Evi Kokalari-Grida Duma, dueli femëror i betejës Berisha-Basha!

10 Nëntor 2021, 19:09Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Evi Kokalari u bë e njohur në televizionet shqiptare gjatë periudhës së tërmetit, kur ajo ndikoi që të mbledhë ndihma për t’i dërguar në Shqipëri.

Një aspekt që i dha një reputacion publik për në Shqipëri. Por në kohën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, zonja Kokalari u përfshi fort pro Donald Trumpit në komunitetin shqiptar, së bashku me Richard Grenellin e shumë emra të njohur të atij komuniteti.

Problemi ishte se si Kokalari, ashtu edhe Grenell, nuk duhej të bindnin shqiptarët e Nju Jorkut, pasi ky shtet në zgjedhje presidenciale është totalisht pro democrat, por lufta ishte në Muchigan ku ishin shqiptarët,. Kurse Grenell u përqëndrua në Wisconsini ku ishin serbët.

Në një shkrim që bëra gjatë kohës së fushatës presidenciale  komunikova me disa njohës të situatës së komunitetit shqiptar në shtetin e Michiganit, e ku doli se si Grenell, ashtu edhe zonja Kokalari nuk do të arrinin të përmbysnin rezultatin. Në zgjedhjet e vitit 2016, atje fitoi Trump, por në 2020 votat i mori Joe Biden.

Pas atij zhvillimi Evi Kokalari nuk se përfaqëson asnjë emër të rëndësishëm të Partisë Republikane në SHBA, as një emër të komunitetit shqiptar në SHBA. Edhe pse ai komuitet nuk është më si dikur, është më i ndarë se asnjëherë.

Rëndësia e tij ishte më e madhe në Michigan sesa në Nju Jork, e kjo është vënë re prej vitesh kur Barack Obama si president, e rrjedhimisht kryetar de fakto i Partisë Demokratike kandidoi atje një shqiptare për kongresmene, e cila nuk fitoi.

Një prokurore mjaft e njohur në shtetin e Michiganit, Suzana Shkreli, e cila erdhi edhe në Tiranë të ndihmojë prokurorinë që të arrestojë politikanët e korruptuar është gruaja më e rëndësishme që arriti majat politike. Michigani prej shumë vitesh quhet një shtet kyë për zgjedhjen e Presidentit.

Kurse Kokalari, edhe pse ka një njohje në ambjentet e Organizatës Trump ku ka punuar në sektorin e pasurive të paluajtshme, fuqia e saj nuk ka qenë asnjëherë potenciale.

Edhe pse është hequr sikur ka fuqi vendimarrëse. Gjatë qeverisjes 4 vjeëare të presidentit Trump, Kokalari nuk ka pasur asnjë zë, si në administratë e as në parti. Sulmi i sal apo aksioni në mbështetje të Berishës, duket krejt jo normal krahasuar me veprimin e politikës së lartë amerikane.

Përveë qeverisë, ka edhe segmente të Kongresit që mbështesin ndëshkimin e Sali Berishës. Republikanja, Joni Ernst  senator e shtetit të Iowa një shtet kyë si për republikanët por edhe për zgjedhjen e presidentit të SHBA prej vitesh, ishte për vizitë në Shqipëri, e deklaroi hapur “Çrrënjoseni korrupsionin kudo që të jetë. Ne jemi totalisht kundër korrupsionit”.

Të gjitha këto argument mjaftojnë për të rrëzuar narracionin politik të Evi Kokalarit, e cila po synon që të bëhet “Grida e Berishës”, ndaj po e sulmon grida Dumën, e cila realisht është gruaja që ka një mbështetje të fortë tek militantët e thjeshtë të PD-së.

Por Kokalari nuk ka bërë asnjëherë betejë në Shqipëri, as në PD e as në emigracion, edhe pse është pjestare e një familje të njohur.

Grida Duma ka kohë që e shpotit doktorin, madje sot deklamoi atë që në opinionin public shqiptar dihet prej kohësh; që diegia e mandateve vërtetë u shpall nga Basha, por u imponua nga Sali Berisha.

Natyrisht bashkë me Ilir Metën. Sot Grida fha vetëm një pjesë të këtij fakti, që natyrisht do të bëhet më e plotë në ditët në vazhdim, kur do t’I happen fletët mirë lakrorit.

E për këtë Kokalari po sulmon Gridën, që ta sfumojë sulmine  saj ndaj Berishës, që duket se ngjit shumë në militancën e PD-së, por edhe të konfigurohet si zëvendësja e saj bjonde me “berishën-kryeministër”. Do të ngjisë vallë…?!

5 komente në “Evi Kokalari-Grida Duma, dueli femëror i betejës Berisha-Basha!”

  1. Supaxhiu 300 evro says:

    Mè lodhèn me kètè sorrèn e gjirokastrite duke persèritur familjen e saj e njohur etj etj!Atèhere duhet tè prezantohemi me emrin e familjes dhe tè shikojm sa peshon familja e kèsaj sorrès dhe shumè familje patriotike shqiptare,prandaj mos na hapni barkun me kètè fytyrèn qè tremb edhe talebanèt nè tv.Kjo me anen financiare te riberishes kendon si gjeli maj plehut,po rrotullohet si ajri nè mbathje .Mos i jepni hapsir nè tv dhe gazeta ndryshe do tè kèrkoj dhe unè hapur tè prezantohem per tè drejtuar PD èn.Si mund te drejtoj PD njè familje mafioze si Birisha?Gjith familje e perfshir ne afera mafioze ,vrasje ndersa kjo kukumjaçka Kokalari e mbeshtet vrasesin e 21 janarit por na kritikon regjimin e e e,hoxhes kur babai i saj i qet punonte doktor ne qender te Tiranes ,esht kontraditore me vehten e saj,nqs eje kunder vrasesve atehere perse digjesh per Birishen?Mos u hap si vaji ne lakra me Grenel e trampra se nuk ju vershellejn shqiptaret e amerikes ,e moren vesh se nga vjen dhe kush je ,jeni me ata qe lobojn per serbet .Prandaj mos na shqeteso me se ke dhe nenshtetesi greke nga mbiemri,ik e permjer ne dyert e grekeve.

  2. ceni, boston says:

    Kokalari njihet nga Tiransit e moshes se saj si nje intrigante, e pacipe dhe mashtruese ordinere. Cuditem se si mund te lakoni nje emer te tille. Kokalari ka miqesi me Shkelzen Berishen por e verteta eshte se nuk ka asnje influence ne emigrantet shqiptaro-amerikane. Shqiptaro-amerikanet jo se jane te percare por shikojne punet e tyre personale dhe ndjenja e komunitetit eshte shume e ulet. Asnje nga Partia Republikane ne Amerike nuk i ka caktuar ndonje detyre Kokalarit qe paraqitet neper fote me disa ISHER por qe sot nuk kane gje ne dore. E vetjmja gje qe ben Kokalari eshte se paguan per te shkuar ne ato qe quhen “foundraiser meeting” ku kundrjet pageses te biletes cdo amerikan mund te mare pjese.Aty eshte dhe vendi dhe mundesia e saj per te bere fotot qe paraqet. Kaq! Ajo perfaqeson vetvehten.

  3. labi says:

    Te dyja jane bija te ish spiuneve te sigurimit,per Kokalarin dolen letrat,e per te jatin e znj Suma e di gjith Durresi,keta jane pra ato qe i shkojne Salihit mbrapa.

  4. joel shkodra says:

    Le te perrallisin sa te duan kushdo e kudo. Po nuk u denua Saliu e cilido shqiptar nga drejtesia shqiptare (meqe nuk mund te mohohet se eshte shqiptar), te gjithe “rrahin uje ne havan”, edhe Amerika qe me nje “non grata” nuk i ben asgje as Berishes, as kujtdo tjeter qe mund te cilesohet i tille.

  5. Bolena says:

    O Evi qe te krahasohesh me Griden mjafton te shkosh prane pasqyres dhe ti hedhesh nje sy vetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje