Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës, nisin punimet në terren, largohen shinat e vjetra

9 Nëntor 2021, 08:35Politika TEMA

Punimet për ndërtimin e linjës  hekurudhore Tiranë-Durrës kanë nisur pak ditë më parë në terren ku kompania zbatuese e projektit ka filluar me largimin e shinave të vjetra dhe traversave të amortizuara. Në terren është vendosur sinjalistika e punimeve dhe kujdesit që duhet të tregojnë qytetarët (shih foto, punimet në fillim të zonës së Laknasit).

Nisja e këtyre punimeve vjen pas miratimit të vendimit që jepte lejen e ndërtimit që kaloi në Këshillin kombëtar të Territorit në datë 21 tetor.

Ky vendim parashikonte dhënien “Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i Linjës Hekurudhore Durrës – Tiranë dhe i linjës së re hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit”, me subjekt zhvillues “Hekurudha Shqiptare” sh.a.

Projekti për ndërtimin e hekurudhës do të zbatohet nga kompania italiane INC spa e cila u shpall fituese një vit më parë me një ofertë 69.7 milionë euro.

Linja që do të rehabilitohet si pjesë e Projektit fillon në platformën e stacionit të Terminalit të Durrësit dhe përfundon pranë  ish-stacionit të Trenit në Tiranë me një gjatësi totale prej mbi 35km.

Fillimisht projekti parashikohej të mbaronte në terminalin e transportit publik në Tiranë (ku është sot terminali i autobusëve). Por, për shkak të humbjes së pasagjerëve me largimin e stacionit të trenit, është vendosur që të zgjaten edhe disa kilometra hekurudhë, në mënyrë që vetëm terminali i pasagjerëve të jetë afër ish-stacionit të vjetër të trenit, rreth 200 metra larg parkimit të sotshëm.

Projekti do sjellë modernizimin e linjës Tiranë-Durrës dhe do të sigurojë një linjë të re të rëndësishme për të dyja qytetet në Tirana International Airport.

Pritet që në vijim të rehabilitimit të hekurudhës nga projekti, dhe shtimit të trenave të rinj, mund të arrihet shpejtësia prej të paktën 100 km/orë edhe pse nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise  eshte deklaruar se Tiranë-Rinas do të përshkohet për 12 minuta, ndërsa Tiranë-Durrës për 22 minuta, me një shpejtësi prej 160 km/orë.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.

10 komente në “Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës, nisin punimet në terren, largohen shinat e vjetra”

  1. Lokomotiva me qymyr says:

    Sa do zgjasin punimet? Me siguri nja 10 vjet te mira.

    1. k says:

      Anglia e ka ndërtuar hekurudhën e parë në 1835-shqipëria 2021.

  2. Ppp says:

    Meqe ra fjala ku shkojne shinat e vjetra ose me qarte kujt do i shiten per skrap dhe ku do shkojne keta para
    Meqenese jane parate e pupullit

  3. Ppp says:

    Harrova flitet per 4800 ton hekur.
    Cmimin ta nxjerre kush eshte me i perditsuar se un per cmimin e hekurit

  4. vjeshta says:

    Largohen?????!!!!!???
    Hiqen, o idiot!!! Largohen???!!! Kanë këmbë? O idiot! Ti duhet të largohesh, nuk e di si nuk të heqin me nivelin e ulët që ke??!!

    1. Realisti says:

      Ai duhet te largohet….?! U mendoj se ai duhet te hiqet pasi duket qe eshte nje object pa tru… ?

    2. ................ says:

      Shqipen e flasin shqiptaret gjak paster. Kta gjakprishurit nuk e flasin dot.

  5. LG says:

    Po hekurudha Tiranë Durres ështe ndërtuar më 1949.

  6. Kalec Dega says:

    quk -quk-quk- lol… treni i Rames….. hekurudhe 30 km…lol

    I vetmi vend ne boten Arabe pa hekurudhe…l

  7. Ja keto ishin te mirat e demokracise se Salziut says:

    Mire hekurudha po Tirana nuk ka as stacion treni. Sala shkaterroi transpoertin hekurudhor dhe beniamini i tij Luli e la Tiranen edhe pa stacion treni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje