Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Grupin e PD: Kush je ti që deklaron fundin e kohës së Berishës?! Ik more andej, u bëre ti!

9 Nëntor 2021, 12:55Politika TEMA

Debatet nuk munguan as dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike pavarësisht përpjekjes së kreut të PD-së për të diskutuar vetëm për veprimtarinë parlamentare.

Mësohet se kreu i selisë blu, Lulzim Basha i cili hapi mbledhjen, u kërkoi deputetëve që të analizojnë me kujdes projektbuxhetin dhe të nxjerrin problematikat.

Në vijim u tregoi deputetëve se përse do të kërkonin që miratimi i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore të shtyhej për në mbledhjen e ardhshme. Basha u ka shpjeguar deputetëve se maxhoranca kërkon që objekti i punës në komisionin e posaçëm të nisë aty ku e la në korrik të vitit të kaluar, ku përmes ndryshimeve kushtetuese bënë edhe ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor.

Por sipas kryedemokratit Basha, qëllimi i PD-së nuk është që puna e komisionit të jetë e kufizuar. Vetëm në rekomandimet ndaj PD-së ka kërkuar që objekti i punës të mos jetë i kufizuar, madje edhe nëse do duhen të bëhen ndryshime kushtetuese për të akomoduar nenet në Kodin Zgjedhor, ato të bëhen.

Kjo ka qenë edhe arsyeja e mosdakordësimit. Ndërkohë, pas përfundimit të fjalës së Bashës e ka marrë fjalën deputetja Albana Vokshi, e cila i ka kërkuar llogari Bashës në lidhje me deklaratën e dy ditëve më parë të kreut të opozitë për liderin historik, Sali Berisha.

Në mesin e debateve ka hyrë edhe deputeti Spaho, i cili i kërkoi Bashës që të mos largohej nga mbledhja pasi kishte çështje për të diskutuar, shkruan “Panorama”.  Por kreu i opozitës e ftoi Spahon që të shkonte e të diskutonte me të në zyrë. Edhe në këtë rast ka ndërhyrë Gaz Bardhi, i cili po me tone të larta i ka kërkuar Spahos që të ulë tonin e zërit.

Pjesë nga debati:

Lulzim Basha: Për Reformën Elektorale s’kemi rënë dakord. Partia Socialiste do që ta nisim punën atje ku e lanë në korrik të vitit të kaluar me ndryshime të njëanshme. Ndërkohë, ne duam që objekti i punës së komisionit të mos jetë i kufizuar. Duhet të jetë mundësia e hapur që të bëhen edhe ndryshime në Kushtetutë për të akomoduar në Kodin Zgjedhor çështje të ndryshme që mund të vijnë nga diskutimet dhe nga ekspertët. Duhet një komision që të jetë i hapur për çdo gjë.

Nuk mund ta kufizojmë vetëm në ndryshime ligji procedurale. Ndërkohë, në Kuvend duhet të jemi aktivë. Vihet re që disa deputetë nuk shkojnë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, sidomos në Komisionin e Sigurisë, ku ka deputetë që merren me punë dytësore dhe nuk marrin pjesë në mbledhje.

Alfred Rrushaj: Deri tani nuk kemi gjetur dakordësinë për objektin e punës së komisionit. Prandaj, përderisa nuk kemi pasur dakordësi deri më tani, nuk besoj se do të arrijmë konsensus deri në nisjen e seancës. Do të kërkoj që miratimi i komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore të shtyhet.

Albana Vokshi: Unë nuk jam dakord që të marr mungesat e deputetëve në komisione. Atë e bën sekretaria e komisioneve.

Lulzim Basha: Kjo nuk është për t’u diskutuar këtu, aty e ke Fredin, fol me kryetarin e grupit për këtë.

Albana Vokshi: Tani dua të flas edhe për një çështje tjetër. Ti dje ke dhënë një deklaratë për Berishën.

Lulzim Basha: Kjo nuk është në rend të ditës, nuk kam kohë të humb për çështje që s’janë në rendin e ditës. (Lulzim Basha ngrihet nga karrigia për t’u larguar)

Albana Vokshi: Ti nuk mund të përcaktosh se kur është fundi i kohës së njërit apo tjetrit. Nuk mund të bësh atë deklaratë.

Lulzim Basha: Nuk do të të marr leje ty se çfarë duhet të them në deklaratë.

Albana Vokshi: Kam shumë çështje për të diskutuar, ngjarjet e ditëve të fundit, por nuk është forumi i duhur. Sot dua t’i referohem deklaratës suaj të djeshme në lidhje me Sali Berishën. Unë distancohem nga ajo deklaratë e juaja, s’keni folur në emrin tim e as të demokratëve. Nuk jeni ju që përcaktoni kur mbaron koha e Sali Berishës apo nëse i hiqni tubin e oksigjenit! Unë distancohem nga ajo deklaratë. Ajo nuk na përfaqëson ne demokratët. Distancohem.

Gazmend Bardhi: Punë e madhe se distancohesh ti!

Albana Vokshi: Nuk po të drejtohet njeri ty, po i drejtohem atij që foli dje!

Ndërhyn Edmond Spaho dhe i kërkon Lulzim Bashës të mos largohet, duke iu drejtuar me tone të larta.

Edmond Spaho: Mos ik se unë kam për të thënë.

Lulzim Basha (duke u larguar nga mbledhja): Nuk kam kohë për të humbur me çështje që nuk janë rendi i ditës.

Edmond Sapho: Unë kam shumë për të folur për ndryshimet kushtetuese. Për vetingun në politikë. (Spaho ngre zërin duke iu drejtua kryedemokratit që u largua)

Gazment Bardhi: Çfarë ke, more Mondi, që ngre zërin. S’të kam parë ndonjëherë kaq të revoltuar. Ndryshimet kushtetuese janë ato të draftit tënd kur ishe nënkryetar i PD-së. Pse atëherë ishe dakord dhe tani nuk je dakord. Ndaj mos e ngri zërin këtu.

Edmond Spaho: U bëre ti të më tregosh mua se si të flas. Po ik more andej!

8 komente në “Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Grupin e PD: Kush je ti që deklaron fundin e kohës së Berishës?! Ik more andej, u bëre ti!”

  1. Timi says:

    Këto biseda arrogante më herët i bënin në parlament kunder Rames etj. Tani kanë rënë aq poshtë sa i bëjnë në shtëpi. Kjo parti iku për lesh.

  2. dardan says:

    PD duhet te bej ndarjen perfundimtare nga komunizmi,duhen te ndahen ata qe jane kundra SHBA dhe ata qe jane pro…. Sa me shum te zgjas kjo percarje aq me gjate do qendroi Rama ne pushtet. Ndahuni nga shpellaret e Sali NON GRATES….

  3. Zaho says:

    Nuk e kuptoni qe Saliu shfrytezoi partine qe i krijua me lejen e Ramis alise per te vjedhur e per te vendosur diktatin e tij mbi vendin ,nxori jashte perdorimit meritokracine ne PD futi korrupsionin ne drejtesi familjaret e tij jetojne e punojne duke patur nje synim ,pasurine duke grabitur pervetesuar pronen private dhe ate te shtetit.Ka patur demokrat te perkushtuar por asnjeri nuk pati te ardhme ne kete parti qe shfrytesohet vetem per pasurin familiare prandaj me vin keq per te djathten qe ka akoma njeres qe duartrokasin per kete diktator partie,qe i hodh ne sulm kur e perjashtuan nga grupi iPD akt qe duhej te ndodhte qe 97

  4. Lulzim Basha nuk pjerdh me per Berishen says:

    Lulzim Basha duhet te filloje sa me shpejt dhe me themel largimin nga te gjitha strukturat e PD to berishisteve. Urgjentisht te filloje katarsis, te fitoje sa me shume kohe. Jo si Rama tek PS ngadale ngadale dhe iu deshen disa vite. Situata ne PD eshte ndryshe, kerkon nje operacion urgjent. Te larguarit do te pellasin disa dite dhe jane te mbaruar perfundimisht. Mundesisht tu behet nje skaner i pronave, grabitjeve qe kane bere. Mendoj qe ai po vepron shume mire. Me qetesi e maturi po i godet frontalisht. Tani ai nuk pjerdh me per Berishen e jo me per keta laskarenet e goret e tjere.

  5. Blerti says:

    Vulen Luli,vulen dhe futja me vrap se ke pas Griden dhe Gazin(dy gra shume te mira).

  6. kaci says:

    Kjo gjoja carje e Lulzim Bashes me Saliun vjen ere. Dalngadale Luli po na rehabilitohet si nje demokrat i mire e i panjollosur, kjo edhe pse ky larv moniste ka qene qen i bindur i krimeve si ekonomike ashtu dhe politike te Sali serbit. Mos e hani sapunin per djath se kjo behet ne bashkpunim me Saliun qe Lul bycka to konsolidoj pozitat ne PD dhe te largoj imazhin qe Saliu e drejton. Ka shume mundesi qe Amerikanet te jene pjese e ketij skenari ne bashkpunim me vete Saliun. Lexoni se cfare tha Grenel ne Korrik ne menyre indirekte per Berishen dhe e merrni vesh se ku fle lepuri. E mjera Shqiperi thuj.

  7. Une jam dakort me qendrimet e kryetarit te PD z Lul Basha.Ka ikur koha e Berishes. Se ne te vertete Berisha u pasurua nga ajo parti. Tani le te pasurohet edhe Luli.

  8. Pilo Lala says:

    PD eshte gjithe kohen Partia e “Trimave”..
    Cudi si nuk ka treguar muskujt Flamur Noka ne kete mbledhje kaq te “rendesishme”
    Keta jane parti horrash. Dhe laraskash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje