Marina e Vlorës – investimi më i madh për turizmin e Vlorës

10 Nëntor 2021, 00:34Turizëm TEMA

– Hapësirë për rreth 450 mjetesh lundrimi

-Rreth 20 milion Euro në vit për ekonominë e Vlorës

Shumë shpejt në qytetin e Vlorës fillon puna për destinacionin e ri që do ta rendisë Vlorën krahas qendrave më të njohura turistike në rajon. Kryeministri ka premtuar një marinë moderne do të zërë vendin e portit ekzistues industrial, duke sjellë fjalën më moderne të këtij lloj shërbimi.

Jahte dhe mega jahte, anije turistike dhe krociera do të ankorohen sipas praktikave botërore, krahas shumëllojshmërisë së shërbimeve mbështetëse, si hoteleri, bar dhe restorant, gastronomi, palestër dhe sigurisht plazh, që do të ofrohen për ta plotësuar përvojën e turistëve që do të zgjedhin Vlorën për pushime.

Përllogaritet që vetëm nga aktiviteti i marinës do të krijohen rreth 4.3 million euro për ekonominë e Vlorës ndërsa nëse përfshihet edhe aktiviteti i shërbimeve ndihmuese si hoteleria, restorantet, etj. vlera arrin në mbi 20 milion euro në vit.

Aktuliasht porti industrial i Vlorës është në gjendje të mjeruar, me infrastrukturë të prapambetur dhe volum minimal qarkullimi njerëzish dhe mallrash. Për të pritur fluksin e mallrave që kërkon sot tregu as që bëhet fjalë. Gjendja ekzistuese e tij është kthyer në pengesë për shfrytëzimin e potencialit të plotë turistik të rivierës tonë.

Marina Vlorë është sipërmarrja që do të zëvendësojë portin industrial dhe do të ndryshojë rrënjësisht këtë realitet. Projektuesit kanë parashikuar një kapacitet prej rreth 450 mjetesh lundrimi.

Portet italiane do të arrihen edhe brenda dy orëve, ndërsa udhëtimi për në Kroaci do të kryhet nga 8 deri në maksimumi 15 orë.

Një port modern jahtesh sipas shembujve më të mirë të kontinentit do të bëhet porta hyrëse e vendit tonë për itineraret më të njohura turistike.

 

5 komente në “Marina e Vlorës – investimi më i madh për turizmin e Vlorës”

  1. Go west says:

    Nje pyetje per ideatoret e ketij projekti:
    Ne se nje qytetar ballkanas, siç ndodhi sivjet, do te doje te kaloje nje dite ne Gjirin e Vlore me mjetet e shumta qe zotrojne bizneset aty, ku do ta parkoje mjetin (Behet fjale per disa qindra mjete te te gjitha llojeve Autobusa, mikrobusa e autovetura)?
    Apo jane parashikuar te vijne me metro?

    1. Çentrale says:

      Vlora është pa parkime. Parketojuni në Levan e pastaj hajdeni në Vlorë ?

  2. vjeshta says:

    Cila Marinë o koqe?!!! Porti!!!!!
    Ku e gjete fjalën Marinë të zëvendësosh fjalën Port?

  3. rexha 10 says:

    Edhe une kame nje pytje,perse nuke e bere portin e parkimit te Vlores ne Gjirin e lalezit??????Nga gjiri i lalezit te shkonin me makina ne qytetin e vlores.Portet ,dhe airoportet duhet te jene jashte qendrave te banuara .Kjo edhe per sigurine e jetes se qytetareve ne ndonje fatkeqesi natyrore ,avarie te anijeve apo krociera ,edhe per ndotjen e ambjentit . Se mose u shkoi ndermende qe te beni nje porte tjeter ne Lezhe ,teke kalaja e Skenderbeut .

  4. Tutu says:

    Pse asnjehere nuk jepniemrin e investitoreve ( pronareve ) te ketyre projekteve … qe do te perpiqem tu hedhin ndonje therrime edhe qytetit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje