Berisha: Nesër do të dorëzohen 4,200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

9 Nëntor 2021, 18:21Politika TEMA

Sali Berisha ka treguar sot nga Pogradeci dhe janë mbledhur 4,200 firma për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Berisha u shpreh se nesër firmat do të dorëzohen zyrtarisht dhe këtë e quan një lajm të keq për Lulzim Bashën, të cilit i bëri thirrje që të përulet dhe të dëgjojë demokratët.

Për sa i përket peng kryetarit kam një lajm shumë të hidhur për të, por një lajm shumë të mirë për të gjithë ju. Nesër dorëzohen 4 mijë e 200 firma për Kuvendin Kombëtar. I them kryetarit pa parti: Përkulu para anëtarëve të partisë demokratike.

4200 kanë firmosur, por 10 mijë të tjerë do të vijnë, do të jetë festa më e madhe e Partisë Demokratike, do të jetë triumfi i saj, do të rikthehet më e fortë se kurrë. Rroftë Partia Demokratike, rrofshi ju, rroftë Shqipëria”, u shpreh Berisha.

3 komente në “Berisha: Nesër do të dorëzohen 4,200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar”

  1. emigranti says:

    hajduterit dhe drogaxhijte kane hedhur firma

  2. kur do zere mend njeriu says:

    Po kujt do ja dorezoj firmat ky, Fazlliçit?!

  3. Lanabregesi says:

    KY eshte nje lajm I mire per Shqiperine dhe shqiptaret,rikthimi i kriminelit Sali Berisha e vulos perfundimisht se detashmenti fashist PD,nuk kthehet me ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje