Për inat të Bashës, tani mburrim Erion Veliajn

10 Nëntor 2021, 11:13Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka vlerësuar punën e kryebashkiakut Erion Veliaj për pastrimin e qytetit të Tiranës.

Gjatë seancës dëgjimore me Shoqatën për Autonomi Vendore për “Buxhetin e vitit 2022” në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Spaho u shpreh se pastrimi në Tiranë ka një përmirësim të dukshëm krahasuar me 6 vjet më parë, duke ironizuar në këtë mënyrë Lulzim Bashën, i cili e drejtoi Bashkinë e Tiranës për 4 vite.

“Unë kam një pyetje për z. Veliaj. Paraprakisht, duhet të them që ka një përmirësim pastrimi i qytetit të Tiranës, është i dukshëm, megjithatë desha të dija, a do investojnë kompanitë e pastrimit në teknologji?”, tha Spaho, duke goditur në mënyrë indirekte 4 vjeçarin e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë që Spaho ka dalë hapur pro Sali Berishës, në betejën e tij kundër Lulzim Bashës.

2 komente në “Për inat të Bashës, tani mburrim Erion Veliajn”

  1. nje qytetar says:

    Ja dhe Mondka, apo Qoftja sic e perkedhelnin ne oborrin e PD kur aty ishte ne ballkon Berisha! Ne politike gjithmone ka belbezuar dhe ky beldezim i eshte vleresuar gjithmone nga Doktori qe vdes per belbacuke (nje te tille, Tit Patozen e mbajti nen Kryetar e Kryetar grupi parlamentar sa ishte ne PD)

  2. Monda says:

    Basha si kalama nuk eshte politikan, me ketd politike si po ben Rama 100 vjet do rrije ne pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje