Ndeshja e luajtur ditën e djeshme mes Egnatias dhe Vllazninë ka prodhuar një episod mjaft qesharak ku protagonist është bërë një banor që jeton afër stadiumit ‘’Arena Egnatia’’.
Pas një gjuajtje të gabuar, topi përfundon në shtëpinë e një të moshuari i cili nuk e ka pritur mirë këtë fakt dhe nuk e ka kthyer më sferën.
Një faqe e tifozëve të Vllaznisë, ka shpërndarë një video ku shikohet një i moshuar me shkop në dorë, që nuk duket mjaft i kënaqur që i kanë prishur qetësinë.
Te shtëpia e të moshuarit kanë shkuar dhe stafi i Egnatias për të kërkuar topin, por janë kthyer duarbosh pasi i moshuari e kishte ndarë mendjen për të mos ua dhënë topin.
Një moment mjaft pikant që ka krijuar ilaritet në shkallët e stadiumit ku nuk kanë munguar të qeshurat.
Qudira, vetem ne Albanistan, ndodhin, lol
=
lol
egantia?
mur me gjemba?
ballkon jo ballkon?
o plako, skemi top tjeter…….
sa do ta kthesh topin…lol
Arnautistan, lol