Vrasja e kineastes nga aktori, autoritetet zbulojnë kush e vendosi plumbin e vërtetë në armë

11 Nëntor 2021, 13:44Lifestyle TEMA
Vrasja e kineastes nga aktori, autoritetet zbulojnë kush e vendosi plumbin

Autoritetet e dinë se kush e vendosi plumbin e vërtetë në armën me të cilën Alec Baldwin vrau kineasten Halyna Hutchins. Prokurorja e Qarkut Santa Fe, Mary Carmack-Altwies, gjatë një interviste për “Good Morning America” ​, nuk përmendi emra, pasi ndaj personit në fjalë mund të ngrihen akuza penale për të shtënat fatale të 21 Tetorit.

E pyetur nëse ajo ishte në dijeni se kush e vendosi plumbin e vërtetë, ajo tha: “Po, po”. “Ndoshta është më e rëndësishme të fokusohemi në atë që çoi në të shtënat sepse në momentin e të shtënave, e dimë që të paktën z. Baldwin nuk e kishte idenë që arma ishte e mbushur, kështu që është më shumë se si u mbush ajo armë.”, tha ajo.

Sipas shefit të elektricistit Serge Svetnoy, kjo ishte fotografia e fundit e bërë e gjallë e Halyna Hutchins në xhirimet e “Rust”.

Hutchins u vra dhe regjisori Joel Souza u plagos kur Baldwin qëlloi gjatë xhirimeve në Santa Fe muajin e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje