Jo vetëm “Friends”do të kemi një ribashkim edhe për “Harry Potter”

8 Nëntor 2021, 16:38Lifestyle TEMA

Drejtuesit e “Harry Potter”po planifikojnë fshehurazi të filmojnë një ribashkim të aktorëve për 20 vjetorin e filmit. Sipas The Sun, aktorët kryesorë të filmit duke përfshirë Daniel Radcliffe, Emma ëatson dhe Rupert Grint pritet të marrin pjesë në speciale.

Aktorët e tjerë kanë marrë ftesën për ngjarjen, e cila do të filmohet në Londër më vonë këtë muaj. Drejtuesit janë frymëzuar nga ribashkimi i Friends, ku yjet si Jennifer Aniston, David Schwimmer, Courteney Cox dhe shumë të tjerë u bashkuan për herë të parë që nga përfundimi i serialit në 2004.

“Do të ishte e mahnitshme nëse do ta arrinin këtë gjë dhe do t’i kishin ofruar para të mëdha aktorëve për t’u ribashkuar. Shumë nga aktorët kanë vazhduar përpara, por filmat i çuan ata drejt suksesit. Të gjithë kanë shumë kujtime të bukura nga koha e xhirimeve së bashku. Të gjithë shpresojnë se kjo do të ndodhë”, tha një burim për gazetën britanike.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje