Berisha rrëfen bisedën me Bashën: Më tha se po e kërcënonte Yuri Kim, i thashë thuaji ambasadores që s’pyet Sali Berisha për kërcënime

9 Nëntor 2021, 19:39Politika TEMA

Gjatë foltores së mbajtur në Pogradec, Sali Berisha rrëfeu bisedën me kreun e PD Lulzim Basha disa ditë para vendimit për pezullimin e tij nga grupi parlamentar demokrat.

Berisha deklaroi se i tha kreut të PD-së që t’i thoshte ambasadores Yuri Kim se “nuk pyet Sali Berisha për kërcënime”.

“Tek sovraniteti, më vjen më thotë, si t’ia bëjmë se ambasadorja kërcënon, i thashë i e di si është puna Lulzim, i thuaj mos u bëj qesharake me kërcënime, nuk pyet Berisha për kërcënime.

Absolute. Nuk kërcënoj njeri, nuk më kërcënon njeri. I them që mandati, kurrë sa ky vend të jetë i lirë dhe jo koloni, të diktojë kush do hyjë në Parlament dhe kush nuk do hyjë përveç zgjedhësve të këtij vendi.

Çështja e sovranitetit miqtë e mi në pamje të parë është një fjalë, por me lavdi apo pa lavdi pak kush mund të ketë derdh gjak më shumë se në për atë sovranitet.

Ne e kemi paguar shumë shtrenjtë sovranitetin dhe në fund ia kemi dalë sepse na ndihmoi Wilson. Harroje i them unë, unë në parlament do futem.

Dhe i kam thënë, një parti që mendon se duhet të dorëzojë sovranitetin e vet, nuk duhet të ekzistojë kurrë në Shqipëri.

Siç dorëzon sovranitetin e saj, nesër dorëzon të vendit, po më tha ai, ke të drejtë, dhe iku. Pas një jave më merr ne telefon dhe më komunikon një vendim që nuk kishte asnjë lidhje, nuk mund ta merrte kurrë”, tha Berisha.

8 komente në “Berisha rrëfen bisedën me Bashën: Më tha se po e kërcënonte Yuri Kim, i thashë thuaji ambasadores që s’pyet Sali Berisha për kërcënime”

  1. Floriri says:

    Se mbas qafë e ke nga Amerikani vashdo kështu mëru me të. Do te të vi andej nga ske per ta pritur si dhe shumë të tjerë që janë mare me të, po ulë by…. en.

    1. Zeni biri i Qenit says:

      Me tha ,i thashe genjeshtari i lindur nuk dorezohet. Edhe Ali Komiku i Sadamit nuk kishte kaq gallata. Grandel donte ndarjen e Kosoves,Saliu e kundershtoj.Sorrosi ja futi Saliut se i doli kunder Grandell. Grandel erdhi ne Shqiperi te shpetoje Saliun nga Sorros.
      E vetmja e vertete ne kete histori eshte biseda telefonike e Saliut me Lulin kur e perjashtoj nga grupi i PD
      Me konkretisht ”Alo jam Luli” ”Kush Luli” ”Ai qe ta nguli”

  2. Red says:

    Kur do kalbin kete mortje qe i shkaterroi jeten Shqipetareve.
    Si nuk doli nje Avni Rustem ta kishte shpetuar ate vend nga ky kolere. Ptu

  3. american16al says:

    Keta jane politikanet tane, bisedat konfidenciale i bejne publike neper kafene dhe pastaj besoji atyre sekrete shteterore te nivelit te larte ndershteterore, kjo eshte maskarada e politikaneve shqipetare qe jane nje grup bazhibozukesh ordinere injorant qe jane ne politike per business personal dhe se partite dhe vendin e konsiderojne pronen e tyre, populli shqipetare mos te ankohet se zgjedh ata qe meritojne. Te vjen keq. ??

  4. enveri says:

    He me te lumte o Sali djali, edhe une nuk pyeta kurre per imperjalizmin Amerikan bile kam dashur ta pushtoj Ameriken…..

  5. LG says:

    Ambasadorja Kim është SHBA në Shqipëri.

  6. Sul Koburja says:

    Te shohim si do sillesh ne qeli,se Likja 2 ore te arestoi e dukesh i dhjere ne polici.

  7. Loni pe Kolkondasi says:

    Po si mund të pretendojë Shqipëria të bëhet pjesë e Europës, sikur të mendohej një rikthim i mundshëm i kësaj specie në krye të vëndit? Për çfarë sovraniteti e ka fjalën ky i marrë? Në drejtim të sovranitetit po bëjnë heqje dorë shtete që kanë qënë perandori, si Italia, Spanja, Franca, po heq dorë edhe Gjermania, Austria, Suedia, Danimarka, Holanda, Greqia, e të tjerë, thjesht se mbështsin një Europë të Bashkuar, ky gjenë kohë të shpërndajë të tilla dokrra sovraniste? E çuditshme! Politikisht kjo tregon një shqepje përfundimtare nga ment e kokës. Dokrrat sovraniste kanë mbështetje vetëm nga diktatorucë të tipit Urban, të cilët nuk duan kurrsesi të largohen nga froni ku sundojnë, jo drejtojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje