Berisha non grata, Kreshnik Spahiu: SHBA nuk do ta arrestojë SPAK, por ta vrasë Basha

9 Nëntor 2021, 21:20Politika TEMA

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV, Kreshnik Spahiu ka komentuar aktualitetin politik në vend duke u fokusuar te situata në PD dhe aksioni politik i Sali Berishës për t’u rikthyer në PD.

Spahiu ka komentuar edhe vendimin e SHBA për shpalljen non grata të Berishës, ku sipas Spahiut, vendimi i SHBA për shpalljen non grata nuk ishte për Berishën por për berishzimin, pra për të shkatërruar Berishizmin dhe këtë forcë politike e cila përfundimisht do të përgjysmohet.

Spahiu shprehet se SHBA nuk do që Berishën ta arrestojë SPAK por ta vrasë politikisht Basha.

“SHBA ka bërë një bilardo diplomatike, e kishin të thjeshtë t’i thonin SPAK të arrestonin Berishën. Por jo, nuk e bënë këtë, i thanë Lulzim Bashës vrite Berishën politikisht.

E bënë këtë sepse ishte mundësia më e mirë për ta fundosur partinë Demokratike, si një mundësi që të lindin lëvizje të reja politike dhe për të sjellë rotacionin politik, sepse iu ngeli establishmenti në dorë amerikanëve, nuk heqin dot Edi Ramën se nuk ka kush vjen, sepse ka bllokuar radhën se ka vendosur bunkerin PD dhe nuk e hap radhën dhe duke i vënë të dy kundër njëri tjetrin e ndajnë PD në dy copa.

Nuk e gjen dot sot një forcë politike të jetë kaq antiamerikane se sa PD. Vendimi për shpalljen non grata nuk ishte për Berishën, por për Berishzimin, për të shkatërruar Berishizmin dhe këtë forcë politike, e cila përfundimisht do të përgjysmohet. Kushdo që ta marri Sali Berisha apo Basha kjo parti do të shkojë drejt fundosjes. SHBA i është dashur të eleminojnë berishizmin dhe jo Berishën si individ dhe duan që Basha ta vrasë atë politiksht.

Amerikanët kanë përgatitur një plan B, nëse Berisha merr PD, ato kanë planin e izolimit total të PD, përjshtimin nga të gjitha partitë europiane”, u shpreh Kreshnik Spahiu.

4 komente në “Berisha non grata, Kreshnik Spahiu: SHBA nuk do ta arrestojë SPAK, por ta vrasë Basha”

  1. Vranakonti says:

    Zoti Kreshnik,te lumt goja. Fjalet e tua ne vesh te perendise. Do zoti vjen nje dite qe PD-ke, kjo parti fashiste,qe dogji dhe shkaterroi shqiperine, ka vrare e ka sakatuar shqipetar te pafajshem,te dalin jashte ligjit si parti terroriste.

  2. undefined sunmmutus says:

    ?
    =
    ja dhe nje do b ic tjeter shfatar i qut shqipfoles sunit…..

  3. Samy says:

    Niku me pantallona cowboy me floke te pa lara me bisht dhe nuk lante dhembet. E coi
    Semihaja prej veshi ne shkolle nate se po ngelte ne klase te Petro Nini. Kar komplet

  4. Xha Spiro says:

    Për Nikun: Coronavirusi zaptoi botën, ka vrarë mbi 5 milionë njerës. Ç’farë po bëhet? Bota e shëndetit u mobilizua prodhoi vaksina dhe po e lufton Covid-shizmin. Por mos harro Nik hetimet për të gjetur krijuesin po vazhdojne… Pse? Që krahas perdorimit te vaksinave të vrasin dhe prodhuesin. Nuk është zgjidhje vetëm vrasja e pasojes, por krahas pasojes duhet patjetër vrasja e shkakut. Dhe ajo që ju na servirni nuk është zgjidhje shpëtimi per popullin, por ndihmon prodhuesin e Covid-it. Hiqni dorë nga mbrojtja e së keqes. Ose bashkohu me të keqen. Kjo është një këshillë jo vetem per ty por dhe për të tjerët kushdoqofshin. Tung
    Xha Spiro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje