami. Tani merrni xhixhat që keni, që të gjithë, dhe merrjani vrapit matanë detit…

  2. Haka Tekizoti says:

    Po bëhet copa si antirus për ta llogaritur si proamerikan. Me do se kjo i bën mirë në lidhje me gjyqin e çflur më në fund për gërdecllëqet e tij.

  3. Dulla komunisti says:

    Tani ti kërkohet llogari demokratit Sali Ram Berishës se ku i çoi ato armë që hapi depot perapo per ata që tani i vinë mbrapa hajdutet, gangsteret, mashtruesit. Bastarti që shkatroi vendin dhe vashdon edhe sot e kësaj dite, si ky këtu qe hedh këto batuta tani në këto kohë për ti fryrë zjarrit akoma më shumë. Të thuash se i dhimbset populli dhe vendi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje