Arkeologët në Izrael kanë zbuluar se, në të kaluarën, njerëzit përdornin një unazë për të parandaluar dhimbjen e kokës pasi e kishin tepruar me alkool.
E zbuluar në qytetin Yavne, bizhuteria e lashtë mendohet se përdorej për të sjellë sa më shpejt në vete ata që e ekzagjeronin me alkoolin.
Unaza u gjet vetëm 150 metra (492 këmbë) nga mbetjet e një magazine që përmbante amfora, një lloj kavanozi që përdoret për të ruajtur verën. Vendi i gërmimit daton rreth shekullit të 7-të, rreth fundit të epokës bizantine dhe fillimit të periudhës së parë islame, megjithëse zyrtarët thanë se unaza mund të ishte edhe më e vjetër.