Kryeministri holandez: Jemi dakord që të nisni negociatat sepse keni bërë progresin e duhur

10 Nëntor 2021, 13:21Politika TEMA

Kryeministri  holandez Mark Rutte ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë këtë të mërkurë. Ai është takuar me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, në ambientet e Kryeministrisë.

Mes të dyve pati një komunikim për mediat në fund të takimit, ku Rutte tha:

“Më mirë është të mos debatojmë, por të punojmë së bashku. Për të nisur konferencën e parë Ndërqeveritare është thelbësore të zgjidhim bllokimin e Bullgarisë. Do të kemi zgjedhje të dielën. Do të vizitoj edhe RMV. Keni bërë kaq shumë përparim në kaq shumë çështje dhe kjo është arsyeja pse biem dakord që të fillojmë këto negociata sepse për të qenë të drejtë është bërë progresi i duhur. Jam i shumë i lumtur që të dyja vendet tona po zhvillojnë lidhjet dypalëshe në një mënyrë të thellë dhe të kënaqshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje