Foltorja e Saliut dhe halli i amerikanëve

9 Nëntor 2021, 19:01Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Sado të përpiqesh ta relativizosh vizitën e senatorëve amerikanë në zyrën e Bashës, vizitën e Riker apo ato të ambasadores Yuri Kim që tashmë janë rutinë, një fakt është i padiskutueshëm: SHBA po investohen thellësisht në mbajtjen e Bashës në krye të PD. Pa dorashka, ata janë në krahun e tij dhe kundër Sali Berishës. Dhe kjo shkon përtej betejës rutinë të politikës së brendshme.

Të gjithë tashmë jemi të vetëdijshëm se me rënien e Zaev në Maqedoninë e Veriut, erëra siberiane po fryjnë në Ballkan. Shkupi është në teh të shpatës. Ndërkohë në Mal të Zi kemi një qeveri aspak refraktare ndaj Moskës.

Kurse Serbia ka filluar rishtas të jetë aktive jashtë kufijve të saj zyrtarë. Bosnja është objekti i parë i Beogradit. Kurse Prishtina mbetet ende një enigmë nëse kryeministri i saj e percepton realisht përgjegjësinë që ka marrë dhe në krahun e kujt duhet të jetë. Dhe në këtë mes ishte mangut edhe Sali Berisha me Foltoren e tij.

Tashmë gjithkush është i qartë se njeriu që u damkos familjarisht, nuk shikohet si përfaqësues i interesave amerikane në Evropë. Asgjë nuk ndodh rastësisht dhe aq më pak damkosja e ish kryeministrit të një vendi aleat me të cilin ke bërë aleanca dhe pakte të rëndësishmë.

Tashmë Berisha në sytë e amerikanëve minimalisht është politikisht i paqëndrueshëm për interesat e tyre; kurse realisht është i dyshuar për aleanca fluide mes lindjes e perëndimit. Gjithsesi në shkallën e dënimit që i është dhënë nga Departamenti i Shtetit, Berisha nuk ka marrë ende penalizimin maksimal. Dhe shkaku është pikërisht qënia e tij si udhëheqës i një vendi aleat.

Për shqiptarët është e qartë e kaluara e gjithë këtij personazhi. Për amerikanët tashmë është imperative që ti presin krahët pasi e kanë kuptuar që njeriu që e përkrahën për 25 vjet është gati të bëjë pakt edhe me djallin për hir të interesave të tij familjare. Ndaj edhe janë investur tek Basha duke i bërë shpatullën mbështetës.

SHBA nuk mund të lejojnë që fronti i tyre në Ballkan të gërryhet në një pikë që ata e konsiderojnë nevralgjike dhe ca më pak të lenë Shqipërinë pa një opozitë reale dhe qeverinë shqiptare pa një kontroll të brendshëm.

Por natyrisht që si opozitë nuk kanë prasysh pjellën që do të dalë nga foltorja. Për ta Berisha dhe çfarë vjen prej tij është një njeri i rrezikshëm dhe i kompromentuar. Rrjedhimisht i pavlefshëm.(Dritare.net)

11 komente në “Foltorja e Saliut dhe halli i amerikanëve”

  1. 1 says:

    Po besoj se Berisha eshte derguar per ta rafshuar shqiperine si denim per popullin qe i vuri kazmen kulteve fetare.Nuk ka si spjegohet ndryshe qe prokuroria eshte frikesuar aq shume sa dihet boterisht qe i biri ishte perfitues i gerdecit dhe njeri nuk guxoi ta pyeste ne cilesine qofte dhe te personit qe ka dijeni.Saliu do vihet ne krye te PD dhe do e sfidoj Ameriken.Nje gje nuk e kuptoj cdreqin e mbajne atje Luan Hoxhen ,cfar di ai ,le ta sjellin ketu apo dhe ata nuk duan te pleksen me Zenin se mos di shume dhe u nxjer te palarat Amerikaneve me aferen e gerdecit

  2. kur do zere mend njeriu says:

    Me duket se dhe shqiptaret do ta hane si afganet duke u larguar amerika dhe pastaj, do keni prape Fazlliçin ne krye te qeverise, por kesaj radhe do te jete me keq: talebanet shqiptare do te bejne kerdine se kane kaq vjete qe spo marrin gje. Prandaj ai popull qe ka ngele, ne qoftese do te shpetoje nje here e pergjithmone, duhet te zhdukin Sali Berishen, ndersa drejtesia, prokurore e gjyqtare do mbajne pergjegjesi historike per Shqiperine, por jo me pak edhe fizike se do behet bjeri ti biem pastaj duke zgjidhur dhe problemet qe kane ngele pezull kaq kohe.

  3. Dardn says:

    Perfundimisht Amerika do te terhiqet nga Shqiperia sic u terhoq nga Afganistani dhe ketu ne pushtet do t vine Salibanet.

  4. Roland says:

    E nxorret te birin e kriminelit?

  5. Sul Koburja says:

    Foltorja eshte nje kembane e nje katastrofe per Shqiperine qe do behet nje toke e mbaruar .Sali Berisha e kaluara qe shkaterroi pafund dhe e ardhmja e tmerrshme .Shpresoj qe se shpejti te jete aty ku e meriton.

  6. Brekushet e Xhungës says:

    Işik Hila hamendëson shumë sufllaqe pas këtij artikulli plot xhunga. Edhe nga Lulqimi edhe nga Rami(zi). Ndjek kurset e Mamaqiut ky vezor glasabërës. Do ta bëjë Rami(zi) minister per satelitet dhe indigjenët.

    1. devolliu says:

      Nga shkruan ti , nga psikiatria ? Hajvan i pa cipe .

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Foltorja anti Basha !
    Basha qendrim gojë mbyllur.

  8. Vranakonti says:

    Kjo qe thone komentuesit me larte se shqiperia do katandiset si mos me keq dhe do behemi si Afganistani,eshte e drejte dhe e vertete. Me fitoren e Sali Berishes ne krye te PD-ke.Amerika ka per t’u larguar dhe njerzit do bjen pre e mllefeve dhe agresivitetit te simpatizanteve e anetareve te PD.ke dhe ketu do te behet nje kasaphan nje katrahure me keq se ne vitin e mbrapesht 1997.Zoti na ruajt nga Sali Berisha.Ai e shkaterroi shqiperine,e beri shkrum e hi bashk me ata qe e ndjekin neper foltore.

  9. Nje mergimtar says:

    Z. Hila,po na flet per dy copa te se njejtes” parti “,qe vendit i kane nxierr brinjet.Amerikanet shohin interesat e tyre dhe nuk u intereson se kush ehte ne krye te PD-s apo te PS-s, eshteLuli,Rama,Berisha,Iliri a Monika.Sy dale e pa mend jemi ne ,qe bejme tifozllek per ta.Ne keto 31 -vjet pluralizem, pasi u c’thur gardhi i ndertuar ng PP-ja,vec pergysemimit te popullsise,lenies se pleqve te braktisur ne shenjterin e tyre ,asgje nuk kemi pare.
    “LUM KUSH TE RROJE,TA SHOHE ZONJE”(Shqiperine).

  10. Thithlopa Hila says:

    Je nje vemje e shperfytyruar me gjithe keto larvat qe komentojne ketu. Berisha dhe Amerika e vertete jane aleate. Ti edver pederi juaj, vices e serbise dhe soorat jeni veze te prishura. Berisha eshte krenari kombetare. Ti thithlopa hila ik e krruju ne paktin e varshaves. Berisha eshte pro-Amerikan, perendimor, konservative me fleren e familjes dhe jo si juve qe mataroni motrat tuaja dhe i emeroni Prinder 1 dhe P2 se nuk doni qe mami te jete motra dhe babi vellai. Pershembull Ram pleheri e akuzoi te jatin e tij per baba te femijes. Tani eshte Gjyshi-Baba me konotacionin P1. Pra jeni larva te pshtira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje