Nga Gert Gjyzeli
“Nuk më kishte shkuar kurrë ndër mend se do të vinte një ditë që me vullnetin tim do t’i jepja këto copëza kujtimesh për botim e t’i shihja të shtypura edhe në libër”.
Me këto fjalë për ‘’kamandantin e shkuar’’ e nis librin e tij me kujtime (reale apo te stisura nuk e dijmë) Shefqet Peçi, titulli i të cilit libër është huazuar dhe në këtë shkrim.
Titulli me të cilin u pat emërtuar ky libër (jo libri) më pat bërë gjithmonë përshtypje dhe m’u kujtua sërisht këto kohë tek shoh herë pas herë turin e filluar nga ish-drejtuesi i PD-së në takimet me grigjën e tij.
Ashtu siç Shefqet Peçi, ndoshta dhe turmat e demokratëve (berishistë) mund ta ndjejnë veten këto kohë të surprizuar dhe të kënaqur që erdhi dhe “dita e tyre’’ për të parë e për të jetuar faktin që komandanti i tyre u bë sërish protagonist kryesos në terrenin shqiptar të së djathtës dhe në politikën shqiptare gjithashtu.
Ajo që fillimisht u pa si një fund i padenjë për një komandant (të imponuar) të së djathtës shqiptare pas deklarimit “non grata” nga SHBA-të, po rezulton si një boomerang ku “viktima” po kthehet në hero dhe, me energjinë që ka shpalosur ndër vite, po përpiqet që të shfrytëzojë këtë situatë që çuditërisht pak nga pak po kthehet në favor të tij.
Vështirë se ata që e nisën këtë lojë, “non grata”-n, t’i kenë bërë llogaritë gabim por ndoshta kanë një plan të tyre B, dhe nëse ai nuk ecën siç duhet atëherë një plan të tyre C e me rradhë, por dëmi që i bënë shoqërisë shqiptare në këtë rast është jo i vogël, duke u bërë shkak që me lëvizjen e tyre të rikthehej në skenë (nga prapaskena) kjo figure, e cila pa teprime mund të thuhet se është prej shkaktarëve kryesorë (në mos kryesori) për pasojat që vuan ky vend sot, i menaxhuar keq nga këto “komandantë e komisarë’’ të pas viteve ‘90.
Ky “komandant” rrishtazi ka manipuluar me turmat e së djathtës, ashtu siç manipuloi me to dhe me shqiptarët në përgjithësi në dhjetorin e bukur e të paharruar te vitit ‘90, ku një pjesë e shqiptarëve të rraskapitur nga modeli social-politik i zbatuar nga shteti dhe pushteti i kaluar, panë tek ky person dhe tek të ngjashëm të tij në ato vite, mundësinë për t’u shkëputur nga e shkuara por pa e ditur dhe pa i shkuar ndërmend se si do qe ardhmja pas viteve ‘90.
Ky personazh nuk mund të ishte për shqiptarët në ato vite dhe më pas as si elektriçisti polak i “Solidarnost”-it Lech Valesa, aq me pak si intelektuali çek disident Vasllak Havel, e as si ndonjë personazh tjetër protagonist i atyre viteve, por pak nga pak ngjan më shumë si një nxënës apo mësues i Lukashenkos apo i ndonjë tjetri të ngjashëm.
Fatura është e gjatë: kaosi me pronat dhe pasojat e saj, fajdet, kontrabanda, kanabisi, Gërdeci, 97-ta, 98-ta, korrupsioni, vrasjet, krimi shtetëror dhe joshtetëror etj, por pavarësiht këtyre kjo figurë është akoma e dashur dhe jo “non grata” tek shumë shqiptarë të djathtë.
Nuk mund të mos vesh re në këto takime të ndërmarra prej tij se të gjithë komponentët e skenës janë të njëjtë si në 30 vitet e shkuara, ku më shumë spikatet ajo e përheshmja dhe që nuk shmanget asesi, ajo e cila është dhe trashëgimnia më e keqe në politikën shqiptare e këtij personazhi, denigrimi i armikut (në disa raste dhe e ish-mikut) deri në frymën e fundit, me akuza të vërteta e të pavërteta, më gënjeshtra e trillime, me fyerje, kërcënime etj.
Duke mos dashur të zgjatem më shumë, më duhet të them se duke parë pjesëmarrësit e shumtë prezentë në takimet e kryera rrishtazi të demokratëve, më vjen ndërmend një shprehje e njohur që thotë: Nëse bëni gjithmonë atë që keni bërë gjithmonë, është mundësia (ose rreziku) se do të merrni gjithmonë atë që keni marrë gjithmonë.
Dhe në këtë rast është rreziku se këto turma ndjekësish partiakë do marrin atë që kanë marrë gjithmonë turmat në Shqipëri nga komandantët e tyre, shpërfilljen, abuzimin dhe manipulimin me to.
Por dhe pas kësaj, refreni ka qenë ai i njëjti: Rroftë komandanti!
Nje shkrim perfekt , complimenti .
maloq, leber, i meritoni………si BERISHEN dhe Ramen……..
Rrofsh o KOMANDAR qe na krijove partine NON GRATA….. SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER….
Cohuni o shpellar se u bete dru duke pire bar….
Komandant na mori malli ,ngordhe ti na plasi c…i.
Komplimente për shkrimin,ke goditur atje ku duhet është absurde që sot në vitin 2021 të shikosh turma të marrosura mbas s.berishës.
Shkrim i mire.
O Tema, na botoni ndonje shkrim te Frrok Çupit.
Mose i meshoni me ,se shkuares ,se c’fare ka bere ky demon per Shqiptaret.Problemi eshte se c’fare do te behet me keta tipa ne BALLKAN””????
Atehere ka dy rruge per ta ndryshuar Balkanin.
E para eshte qe tipat si ky po punojne forte per te destabilizuar BALLKANIN ,duke pregatitur nje terrene lufte po me armet e SERBIT qe bleu nga Ruset,duhen izoluar sa me pare .
E DYTA NJERZEVE TE TILLE TASHME TE PROVUAR ,DHE MOTIVUAR VETEM PER TE BERE KEQE NUKE NDRYSHOJNE KURRE .DUKE MOSE PRITUR TE MIRA NGA KETA TIPA NE BALLKANE ,PERSE NUKE DENOHEN NGA KRIMET E SE KALUARS????? ,C’FARE PO PRITET?????????????
Komplimenta
Kur vepron si bande, kuptohet, shfaqje te tilla do te kete. Per aq kohe sa kryetari i bandes eshte gjalle, pasuesit fanatik, te cilet nuk mund ta kuptojne jeten pa nje kryetar bande, jane te gatshem per cdo urdher dhe veprim. Berisha nuk mund te sjelle kurre nje forme qyteteruese jetese, menyra e tij e ushtrimit te pushtetit eshte ajo qe sundon ne vendet me shumice muslimane ose ne ato ishkomuniste. Pra, prapambetja e botes lindore, ne nje forme apo ne nje tjeter do shfaqet me sundimin berishjan.
Por ajo qe te vjen keq, qendron ne faktin, se edhe krahu i PS eshte e njejta gje, Edi Rama sundon me dore te hekurt Partine, e mbeshtet forcen ne kriminel dhe aventurier te rrezikshem, duke vene ne veshtiresi deri ne bllokim te plote aktivitetin e njerzve te arsyeshem. Eshte ky qendrim i Edi Rames qe e paraqet si nevoje ridaljen ne skene te Berishes, ketij komunisto-myslimani konseguent. Pikerisht ky fakt mungon ne cdo shkrim te analisteve te majte. Analistet e majte jane te gatshem ta bejne fije-fije Berishen, pa vene kurre ne dukje se edhe Edi Rama eshte nje fotokopje e sundimit berishjan.
Bukur
Pirdh o Sali Pirdh se do shfryhes. Me pordhet e tua o Sali,ja bere mendjen pordhe edhe disa pordhaceve te tu qe po te ndjekin nga pas.
S’me duket dashamires dhe i vertete pohimi se Non-Graten e ndjekin masivisht
Bie ere te keqe ky pohim
Autori perbalt te djathten reale si grup shoqeror dhe si koncept politik
I bie qe i sherben te njejtes kauze si Non-Grata
Nuk arrij te kuptoj ate qe jo pak gazetare vazhdojne te shkruajne per PD-istat dhe Berishen. PD nuk ka qene kurre e djathte dhe as drejtuesit e asaj. PD u krijua nga ish komunistet qe ishin ne pozite dhe femijet e krimineleve komuniste, si Pashko me shoke. Te djathtet e vertete u bashkuan me PD dhe me pas u eleminuan nga keta drejtues me ne krye Berishen. Mund te gaboj, porse dua te them se pothuajse asnje nga ata qe e ndjek Berishen nuk perfaqeson te djathten e vertete shqiptare. Prandaj kujdes me keto shkrime, sepse pa dashje vazhdoni te acaroni te djathtet.