Vllaznia ka harruar të fitojë dhe tashmë sheh t’i largohet kreu i renditjes së Superiores.
Ndonëse luante në transfertë, skuadra shkodrane nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë përballë Egnatias, pasi sfida në Rrogozhinë ka përfunduar 1-1.
Vendasit kalojnë të parët në avantazh me anë të Besir Isenit me një super golnga distanca.
Por, Vllaznia barazon gjithçka në pjesën e parë me anë të Latifit me 11 metërsh.
Të dyja skuadrat kanë nga 10 pikë në renditje dhe qëndrojnë në mesin e artë të renditjes.